Bibla Shqip

Numrat 26

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 27

1

Pastaj u afruan bijat e Tselofehadit, birit tė Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, i familjeve tė Manasit, birit tė Jozefit; dhe kėto janė emrat e bijave: Mahlah, Noah, Hoglah, Milkah dhe Thirtsah,

2

dhe ato u paraqitėn para Moisiut, para priftit Eleazar, prijėsve dhe tėrė asamblesė nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes dhe thanė:

3

"Ati ynė vdiq nė shkretėtirė, por nuk bėnte pjesė nė grupin e atyre qė u mblodhėn kundėr Zotit, nė grupin e Koreut, por vdiq pėr shkak tė mėkatit tė tij pa patur bij.

4

Pse duhet tė humbasė emri i atit tonė nė mes tė familjes sė tij nga qė nuk pati bij? Na jep, pra, njė pronė nė mes tė vėllezėrve tė atit tonė".

5

Atėherė Moisiu e shtroi rastin e tyre para Zotit.

6

Dhe Zoti i foli Moisiut duke i thėnė:

7

"Bijat e Tselofehadit kanė hak. Po, do t`u japėsh atyre si trashėgimi njė pronė midis vėllezėrve tė atit tė tyre dhe do t`u kalosh atyre trashėgiminė e atit tė tyre.

8

Do t`u flasėsh gjithashtu bijve tė Izraelit dhe do t`u thuash: "Kur njė njeri vdes pa lėnė ndonjė bir, trashėgiminė e tij do t`ia kaloni bijės sė tij.

9

Nė qoftė se nuk ka asnjė bijė, trashėgiminė e tij do t`ua jepni vėllezėrve tė tij.

10

Nė rast se nuk ka vėllezėr, trashėgiminė e tij do t`ua jepni vėllezėrve tė atit tė tij.

11

Dhe nė rast se ai nuk ka asnjė vėlla, trashėgiminė e tij do t`ia jepni fisit mė tė afėrt tė familjes sė tij; dhe ai do ta zotėrojė". Kjo do tė jetė pėr bijtė e Izraelit njė formė e sė drejtės, ashtu si e ka urdhėruar Zoti Moisiun.

12

Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu mbi malin e Abarimit dhe sodit vendin qė unė po ju jap bijve tė Izraelit.

13

Mbasi ta kesh parė, edhe ti do tė bashkohesh me popullin tėnd, ashtu siē u bashkua Aaroni, vėllai yt,

14

sepse ngritėt krye kundėr urdhrit tim nė shkretėtirėn e Tsinit kur asambleja kundėrshtoi, dhe nuk mė shenjtėruat nė ujėrat para syve tė tyre". (Kėto janė ujėrat e Meribės nė Kadesh, nė shkretėtirėn e Sinit).

15

Pastaj Moisiu i foli Zotit, duke i thėnė:

16

"Zoti, Perėndia i frymėve tė ēdo mishi, le tė caktojė mbi kėtė asamble njė njeri

17

qė tė hyjė dhe tė dalė para tyre, dhe t`i bėjė tė hyjnė e tė dalin, nė mėnyrė qė asambleja e Zotit tė mos jetė si njė kope pa bari".

18

Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Merr Jozueun, djalin e Nunit, njeriun brenda tė cilit ėshtė Fryma, dhe vėrė dorėn tėnde mbi tė;

19

pastaj do ta paraqitėsh para priftit Eleazar dhe para tėrė asamblesė dhe do t`i japėsh disa urdhra nė prani tė tyre,

20

dhe do ta bėsh pjesėmarrės tė autoritetit tėnd me qėllim qė tėrė asambleja e bijve tė Izraelit t`i bindet.

21

Ai do tė paraqitet pėrpara priftit Eleazar, i cili do tė kėrkojė pėr tė mendimin e shprehur nga Urimi pėrpara Zotit; me urdhėr tė tij do tė hyjnė dhe do tė dalin, ai dhe tėrė bijtė e Izraelit, tėrė asambleja".

22

Moisiu, pra, bėri ashtu si e kishte urdhėruar Zoti; mori Jozueun dhe e paraqiti pėrpara priftit Eleazar dhe tėrė asamblesė;

23

pastaj vuri duart e tij mbi tė dhe i dha urdhra ashtu si kishte urdhėruar Zoti me anė tė Moisiut.

Numrat 28