Bibla Shqip

Levitiku 21

Levitiku

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 22

1

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

2

"Folu Aaronit dhe bijve tė tij qė tė heqin dorė nga gjėrat e shenjta qė mė janė shenjtėruar nga bijtė e Izraelit dhe tė mos pėrdhosin emrim tim tė shenjtė. Unė jam Zoti.

3

U thuaj atyre: "Cilido burrė i fisit tuaj qė nė brezat e ardhshme do t`u afrohet nė gjendje papastėrtie gjėrave tė shenjta, qė bijtė e Izraelit ia kanė shenjtėruar Zotit, do tė shfaroset nga prania ime. Unė jam Zoti.

4

Asnjė burrė nga fisi i Aaronit, i sėmurė nga lebra ose me fluks qoftė, nuk do tė hajė gjėra tė shenjta deri sa tė bėhet i pastėr. Gjithashtu ai qė prek ēfarėdo gjė qė ėshtė bėrė e papastėr nga kontakti me njė kufomė, apo ai qė ka pasur njė lėshim fare,

5

ose ai qė ka prekur njė zvarranik qė e ka bėrė tė papastėr, ose njė njeri qė i ka komunikuar njė papastėrti tė ēfarėdo lloji,

6

personi qė ka prekur kėto gjėra do tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje dhe nuk ka pėr tė ngrėnė gjėra tė shenjta para se tė ketė larė trupin e tij me ujė;

7

mbas perėndimit tė diellit do tė jetė i pastėr dhe do tė mund tė hajė gjėra tė shenjta, sepse janė ushqimi i tij.

8

Prifti nuk do tė hajė mish kafshe tė ngordhur nė mėnyrė tė natyrshme apo tė shqyer, pėr tė mos u bėrė i papastėr. Unė jam Zoti.

9

Priftėrinjtė do tė respektojnė, pra, atė qė kam urdhėruar, pėrndryshe do tė mbajnė dėnimin e mėkatit tė tyre dhe do tė vdesin sepse kanė pėrdhosur gjėrat e shenjta. Unė jam Zoti qė i shenjtėroj.

10

Asnjė i huaj nuk do tė hajė gjėra tė shenjta; as njė mik i priftit, as njė rrogtar nuk do tė mund tė hajė gjėrat e shenjta.

11

Por nė rast se prifti ble njė person me paratė e tij, ky do tė mund tė hajė nga ky ushqim ashtu si edhe ata qė kanė lindur nė shtėpinė e tij; kėta mund tė hanė nga ushqimi i tij.

12

Bija e priftit qė ėshtė martuar me njė tė huaj nuk do tė hajė gjėra tė shenjta tė ofruara pėr ngritje.

13

Por nė qoftė se bija e priftit ka mbetur e ve, apo ėshtė ndarė nga burri dhe nuk ka fėmijė, dhe ėshtė kthyer tė rrijė me tė atin ashtu si kur ishte e re, do tė mund tė hajė nga buka e atit tė saj; po asnjė i huaj nuk do ta hajė atė.

14

Nė qoftė se dikush ha gabimisht njė gjė tė shenjtė, do t`i japė priftit gjėnė e shenjtė, duke i shtuar njė tė pestėn.

15

Priftėrinjtė nuk do tė pėrdhosin, pra, gjėrat e shenjta tė bijve tė Izraelit, qė ata i ofrojnė Zotit pėr ngritje,

16

dhe nuk do tė bėjnė qė ata tė mbajnė dėnimin e mėkatit pėr tė cilin do tė bėheshin fajtorė, duke ngrėnė gjėrat e tyre tė shenjta; sepse unė, Zoti, i shenjtėroj"".

17

Zoti i foli akoma Moisiut duke i thėnė:

18

"Folu Aaronit, bijve tė tij dhe gjithė bijve tė Izraelit dhe u thuaj atyre: Kushdo nga shtėpia e Izraelit ose nga tė huajt nė Izrael, qė paraqet si olokaust pėr Zotin njė ofertė pėr ēfarėdo kushti ose ēfarėdo dhurate sipas dėshirės;

19

pėr tė qėnė i mirėpritur, do tė ofrojė njė mashkull, pa tė meta, tė marrė nga qetė, nga dhentė apo nga dhitė.

20

Nuk do tė ofroni asgjė qė ka njė tė metė, sepse nuk do tė ishte e pėlqyer.

21

Kur dikush i ofron Zotit njė flijim falėnderimi, qė ėshtė marrė nga kopeja apo nga tufa, qoftė pėr tė pėrmbushur njė kusht, qoftė si ofertė vullnetare, viktima pėr t`u pėlqyer duhet tė jetė e pėrsosur; nuk duhet tė ketė asnjė tė metė.

22

Nuk do t`i ofroni Zotit njė viktimė tė verbėr, tė ēalė apo tė gjymtuar, apo qė ka ulcera, ekzemė ose zgjebe; dhe nuk do tė bėni mbi altar flijime me zjarr pėr Zotin.

23

Do tė mund tė paraqesėsh si ofertė vullnetare njė ka ose njė dele qė ka njė kėmbė shumė tė gjatė apo shumė tė shkurtėr; por si kusht nuk do tė ishte i mirėpritur.

24

Nuk do t`i ofrosh Zotit asnjė kafshė me herdhe tė vrara, a tė shtypura, tė kėputura apo tė prera; flijime tė tilla nuk do tė bėni nė vendin tuaj.

25

Nuk do pranoni nga i huaji asnjė nga kėto viktima pėr ta ofruar si bukė tė Perėndisė tuaj, sepse nė to ka gjymtime dhe tė meta; nuk do tė pėlqeheshin pėr ju.

26

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

27

"Kur do tė lindė njė viē, a njė qengj a njė kec, do ta lini shtatė ditė me tė ėmėn; nga dita e tetė e tutje do tė pėlqehet si flijim i bėrė me zjarr pėr Zotin.

28

Nuk do tė therni njė lopė apo njė dele me gjithė tė voglin e saj nė tė njėjtėn ditė.

29

Kur do t`i ofroni Zotit njė flijim falėnderimi, paraqiteni nė mėnyrė qė tė pėlqehet.

30

Viktima do tė hahet po atė ditė; nuk do tė lini asgjė deri nė mėngjes. Unė jam Zoti.

31

Do tė respektoni, pra, urdhėrimet e mia dhe do t`i vini nė zbatim. Unė jam Zoti.

32

Nuk do tė pėrdhosni emrin tim tė shenjtė, por do tė shenjtėrohem nė mes tė bijve tė Izraelit. Unė jam Zoti qė ju shenjtėron,

33

qė ju nxori nga vendi i Egjiptit pėr tė qėnė Perėndia juaj. Unė jam Zoti".

Levitiku 23