Bibla Shqip

Numrat 4

Numrat

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

2

"Urdhėro bijtė e Izraelit tė nxjerrin jashtė kampit ēdo lebroz, kėdo qė ka njė fluks ose ėshtė i papastėr nga kontakti qė ka pasur me njė trup tė vdekur.

3

Dėboni jashtė kampit qoftė meshkujt, qoftė femrat; do t`i dėboni jashtė kampit pėr tė mos ndotur kampin nė mes tė tė cilit unė banoj".

4

Dhe bijtė e Izraelit vepruan ashtu dhe i nxorėn jashtė kampit. Ashtu si i kishte folur Zoti Moisiut, kėshtu vepruan bijtė e Izraelit.

5

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

6

"Thuaju bijve tė Izraelit: Kur njė burrė apo njė grua bėn ēfarėdo lloj fyerje kundėr njė njeriu, duke vepruar kėshtu kryen njė mėkat kundėr Zotit, dhe ky person bėhet fajtor;

7

ai do ta njohė fyerjen qė ka bėrė dhe do tė shpėrblejė plotėsisht dėmin e bėrė, duke i shtuar njė tė pestėn dhe duke ia dhėnė personit qė ka fyer.

8

Por nė rast se ky nuk ka ndonjė tė afėrm person tė njė gjaku tė cilit mund t`i bėhet shpėrblimi pėr fyerjen e kryer, shpėrblimi do t`i shkojė Zotit pėr priftin, veē dashit fajshlyes, me tė cilin do tė bėhet shlyerja pėr tė.

9

Ēdo ofertė e ngritur e ēfarėdo gjėje tė shenjtėruar qė bijtė e Izraelit i paraqesin priftit, do t`i pėrkasė kėtij.

10

Sendet qė dikush shenjtėron do tė jenė tė priftit; atė qė dikush i jep priftit, do t`i pėrkasė kėtij".

11

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

12

"Folu bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Nė qoftė se njė grua i dredhon burrit tė saj dhe kryen njė pabesi kundrejt tij,

13

dhe njė burrė ka marrėdhėnie seksuale me tė, por kjo gjė ėshtė bėrė fshehurazi nga burri i saj; kur fėlliqėsia e saj mbetet e fshehtė, sepse nuk ka asnjė dėshmitar kundėr saj dhe nuk ėshtė kapur nė flagrancė,

14

nė qoftė se njė ndjenjė zilie e zė dhe bėhet xheloz pėr gruan e tij qė ėshtė fėlliqur; ose nė qoftė se njė ndjenjė zilie e zė dhe ai bėhet xheloz pėr gruan e tij edhe sikur ajo tė mos jetė fėlliqur,

15

burri do ta ēojė gruan e tij te prifti dhe do t`i japė atij njė ofertė pėr atė: njė tė dhjetėn e njė efe miell elbi; nuk do t`i derdhė sipėr vaj ulliri as do t`i vėrė sipėr temjan, sepse ėshtė njė blatim ushqimor pėr xhelozi, njė blatim pėrkujtimor, i caktuar pėr tė kujtuar njė faj.

16

Prifti do ta afrojė gruan dhe do ta mbajė mė kėmbė pėrpara Zotit.

17

Pastaj prifti do tė marrė ujė tė shenjtė nga njė enė prej dheu; do tė marrė gjithashtu ca pluhur qė ndodhet mbi dyshemenė e tabernakullit dhe do ta hedhė nė ujė.

18

pastaj prifti do ta mbajė nė kėmbė gruan para Zotit, do t`i zbulojė kokėn dhe do tė vėrė nė duart e saja blatimin pėrkujtimor, qė ėshtė blatimi ushqimor pėr xhelozinė, ndėrsa prifti do tė mbajė nė dorė ujin e hidhur qė sjell mallkimin.

19

Pastaj prifti do ta vėrė gruan tė betohet dhe do t`i thotė: "Nė qoftė se asnjė burrė s`ka rėnė nė shtrat me ty dhe nuk je larguar nga rruga e drejtė pėr t`u fėlliqur, ndėrsa ishe e martuar me burrin tėnd, je e pėrjashtuar nga ēdo efekt i dėmshėm i kėtij uji tė hidhur qė sjell mallkimin.

20

Por nė se ti je shthurur, ndėrsa ishe e martuar me burrin tėnd, dhe je fėlliqur me njė burrė qė nuk ėshtė bashkėshorti yt ka pasur marrėdhėnie seksuale me ty",

21

atėherė prifti do ta vėrė gruan tė betohet me njė betim mallkimi dhe do t`i thotė: "Zoti tė bėftė objekt mallkimi dhe nėme midis popullit tėnd, kur do tė bėjė tė tė dobėsohen ijet dhe tė fryhet barku yt;

22

dhe ky ujė qė sjell mallkimin hyftė nė zorrėt e tua, tė bėftė tė fryhet barku yt dhe dobėsoftė ijet e tua!". Dhe gruaja do tė thotė: "Amen! Amen!".

23

Pastaj prifti do t`i shkruajė kėto mallkime mbi njė rrotull dhe do t`i zhdukė nė ujin e hidhur.

24

Pas kėsaj do t`i japė gruas pėr tė pirė ujė tė hidhur qė sjell mallkimin dhe ky ujė qė sjell mallkimin do tė hyjė nė tė pėr tė prodhuar hidhėrim;

25

pastaj prifti do tė marrė nga duart e gruas blatimin e ushqimit pėr xhelozinė, do ta tundė blatimin para Zotit dhe do t`ia ofrojė nė altar;

26

prifti do tė marrė nga duart e gruas njė grusht tė blatimit ushqimor si kujtim dhe do ta tymosė mbi altar; pastaj do t`i japė gruas ujė pėr tė pirė.

27

Mbas pirjes sė ujit, do tė ndodhė qė, nė se ajo ėshtė fėlliqur dhe ka kryer njė pabesi ndaj burrit tė saj, uji qė sjell mallkimin do tė hyjė nė trupin e saj pėr tė prodhuar hidhėrim; barku i saj do tė fryhet, ijėt e saj do tė dobėsohen dhe ajo grua do tė bėhet njė mallkim nė mes tė popullit tė saj.

28

Por nė qoftė se gruaja nuk ėshtė fėlliqur dhe ėshtė e pastėr, ajo do tė njihet si e pafajshme dhe do tė ketė fėmijė.

29

Ky ėshtė ligji pėr xhelozinė, nė rastin kur gruaja, duke qenė e martuar me njė burrė, merr rrugė tė keqe dhe fėlliqet,

30

ose nė rastin kur ndjenja e xhelozisė e zė njė burrė dhe ky bėhet xheloz pėr gruan e tij; ai do ta paraqesė gruan e tij para Zotit dhe prifti do tė zbatojė me tė plotėsisht kėtė ligj.

31

Bashkėshorti nuk do tė ketė asnjė faj, por e shoqja do tė marrė dėnimin e paudhėsisė sė saj".

Numrat 6