Bibla Shqip

Eksodi 31

Eksodi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 32

1

Por populli, duke parė qė Moisiu po vononte tė zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: "Hajt tani, na bėj njė perėndi tė shkojė para nesh, sepse sa pėr Moisiun, njeriun qė na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimė ēfarė i ka ndodhur".

2

Aaroni iu pėrgjigj atyre: "Hiqni unazat prej ari qė janė nė veshėt e grave tuaja, tė bijve tuaj, dhe tė bijave tuaja dhe m`i sillni mua".

3

Kėshtu tėrė populli hoqi unazat prej ari qė kishin nė veshėt dhe ia ēoi Aaronit,

4

i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltė, bėri njė viē prej metali tė shkrirė. Atėherė ata thanė: "O Izrael, ky ėshtė perėndia yt qė tė nxori nga vendi i Egjiptit!".

5

Kur Aaroni pa kėtė, ngriti njė altar pėrpara tij dhe vuri kasnecė qė thanė: "Nesėr do tė jetė festė pėr nder tė Zotit!".

6

Tė nesėrmen ata u ngritėn herėt, ofruan olokauste dhe ēuan fli falėnderimi; populli u ul pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė, pastaj u ngrit pėr tė dėfryer.

7

Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Tani shko, zbrit, sepse populli yt, qė ti nxore nga vendi i Egjiptit, ėshtė korruptuar;

8

u larguan shpejt, janė pėrdalė nga rruga qė unė e kisha urdhėruar tė ndiqte; bėri njė viē prej metali tė shkrirė, u pėrkul para tij, i ofroi flijime dhe tha: "O Izrael, kjo ėshtė perėndia jote qė tė nxori nga vendi i Egjiptit"".

9

Zoti i tha akoma Moisiut: "E pashė kėtė popull, dhe ja, ėshtė njė popull me qafė tė fortė.

10

Mė lėr, pra, tė veproj, nė mėnyrė qė zemėrimi im tė ndizet kundėr tyre dhe t`i konsumoj; por nga ti do tė bėj njė komb tė madh".

11

Atėherė Moisiu e luti Zotin, Perėndinė e tij, dhe i tha: "Pse, o Zot, zemėrimi yt duhet tė ndizet kundėr popullit tėnd qė e nxore nga vendi i Egjiptit me fuqi tė madhe dhe me dorė tė fortė?

12

Pse duhet qė Egjiptasit tė thonė: "Ai i nxori pėr t`ju bėrė tė keq, qė tė vriten mbi malet dhe pėr t`i shfarosur nga faqja e dheut"? Hiq dorė nga zemėrimi yt i zjarrtė dhe nga qėllimi yt pėr t`i bėrė keq popullit tėnd.

13

Kujto Abrahamin, Isakun dhe Izraelin, shėrbėtorė tė tu, tė cilėve u je betuar mbi veten tėnde, duke u thėnė atyre: "Unė do tė shumėzoj pasardhėsit tuaj si yjet e qiellit dhe do t`u jap pasardhėsve tuaj tėrė atė vend pėr tė cilin tė fola, dhe ata do ta zotėrojnė pėrjetė"".

14

Kėshtu Zoti ndryshoi mendim lidhur me tė keqen qė kishte thėnė se do t`i bėnte popullit tė tij.

15

Atėherė Moisiu u kthye dhe zbriti nga mali me dy pllakat e dėshmisė nė duar, pllaka tė shkruara nga tė dy anėt, si pėrpara ashtu edhe prapa.

16

Pllakat ishin vepėr e Perėndisė dhe shkrimi i tyre ishte shkrimi i Perėndisė, i gdhendur mbi pllakat.

17

Por Jozueu, duke dėgjuar britmėn e popullit qė bėrtiste, i tha Moisiut: "Ka njė zhurmė lufte nė kamp".

18

Por ai u pėrgjigj: "Kjo nuk ėshtė as njė britmė fitoreje, as njė britmė humbjeje; britma qė unė dėgjoj ėshtė e njerėzve qė kėndojnė".

19

Si iu afrua kampit, pa viēin dhe vallet; atėherė Moisiu u ndez nga zemėrimi dhe ai i hodhi pllakat nga duart e tij dhe i theu nė kėmbėt e malit.

20

Pastaj mori viēin qė ata kishin bėrė, e dogji nė zjarr dhe e bėri pluhur; pastaj e pėrhapi pluhurin nė ujė dhe ia dha pėr tė pirė bijve tė Izraelit.

21

Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Ēfarė tė ka bėrė ky popull, tė cilin e ke ngarkuar me njė mėkat kaq tė madh?".

22

Aaroni u pėrgjigj: "Zemėrimi i zotėrisė sime tė mos ndizet, ti vetė e njeh kėtė popull dhe e di qė ai ėshtė i prirur ndaj sė keqes.

23

Ata mė kanė thėnė: "Na bėj njė perėndi qė tė shkojė para nesh, sepse Moisiut, njeriut qė na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimė se ēfarė i ka ndodhur".

24

Atėherė unė u thashė atyre: "Kush ka ar tė mos e mbajė me vete". Kėshtu ata ma dhanė mua dhe unė e hodha nė zjarr, dhe na doli ky viē".

25

Kur Moisiu pa qė populli ishte pa fre (dhe Aaroni e kishte lėnė tė shfrenohej duke e ekspozuar nė turpin e armiqve tė tij),

26

u ndal nė hyrje tė kampit dhe tha: "Kushdo qė ėshtė me Zotin, le tė vijė tek unė!". Dhe tė gjithė bijtė e Levit u mblodhėn pranė tij.

27

Dhe ai u tha atyre: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: "Secili prej jush tė vėrė shpatėn nė krahun e tij; kaloni dhe rikaloni nga njė hyrje e kampit nė tjetrėn, secili tė vrasė vėllanė e tij, mikun e tij, fqinjin e tij!"".

28

Bijtė e Levit bėnė ashtu siē u kishte thėnė Moisiu, dhe atė ditė ranė rreth tre mijė njerėz.

29

Pastaj Moisiu tha: "Shenjtėrohuni sot Zotit, qė ai t`ju japė njė bekim, sepse secili prej jush ka qėnė kundėr birit tė tij dhe vėllait tė tij".

30

Tė nesėrmen Moisiu i tha popullit: "Ju keni bėrė njė mėkat tė madh; por tani unė do tė ngjitem tek Zoti; ndofta do tė mund tė bėj shlyerjen pėr mėkatin tuaj".

31

Moisiu u kthye, pra, te Zoti dhe tha: "Medet, ky popull ka kryer njė mėkat tė madh dhe ka bėrė pėr vete njė perėndi prej ari.

32

Megjithatė tani, tė lutem, falua mėkatin e tyre; pėrndryshe, mė fshi nga libri yt qė ke shkruar!".

33

Por Zoti iu pėrgjegj Moisiut: "Atė qė ka bėrė mėkat kundėr meje, atė do ta fshij nga libri im!

34

Tani shko, ēoje popullin ku tė kam thėnė. Ja, Engjėlli im do tė shkoj para teje, por ditėn qė do tė vij pėr t`i dėnuar, do t`i dėnoj pėr mėkatin e tyre".

35

Kėshtu Zoti goditi popullin, sepse kishte bėrė viēin qė Aaroni kishte modeluar.

Eksodi 33