Bibla Shqip

Gjyqtarėt 16

Gjyqtarėt

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 17

1

Nė krahinėn malore tė Efraimit ishte njė njeri qė quhej Mikah.

2

Ai i tha nėnes sė tij: "Njė mijė e njėqind siklat prej argjendi qė tė kanė marrė dhe pėr tė cilat ke thėnė njė mallkim, qė e dėgjova me veshėt e mi, ja, i kam unė; ato para i kisha marrė unė". Nėna e tij tha: "Im bir qoftė i bekuar nga Zoti!".

3

Kėshtu ai ia ktheu nėnes sė tij tė njė mijė e njėqind siklat prej argjendi dhe e ėma tha: "Unė ia shenjtėroj plotėsisht nga dora ime kėtė argjend Zotit pėr birin tim, pėr ta bėrė njė shėmbėlltyrė tė gdhendur dhe njė figurė me derdhje prandaj po ta kthej tani".

4

Pas kthimit tė argjendit nėnes sė tij, e ėma mori dyqind sikla argjendi dhe ia dha shkrirėsit, i cili bėri njė shėmbėlltyrė tė gdhendur dhe njė figurė me derdhje metali; dhe kėto u vendosėn nė shtėpinė e Mikahut.

5

Kėshtu ky njeri, Mikahu, pati njė shtėpi perėndish; bėri njė efod dhe njė shtėpi idhujsh, dhe shenjtėroi njė nga bijtė e tij qė i shėrbente ai prift.

6

Nė atė kohė nuk kishte mbret nė Izrael; secili bėnte atė qė i dukej e drejtė nė sytė e tij.

7

Ishte njė i ri nga Betlemi i Judės, nga familja e Judės, i cili ishte Levit dhe banonte nė atė vend si i huaj.

8

Ky njeri u nis nga qyteti i Betlemit tė Judės pėr t`u vendosur aty ku mund tė gjente njė vend; duke ecur arriti nė krahinėn malore tė Efraimit, nė shtėpinė e Mikahut.

9

Mikahu e pyeti: "Nga po vjen?". Ai u pėrgjegj: "Jam njė Levit nga Betlemi i Judės dhe jam duke kėrkuar njė vend ku mund tė vendosem".

10

Mikahu i tha: "Rri me mua, dhe bėhu ati dhe prifti im; do tė tė jap dhjetė sikla argjendi ēdo vit, rroba dhe ushqim". Atėherė Leviti hyri.

11

Kėshtu Leviti pranoi tė rrinte me atė njeri, qė e trajtoi tė riun sikur tė ishte njė nga bijtė e tij.

12

Mikahu e shenjtėroi Levitin; i riu i shėrbeu si prift dhe u vendos nė shtėpinė e Mikahut.

13

Pastaj Mikahu i tha: "Tani e di qė Zoti do tė mė bėjė tė mira, sepse kam njė Levit qė mė shėrben si prift".

Gjyqtarėt 18