Bibla Shqip

Ligji i Pėrtėrirė 16

Ligji i Pėrtėrirė

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 17

1

"Nuk do t`i flijosh Zotit, Perėndisė tėnd, ka, dele ose dhi qė kanė ndonjė tė metė ose gjymtim, sepse kjo do t`ishte njė gjė e neveritshme pėr Zotin, Perėndinė tėnd.

2

Nė rast se gjendet midis teje, nė njė nga qytetet qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep, njė burrė apo njė grua qė bėn atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, Perėndisė tėnd, duke shkelur besėlidhjen e tij,

3

dhe qė shkon t`u shėrbej perėndive tė tjera dhe bie pėrmbys para tyre, para diellit, hėnės apo tėrė ushtrisė qiellore, gjė qė unė nuk tė kam urdhėruar,

4

dhe qė tė ėshtė referuar dhe qė ke dėgjuar tė flitet pėr tė, atėherė hetoje me kujdes; dhe nė qoftė se ėshtė e vėrtetė dhe e sigurtė se ky akt i neveritshėm ėshtė kryer nė Izrael,

5

do ta ēosh nė portat e qytetit tėnd atė burrė ose grua qė ka kryer kėtė veprim tė keq, dhe do ta vrasėsh me gurė atė burrė ose atė grua; dhe kėshtu ata do tė vdesin

6

Ai qė duhet tė vdesė do tė dėnohet me vdekje me deponimin e dy apo tri dėshmitarėve, por nuk do tė dėnohet me vdekje askush me deponimin e njė dėshmitari tė vetėm.

7

Dora e dėshmitarėve do tė jetė e para qė do tė ngrihet kundėr tij pėr t`i shkaktuar vdekjen; pastaj do tė ngrihet dora e tė gjithė popullit; kėshtu do tė ērrėnjosėsh tė keqen nga gjiri yt.

8

Nė rast se tė paraqitet njė rast shumė i vėshtirė pėr t`u gjykuar, midis vrasėsve, midis njė padie e tjetrės, midis njė plagosjeje e tjetrės, grindje brenda portave tė shtėpisė sate, atėherė do tė

9

dhe do tė takohesh me priftėrinjtė levitikė dhe me gjykatėsit nė funksion nė atė kohė dhe do tė kėshillohesh me ta; atėherė ata do tė shpallin vendimin e gjyqit;

10

dhe ti do t`i pėrmbahesh vendimit qė ata tė kanė treguar nė vendin ku Zoti ka zgjedhur dhe do tė kujdesesh tė bėsh tė gjitha ato qė tė kanė mėsuar.

11

Do t`i pėrmbahesh ligjit qė tė kanė mėsuar dhe vendimit qė tė kanė deklaruar; nuk do tė shmangesh nga vendimi qė tė kanė treguar as djathtas, as majtas.

12

Por njeriu qė do tė veprojė me mendjemadhėsi dhe nuk do ta dėgjojė priftin qė ndodhet aty pėr t`i shėrbyer Zotit, Perėndisė tėnd, ose gjykatėsit, ky njeri ka pėr tė vdekur; kėshtu do tė shkulėsh tė keqen nga Izraeli;

13

tėrė populli do tė mėsojė kėsisoj atė qė ndodhi, do tė ketė frikė dhe nuk do tė veprojė me mendjemadhėsi.

14

Kur do tė hysh nė vendin qė Zoti, Perėndia yt, po tė jep dhe do ta shtiesh nė dorė dhe do tė banosh atje, nė rast se do tė thuash: "Dua tė caktoj mbi mua njė mbret ashtu si tėrė kombet qė mė rrethojnė",

15

do tė caktosh mbi ty mbretin qė Zoti, Perėndia yt, ka pėr tė zgjedhur. Do tė caktosh mbi ty njė mbret tė zgjedhur midis vėllezėrve tė tu; nuk mund tė caktosh mbi ty njė tė huaj qė tė mos jetė vėllai yt.

16

Por ai nuk duhet tė ketė njė numėr tė madh kuajsh, as ta kthejė popullin nė Egjipt pėr tė shtėnė nė dorė njė numėr tė madh kuajsh, sepse Zoti ju ka thėnė: "Nuk do tė ktheheni mė nė atė rrugė".

17

Nuk duhet tė ketė njė numėr tė madh grash, me qėllim qė zemra e tij tė mos shthuret; dhe nuk duhet tė grumbullojė pėr vete njė sasi tė madhe argjendi dhe ari.

18

Pėrveē kėsaj, kur tė ulet mbi fronin e mbretėrisė sė tij, do tė shkruajė pėr veten e tij nė njė libėr njė kopje tė kėtij ligji, simbas kopjes sė priftėrinjve levitikė.

19

Do ta mbajė pranė vetes kėtė libėr dhe do ta lexojė ēdo ditė tė jetės sė tij, qė tė mėsojė tė ketė frikė nga Zoti, Perėndia i tij, dhe tė zbatojė nė praktikė tė gjitha fjalėt e kėtij ligji dhe tė kėtyre statuteve,

20

me qėllim qė zemra e tij tė mos ngrihet mbi vėllezėrit e tij dhe tė mos shmanget nga ky urdhėrim as djathtas, as majtas, dhe tė zgjasė kėshtu ditėt e mbretėrimit tė tij, ai vetė dhe bijtė e tij, nė mes tė Izraelit".

Ligji i Pėrtėrirė 18