Bibla Shqip

Numrat 10

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 11

1

Por populli u ankua dhe kjo nuk tingėlloi mirė nė veshėt e Zotit; sa e dėgjoi, Zoti u zemėrua, dhe zjarri i tij shpėrtheu midis tyre dhe shkatėrroi skajin e kampit.

2

Atėherė populli i bėrtiti Moisiut; Moisiu iu lut Zotit dhe zjarri u shua.

3

Kėshtu ky vend u quajt Taberah, sepse zjarri i Zotit ishte ndezur midis tyre.

4

Dhe fundėrrinėn heterogjene qė ishte midis popullit e pushtoi njė lakmi e madhe; edhe bijtė e Izraelit filluan tė ankohen dhe tė thonė: "Kush do tė na japė mish pėr tė ngrėnė?

5

Nuk i harrojmė peshqit qė i hanim falas nė Egjipt, kastravecat, pjeprat, preshtė, qepėt dhe hudhrat.

6

Por tani e tėrė qėnia jonė ka shteruar; para syve tanė nuk ka asgjė tjetėr veē kėsaj mane".

7

Mana i ngjante farės sė koriandrit dhe kishte pamjen e bdelit.

8

Populli shkonte rreth e rrotull pėr ta mbledhur; pastaj e bėnte miell me mokrat ose e shtypte nė havan, e zinte nė njė tenxhere ose pėrgatiste kuleē, tė cilėt kishin shijen e kuleēėve me vaj.

9

Kur binte vesa mbi kamp natėn, binte mbi tė edhe mana.

10

Por Moisiu dėgjoi popullin qė ankohej, nė tė gjitha familjet e tij, secili nė hyrje tė ēadrės sė vet; zemėrimi i Zotit shpėrtheu me tė madhe dhe kjo nuk i pėlqeu aspak edhe Moisiut.

11

Atėherė Moisiu i tha Zotit: "Pse e trajtove kaq keq shėrbėtorin tėnd? Pse nuk gjeta hir para syve tė tu pėr ta vėnė barrėn e gjithė kėtij populli mbi mua?

12

Mos vallė unė e kam gjeneruar tėrė kėtė popull? Mos vallė kam qenė unė qė e kam nxjerrė nė dritė, qė ti tė mė thuash: "Mbaje nė prehrin tėnd, ashtu si taja mban fėmijėn qė pi sisė, deri nė vendin qė ti u ke premtuar me betim etėrve tė tij"?

13

Ku mund tė gjej mish pėr t`i dhėnė tėrė kėtij populli? Sepse vazhdon tė qajė para meje, duke thėnė: "Na jep mish pėr tė ngrėnė!".

14

Unė nuk mund ta mbaj vetėm tėrė kėtė popull; ėshtė njė barrė shumė e rėndė pėr mua.

15

Nė qoftė se kjo ėshtė mėnyra me tė cilėn ti dėshiron tė mė trajtosh, tė lutem, mė vrit menjėherė po tė kem gjetur hir para syve tė tu; por mos lejo qė unė tė shoh fatkeqėsinė time!".

16

Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Mblidhmė shtatėdhjetė njerėz nga pleqtė e Izraelit, qė ti i njeh si pleq tė popullit dhe funksionarė tė tij; silli nė ēadrėn e mbledhjes dhe tė rrinė aty me ty.

17

Unė do tė zbres dhe aty do tė flas me ty; do tė marr pastaj nga Fryma qė ėshtė mbi ty dhe do t`ua kaloj atyre, me qėllim qė ta mbajnė bashkė me ty barrėn e popullit, dhe tė mos e mbash ti vetėm.

18

Pastaj do t`i thuash popullit: Shenjtėrohuni pėr nesėr, dhe do tė hani mish, sepse keni qarė nė veshėt e Zotit, duke thėnė: "Kush do tė na japė mish pėr tė ngrėnė? Ishim kaq mirė nė Egjipt!". Prandaj Zoti do t`ju japė mish dhe ju do ta hani.

19

Dhe do ta hani jo pėr njė ditė, jo pėr dy ditė, jo pėr pesė ditė, jo pėr dhjetė ditė, jo pėr njėzet ditė,

20

por pėr njė muaj tė tėrė, deri sa t`ju dalė nga hunda dhe t`ju shkaktojė neveri, sepse keni hedhur poshtė Zotin dhe keni qarė para tij, duke thėnė: "Pse vallė dolėm nga Egjipti?"".

21

Atėherė Moisiu tha: "Ky popull, nė mes tė tė cilit ndodhem, ka gjashtėqind mijė tė rritur, dhe ti ke thėnė: "Unė do t`u jap mish dhe ata do tė hanė mish njė muaj tė tėrė!".

22

Mos duhen therur kope tė tėra bagėtish tė trasha dhe tė imta qė tė kenė mjaft mish? Apo duhet mbledhur pėr ta gjithė peshku i detit qė ta kenė njė sasi tė mjaftueshme?".

23

Zoti iu pėrgjegj Moisiut: "Krahu i Zotit ėshtė shkurtuar ndofta? Tani do tė shikosh nė se fjala ime do tė shkojė nė vend apo jo".

24

Pastaj Moisiu doli dhe i njoftoi popullit fjalėt e Zotit; mblodhi pastaj shtatėdhjetė njerėz pleq tė popullit dhe i vendosi rreth e qark ēadrės sė mbledhjes.

25

Atėherė Zoti zbriti nė renė dhe i foli atij, mori nga Fryma qė qėndronte mbi tė dhe e ēoi mbi tė shtatėdhjetė pleqtė; por kur Fryma u vu mbi ta, ata bėnė profeci, me gjithė se mė vonė nuk bėnė mė.

26

Por dy njerėz, njėri quhej Eldad dhe tjetri Medad, kishin mbetur nė kamp; dhe Fryma u vu edhe mbi ta; kėta ishin ndėr tė regjistruarit, por nuk kishin dalė pėr tė shkuar nė ēadėr; megjithatė bėnė profeci nė kamp.

27

Njė djalė shkoi me vrap t`ia referojė kėtė gjė Moisiut dhe i tha: "Eldadi dhe Medadi po bėjnė profeci nė kamp".

28

Atėherė Jozueu, bir i Nunit dhe shėrbėtor i Moisiut, njė nga tė rinjtė e tij, filloi tė thotė: "Moisi, imzot, bėji qė tė heqin dorė!".

29

Por Moisiu iu pėrgjegj: "Ndofta je xheloz pėr mua? Ah, le tė ishin tė gjithė profetė nė popullin e Zotit dhe dhėntė Zoti qė Fryma e tij tė vihet mbi ta!".

30

Pastaj Moisiu u kthye nė kamp bashkė me pleqtė e Izraelit.

31

Atėherė u ngrit njė erė me urdhėr tė Zotit dhe solli shkurta nga ana e detit, dhe i la tė binin pranė kampit, njė ditė ecjeje nga njė anė dhe njė ditė ecjeje nga ana tjetėr rreth e qark kampit, me

32

Populli mbeti nė kėmbė gjithė atė ditė, tėrė natėn dhe tėrė ditėn vijuese, dhe mblodhi shkurtat. (Ai qė mblodhi mė pak pati dhjetė homer); dhe i shtrinė rreth e qark kampit.

33

Kishin akoma mishin ndėr dhėmbė dhe nuk e kishin pėrtypur akoma, kur zemėrimi i Zotit kundėr popullit u ndez dhe ai e goditi popullin me njė plagė shumė tė rėndė.

34

Kėshtu ky vend u quajt Kibroth-Hataavah sepse aty u varrosėn njerėzit qė ishin dhėnė pas epsheve.

35

Nga Kibroth-Hataavau populli u nis pėr nė Haltseroth dhe u ndal nė kėtė vend.

Numrat 12