Bibla Shqip

Zanafilla 33

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 34

1

Por Dina, vajza qė Lea i kishte lindur Jakobit, doli pėr tė parė bijat e vendit.

2

Dhe Sikemi, biri i Hamorit Hiveut, princi i vendit, sa e pa e rrėmbeu, ra nė shtrat me tė dhe e dhunoi.

3

Dhe shpirti i tij u lidh me Dinėn, tė bijėn e Jakobit; ai e dashuroi vajzėn dhe i foli zemrės sė saj.

4

Pastaj i tha tė atit Hamor: "Ma jep kėtė vajzė pėr grua".

5

Por Jakobi dėgjoi qė ai e kishte ēnderuar bijėn e tij Dina; por bijtė e tij ishin nėpėr fushat me bagėtinė e tij, dhe Jakobi heshti deri sa u kthyen.

6

Atėherė Hamori, ati i Sikemit, shkoi tek Jakobi pėr t`i folur.

7

Sapo dėgjuan pėr atė qė kishte ndodhur, bijtė e Jakobit u kthyen nga fushat; ata ishin tė hidhėruar dhe shumė tė zemėruar, sepse ai kishte kryer njė veprim tė turpshėm nė Izrael, duke rėnė nė shtrat me tė bijėn e Jakobit, gjė qė nuk duhej bėrė.

8

Por Hamori u foli atyre duke thėnė: "Shpirti i tim biri Sikem ėshtė lidhur me bijėn tuaj, prandaj jepjani pėr grua;

9

tė bėjmė krushqi bashkė: na jepni bijat tuaja dhe merrni bijat tona.

10

Kėshtu ju do tė banoni me ne dhe vendi do tė jetė nė dispozicionin tuaj; banoni nė tė, bėni tregėti dhe blini prona".

11

Pastaj Sikemi u tha tė atit dhe tė vėllezėrve tė Dinės: "Bėni qė unė tė gjej hir nė sytė tuaj dhe do t`ju jap ēfarėdo gjė qė do tė mė kėrkoni.

12

Mė caktoni madje njė pajė tė madhe dhe njė dhuratė, dhe unė do t`ju jap sa tė kėrkoni, por ma jepni vajzėn pėr grua".

13

Atėherė bijtė e Jakobit iu pėrgjegjėn Sikemit dhe Hamorit, tė atit, dhe u folėn atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte ēnderuar motrėn e tyre Dina,

14

dhe u thanė atyre: "Nuk mund ta bėjmė kėtė gjė, domethėnė ta japim motrėn tonė njė njeriu tė parrethprerė, sepse kjo do tė ishte njė turp pėr ne.

15

Vetėm me kėtė kusht do ta pranojmė kėrkesėn tuaj, domethėnė po tė jetė se bėheni si ne, duke rrethprerė ēdo mashkull nga ju.

16

Atėherė ne do t`ju japim bijat tona dhe do tė marrim bijat tuaja, do tė banojmė bashkė me ju dhe do tė bėhemi njė popull i vetėm.

17

Por nė qoftė se nuk doni tė na dėgjoni dhe nuk dėshironi tė rrethpriteni, ne do tė marrim bijėn tonė dhe do tė ikim".

18

Fjalėt e tyre i pėlqyen Hamorit dhe Sikemit, birit tė Hamorit.

19

Dhe i riu nuk vonoi ta kryejė atė gjė, sepse e donte tė bijėn e Jakobit dhe ishte njeriu mė i nderuar nė tėrė shtėpinė e tė atit.

20

Hamori dhe Sikemi, bir i tij, erdhėn nė portat e qytetit tė tyre dhe u folėn njerėzve tė qytetit tė tyre, duke thėnė:

21

"Kėta njerėz dėshirojnė tė jetojnė nė paqe me ne; le tė rrinė nė vendin tonė dhe tė merren me tregti, sepse vendi ėshtė mjaft i madh edhe pėr ata. Ne do tė marrim bijat e tyre pėr gra dhe do t`ju japim bijat tona.

22

Por kėta njerėz do tė pranojnė tė banojnė me ne pėr tė formuar njė popull tė vetėm, me tė vetmin kusht qė ēdo mashkull te ne tė rrethpritet, ashtu si rrethpriten ata.

23

Bagėtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshėt e tyre a nuk do tė bėhen ndofta njė ditė tonat? Le tė pranojmė kėrkesėn e tyre dhe ata do tė banojnė bashkė me ne".

24

Dhe tė gjithė ata qė dilnin nga portat e qytetit dėgjuan fjalėt e Hamorit dhe tė birit tė tij Sikem; dhe ēdo mashkull u rrethpre, tėrė ata dilnin nga porta e qytetit.

25

Por ndodhi qė ditėn e tretė, ndėrsa ata vuanin, dy nga bijtė e Jakobit, Simeoni dhe Levi, vėllezėr tė Dinės, morėn secili shpatėn e vet, u vėrsulėn mbi qytetin qė rrinte nė siguri dhe vranė tėrė meshkujt.

26

Vranė me shpatė edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrėn Dinėn nga shtėpia e Sikemit dhe ikėn.

27

Bijtė e Jakobit u vėrsulėn mbi tė vrarėt dhe plaēkitėn qytetin; sepse motrėn e tyre e kishin ēnderuar.

28

Kėshtu ata morėn kopetė me bagėti tė imėt dhe tė trashė, gomarėt e tyre, gjithēka qė ishte nė qytet dhe gjithēka qė ishte nėpėr fushat,

29

dhe morėn me vete si plaēkė tėrė pasuritė e tyre, tėrė fėmijėt e tyre tė vegjėl, gratė e tyre dhe gjithēka ndodhej nė shtėpitė.

30

Atėherė Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: "Ju mė keni futur nė telashe duke mė bėrė tė urryer nga banorėt e vendit, Kanaanėt dhe Perezejtė. Me qenė se ne jemi pakicė, ata do tė grumbullohen kundėr meje dhe do tė mė sulmojnė, dhe unė ashtu si shtėpia ime do tė shfarosemi".

31

Por ata u pėrgjigjėn: "A duhet ta trajtonte ai motrėn tonė si njė prostitutė?".

 

Zanafilla 35