Bibla Shqip

Eksodi 18

Eksodi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 19

1

Ditėn e parė tė muajit tė tretė nga dalja prej vendit tė Egjiptit, po atė ditė, bijtė e Izraelit arritėn nė shkretėtirėn e Sinait.

2

Tė nisur nga Refidimi, ata arritėn nė shkretėtirėn e Sinait dhe fushuan aty; Izraeli e ngriti kampin e tij pėrballė malit.

3

Pastaj Moisiu u ngjit drejt Perėndisė; dhe Zoti i thirri nga mali, duke i thėnė: "Kėshtu do t`i thuash shtėpisė sė Jakobit dhe kėtė do t`u njoftosh bijve tė Izraelit:

4

"Ju e patė atė qė u bėra Egjiptasve, dhe si ju solla mbi krahė shqiponje pranė meje.

5

Prandaj, nė qoftė se do ta dėgjoni me vėmendje zėrin tim dhe zbatoni besėlidhjen time, do tė jeni thesari im i veēantė ndėrmjet tėrė popujve, sepse gjithė toka ėshtė imja.

6

Dhe do tė jeni pėr mua njė mbretėri priftėrinjsh dhe njė komb i shenjtė. Kėto janė fjalėt qė do t`u thuash bijve tė Izraelit"".

7

Atėherė Moisiu dėrgoi e thirri pleqtė e popullit, dhe u tha tėrė kėto fjalė qė Zoti kishte urdhėruar tė thoshte.

8

Dhe tėrė populli u pėrgjigj bashkė dhe tha: "Ne do tė bėjmė gjithēka qė ka thėnė Zoti". Kėshtu Moisiu i raportoi Zotit fjalėt e popullit.

9

Dhe Zoti i tha Moisiut: "Ja, unė do tė vij te ti nė njė re tė dendur, me qėllim qė populli tė dėgjojė kur unė do tė flas me ty, dhe tė tė besojė pėr gjithnjė". Pastaj Moisiu i tregoi Zotit fjalėt e popullit.

10

Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Shko te populli, shenjtėroje atė sot dhe nesėr, dhe bėj qė tė lajė rrobat.

11

Dhe tė jenė gati pėr ditėn e tretė, sepse ditėn e tretė Zoti do tė zbresė mbi malin e Sinait para syve tė tėrė popullit.

12

Ti do tė pėrcaktosh rreth e qark kufij pėr popullin dhe do tė thuash: Ruhuni se ngjiteni nė mal ose prekni skajet e tij. Kushdo qė do tė prekė malin do tė dėnohet me vdekje.

13

Asnjė dorė nuk do ta prekė, por do tė vritet me gurė ose do tė shpohet me shigjeta, qoftė njeri ose kafshė; nuk do tė mbetet gjallė. Kur briri tė dėgjohet shtruar, atėherė tė ngjiten mbi mal".

14

Kėshtu Moisiu zbriti nga mali drejt popullit; shenjtėroi popullin dhe ata i lanė rrobat e tyre.

15

Pastaj i tha popullit: "Bėhuni gati brenda tri ditėve; mos iu afroni grave".

16

Ditėn e tretė, sa u bė mėngjes, pati bubullima dhe vetėtima; mbi mal doli njė re e dendur dhe u dėgjua njė zė shumė i fortė borie; dhe tėrė populli qė ishte nė kamp u drodh.

17

Pastaj Moisiu e nxori popullin nga kampi pėr ta ēuar pėrballė Perėndisė; dhe ata qėndruan nė kėmbėt e malit.

18

Mali i Sinait ishte tėrė tym, sepse Zoti kishte zbritur mbi tė nė zjarr; tymi i tij ngrihej si tymi i njė furre, dhe tėrė mali dridhej fort.

19

Ndėrsa zėri i borisė po bėhej gjithnjė mė i fortė, Moisiu fliste, dhe Perėndia i pėrgjigjej me njė zė gjėmues.

20

Zoti zbriti pra mbi malin e Sinait, nė majė tė tij; pastaj Zoti thirri Moisiun nė majė tė malit dhe Moisiu u ngjit atje.

21

Dhe Zoti i tha Moisiut: "Zbrit dhe paralajmėro popullin solemnisht, qė tė mos sulet drejt Zotit pėr ta parė, dhe kėshtu shumė prej tyre tė gjejnė vdekjen.

22

Edhe priftėrinjtė qė do t`i afrohen Zotit tė shenjtėrohen, qė Zoti tė mos sulet kundėr tyre".

23

Moisiu i tha Zotit: "Populli nuk mund tė ngjitej mbi malin e Sinait, sepse ti na ke urdhėruar solemnisht, duke thėnė: "Vėr kufi rreth malit dhe shenjtėroje"".

24

Por Zoti i tha: "Shko, zbrit poshtė; pastaj ngjitu, ti edhe Aaroni bashkė me ty; por priftėrinjtė dhe populli tė mos sulen pėr t`u ngjitur te Zoti, qė ai tė mos u sulet atyre".

25

Kėshtu Moisiu zbriti te populli dhe i foli atij.

Eksodi 20