Bibla Shqip

Numrat 8

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 9

1

Zoti i foli akoma Moisiut, nė shkretėtirėn e Sinait, muajin e parė tė vitit tė dytė qė kur kishin dalė nga vendi i Egjiptit, duke i thėnė:

2

"Bijtė e Izraelit do ta festojnė Pashkėn nė kohėn e caktuar.

3

Do ta kremtoni nė kohėn e caktuar, ditėn e katėrmbėdhjetė tė kėtij muaji, nė tė ngrysur; do ta kremtoni simbas tė gjitha statuteve dhe dekreteve tė saj".

4

Kėshtu Moisiu u foli bijve tė Izraelit me qėllim qė tė kremtonin Pashkėn

5

ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė parė nė tė ngrysur, nė shkretėtirėn e Sinait; bijtė e Izraelit vepruan simbas urdhrave tė dhėna Moisiut nga Zoti.

6

Por kishte disa njerėz qė ishin tė papastėr sepse kishin prekur trupin e vdekur tė njė personi dhe nuk mund ta kremtonin Pashkėn atė ditė. Por kėta njerėz u paraqitėn po atė ditė pėrpara Moisiut dhe Aaronit,

7

dhe i thanė Moisiut: "Ne jemi tė papastėr sepse kemi prekur trupin e vdekur tė njė personi; pse vallė na pengohet tė paraqesim ofertėn e Zotit nė kohėn e duhur, nė mes tė bijve tė Izraelit?".

8

Moisiu iu pėrgjegj atyre: "Prisni qė tė dėgjoj ēfarė do tė urdhėrojė Zoti lidhur me ju".

9

Dhe Zoti i foli Moisiut, duke thėnė:

10

"Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Nė rast se dikush nga ju ose nga trashėgimtarėt tuaj ėshtė i papastėr pėr shkak tė njė trupi tė vdekur, apo gjendet larg nė udhėtim, do ta kremtojė njėlloj Pashkėn pėr nder Zotit.

11

Do ta kremtojnė ditėn e katėrmbėdhjetė tė muajit tė dytė nė tė ngrysur; do tė hanė bukė tė ndorme dhe barishte tė hidhura;

12

nuk do tė lėnė asnjė tepricė deri nė mėngjes dhe nuk do tė thyejnė asnjė kockė. Do ta kremtojnė simbas tė gjitha statuteve tė Pashkės.

13

Por ai qė ėshtė i pastėr dhe nuk ėshtė nė udhėtim, nė rast se nuk e kremton Pashkėn, do tė shfaroset nė mes tė popullit tė tij, sepse nuk i paraqiti ofertėn nė kohėn e duhur Zotit; ky njeri do tė mbajė dėnimin e mėkatit tė tij.

14

Nė rast se njė i huaj qė banon nė mes jush kremton Pashkėn e Zotit, ai duhet ta bėjė mbas statuteve dhe dekreteve tė Pashkės. Ju do tė keni njė statut tė vetėm pėr tė huajin dhe pėr atė qė ka lindur nė vend".

15

Por ditėn nė tė cilėn tabernakulli u ngrit, reja mbuloi tabernakullin, perden e dėshmisė; dhe qė nga mbrėmja deri nė mėngjes reja mbi tabernakullin kishte marrė njė pamje zjarri.

16

Kėshtu ndodhte gjithnjė: reja e mbulonte tabernakullin gjatė ditės dhe natėn kishte pamjen e njė zjarri.

17

Sa herė qė reja ngrihej mbi ēadrėn, bijtė e Izraelit niseshin pėr rrugė pas kėsaj; dhe aty ku ndalej reja, aty bijtė e Izraelit vendosnin kampin e tyre.

18

Me urdhėr tė Zotit bijtė e Izraelit nisnin ecjen e tyre dhe me urdhėr tė tij fushonin; rrinin nė kampin e tyre aq kohė sa qėndronte reja mbi tabernakull.

19

Kur reja qėndronte pėr shumė ditė mbi tabernakullin, bijtė e Izraelit respektonin urdhrin e Zotit dhe nuk lėviznin.

20

Por nė rast se reja ndalej vetėm pak ditė mbi tabernakullin, me urdhėr tė Zotit ata qėndronin nė kampin e tyre dhe me urdhėr tė Zotit niseshin pėr rrugė.

21

Nė rast se reja ndalej vetėm nga mbrėmja deri nė mėngjes, kur ajo ngrihej nė mėngjes, ata niseshin pėr rrugė; si ditėn ashtu dhe natėn, kur reja ngrihej, ata viheshin nė lėvizje.

22

Nė qoftė se reja qėndronte e palėvizshme mbi tabernakullin dy ditė, njė muaj apo njė vit, bijtė e Izraelit qėndronin nė kampin e tyre dhe nuk lėviznin; por kur ajo ngrihej, ata nisnin udhėtimin.

23

Me urdhėr tė Zotit fushonin dhe me urdhėr tė tij viheshin nė lėvizje; respektonin urdhrin e Zotit, simbas asaj qė ai kishte urdhėruar me anė tė Moisiut.

Numrat 10