Bibla Shqip

Zanafilla 30

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 31

1

Por Jakobi dėgjoi fjalėt e bijve tė Labanos qė thoshin: "Jakobi mori gjithēka kishte ati ynė; dhe me atė qė i pėrkiste atit tonė, ai krijoi gjithė kėtė pasuri".

2

Jakobi vuri re edhe fytyrėn e Labanos; dhe ja, ndaj tij nuk ishte si mė parė.

3

Pastaj Zoti i tha Jakobit: "Kthehu nė vendin e etėrve tė tu dhe te fisi yt, dhe unė do tė jem me ty".

4

Atėherė Jakobi dėrgoi e thirri Rakelėn dhe Lean, qė tė vinin nė fushat pranė kopesė sė tij,

5

dhe u tha atyre: "Unė e shoh qė fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk ėshtė si mė parė; por Perėndia i atit tim ka qenė me mua.

6

Dhe ju e dini se unė i kam shėrbyer atit tuaj me tėrė forcėn time,

7

ndėrsa ati juaj mė ka mashtruar dhe ka ndryshuar pagesėn time dhjetė herė, por Perėndia nuk e lejoi tė mė bėjė tė keq.

8

Nė qoftė se ai thoshte: "Krerėt laramane do tė jenė pagesa jote", e tėrė kopeja pillte qengja laramane; dhe po tė thoshte: "Krerėt vija-vija do tė jenė pagesa jote", tėrė kopeja pillte qengja vija-vija.

9

Kėshtu Perėndia ia hoqi bagėtinė atit tuaj dhe ma dha mua.

10

Njė herė, nė kohėn kur kopetė hynin nė afsh, unė ngrita sytė dhe pashė nė ėndėrr qė cjeptė qė ndėrzenin femrat ishin vija-vija, me pulla dhe lara-lara.

11

Dhe engjėlli i Perėndisė mė tha nė ėndėrr: "Jakobi!". Unė iu pėrgjigja: "Ja ku jam!".

12

Atėherė ai tha: "Ēo tani sytė dhe shiko: tėrė deshtė qė ndėrzejnė femrat janė vija-vija, me pulla dhe lara-lara, sepse pashė tė gjitha ato qė tė punon Labano.

13

Unė jam Perėndia i Bethelit, ku ti ke vajosur njė pėrmendore dhe mė lidhe njė kusht. Tani ēohu, lėre kėtė vend dhe kthehu nė vendlindjen tėnde"".

14

Rakela dhe Lea iu pėrgjigjėn dhe i thanė: "Mos kemi ndoshta ne akoma pjesė dhe trashėgimi nė shtėpinė e atit tonė?

15

A nuk na ke trajtuar si tė huaja pėr arėsye se na ka shitur dhe veē kėsaj ka ngrėnė edhe paratė tona?

16

Tė gjitha pasuritė qė Perėndia i hoqi atit tonė janė tonat dhe tė bijve tanė; prandaj bėj tė gjitha ato qė Perėndia tė ka thėnė".

17

Atėherė Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtė e tij dhe gratė e tij mbi devetė,

18

dhe mori me vete tėrė bagėtinė e tij duke marrė me vete gjithė pasurinė qė kishte vėnė, bagėtinė qė i pėrkiste dhe atė qė e kishte blerė nė Padam-Aram, pėr tė vajtur tek Isaku, nė vendin e Kanaanėve.

19

Ndėrsa Labano kishte vajtur tė qethte dhentė e tij, Rakela vodhi idhujt e tė atit.

20

Dhe Jakobi u largua fshehurazi nga Labano, Arameu, pa i thėnė se kishte ndėrmend tė ikte.

21

Kėshtu ai iku me gjithēka kishte; u ngrit, kaloi lumin dhe u drejtua pėr nė malin e Galaadit.

22

Ditėn e tretė i treguan Labanos se Jakobi kishte ikur.

23

Atėherė ai mori me vete vėllezėrit e tij, e ndoqi shtatė ditė rrugė dhe e arriti nė malin e Galaadit.

24

Por Perėndia iu shfaq nė ėndėrr natėn Labanos, Arameut, dhe i tha: "Ruhu e mos i fol Jakobit, as pėr tė mirė e as pėr tė keq".

25

Labano e arriti, pra, Jakobin. Tani Jakobi e kishte ngritur ēadrėn e tij nė mal; dhe gjithashtu Labano dhe vėllezėrit e tij kishin ngritur ēadrat e tyre mbi malin e Galaadit.

26

Atėherė Labano i tha Jakobit: "Ē`bėre duke mė mashtruar nė kėtė mėnyrė dhe duke i marrė bijat e mia si robėresha lufte?

27

Pse ike dhe u largove nga unė fshehurazi, pa mė lajmėruar aspak? Unė do tė kisha pėrcjellė me gėzim dhe me kėngė, me lodėrz dhe qeste.

28

Dhe nuk mė lejove tė puth bijtė dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa mėnd.

29

Tani unė kam nė dorė t`ju bėj keq, por Perėndia i atit tėnd mė foli natėn e kaluar, duke thėnė: "Ruhu, mos t`i flasėsh Jakobit as pėr mirė apo pėr keq".

30

Sigurisht ike, sepse kishe njė dėshirė tė madhe tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpinė e atit tėnd; po pse vodhe perėnditė e mia?".

31

Atėherė Jakobi iu pėrgjegj Labanos: "Unė kisha frikė, sepse mendoja qė ti mund tė mė merrje me forcė bijat e tua.

32

Por kushdo qoftė ai tė cilit do t`i gjesh perėnditė e tu, ai duhet tė vdesė nė prani tė vėllezėrve tanė; kėrko ti vetė atė qė tė pėrket tek unė dhe merre!". Jakobi nuk e dinte qė ato i kishte vjedhur Rakela.

33

Kėshtu Labano hyri nė ēadrėn e Jakobit, nė ēadrėn e Leas dhe nė ēadrėn e dy shėrbyeseve, por nuk gjeti asgjė. Doli pastaj nga ēadra e Leas dhe hyri nė ēadrėn e Rakelės.

34

Por Rakela kishte marrė idhujt dhe i kishte vėnė nė samarin e devesė, pastaj qe ulur mbi to. Labano kėrkoi nė tėrė ēadrėn, por nuk gjeti asgjė.

35

Dhe ajo i tha tė atit: "Mos u zemėro, zotėria im, nė rast se unė nuk mund tė ēohem pėrpara teje, sepse jam me tė pėrmuajshmet e grave". Kėshtu ai kėrkoi, por nuk i gjeti idhujt.

36

Atėherė Jakobi u zemėrua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu pėrgjegj dhe i tha Labanos: "Cili ėshtė faji im, cili ėshtė mėkati im, qė ti tė mė ndjekėsh me aq tėrbim?

37

Ti rrėmove nė tėrė gjėrat e mia. Ēfarė gjete nga tė gjitha ato qė i pėrkasin shtėpisė sate? Vėri kėtu para vėllezėrve tė mi dhe vėllezėrve tė tu dhe le tė vendosin ata midis nesh tė dy!

38

Kam qenė njėzet vjet me ty; delet dhe dhitė e tua nuk kanė dėshtuar dhe unė nuk kam ngrėnė deshtė e kopesė sate.

39

Unė nuk t`i kam sjellė kurrė kafshėt tė shqyera nga bishat; dėmin e kam pėsuar vetė; ti kėrkoje me ngulm nga unė atė qė ishte vjedhur ditėn apo natėn.

40

Ky ishte fati im; ditėn mė ligte vapa dhe natėn tė ftohtit e madh, dhe gjumi mė ikte nga sytė.

41

Kam qėnė njėzet vjet nė shtėpinė tėnde; tė kam shėrbyer katėrmbėdhjetė vjet pėr dy bijat e tua dhe gjashtė vjet pėr kopenė tėnde. Ti e ke ndryshuar dhjetė herė pagesėn time.

42

Nė qoftė se Perėndia i atit tim, Perėndia i Abrahamit dhe Tmerri i Isakut, nuk do tė kishte qėnė nė favorin tim, ti me siguri do tė mė kishe kthyer duar bosh. Perėndia e pa trishtimin tim dhe mundin e duarve tė mia, dhe mbrėmė dha vendimin e tij".

43

Atėherė Labano u pėrgjegj dhe tha: "Kėto bija janė bijat e mia, kėta bij janė bijtė e mi, kėto kope janė kopetė e mia, dhe gjithēka tė zė syri ėshtė imja. Por ēfarė mund t`u bėj sot kėtyre bijave tė mia apo bijve qė ato kanė lindur?

44

Prandaj eja tė bėjmė njė besėlidhie midis teje dhe meje, dhe qė ajo shėrbeftė si dėshmi midis teje dhe meje".

45

Atėherė Jakobi mori njė gur dhe e ngriti si njė pėrmendore.

46

Pastaj Jakobi u tha vėllezėrve tė tij: "Mblidhni gurė". Dhe ata morėn gurė dhe bėnė njė tog me ta, dhe hėngrėn bukė pranė kėtij togu.

47

Labano e quajti atė tog Jegar-Sahadutha, ndėrsa Jakobi e quajti Galed.

48

Dhe Labano tha: "Sot ky tog ėshtė njė dėshmi midis teje dhe meje". Prandaj u quajt Galed,

49

edhe Mitspah, sepse Labano tha: "Zoti tė mos e ndajė syrin mua dhe ty kur do tė jetė e pamundur tė shohim shoqi-shoqin.

50

Nė rast se ti keqtrajton bijat e mia ose martohesh me gra tė tjera veē bijave tė mia, edhe sikur tė mos ketė asnjeri me ne, kujtohu qė Perėndia ėshtė dėshmitar midis meje dhe teje".

51

Labano i tha gjithashtu Jakobit: "Ja ky tog gurėsh, dhe ja pėrmendorja qė kam ngritur midis teje dhe meje.

52

Le tė jetė ky tog njė dėshmi dhe le tė jetė kjo pėrmendore njė dėshmi qė unė nuk do ta kapėrcej kėtė tog pėr tė tė bėrė keq ty, dhe qė ti nuk do ta kapėrcesh kėtė tog dhe kėtė pėrmendore pėr tė mė bėrė keq mua.

53

Perėndia i Abrahamit dhe Perėndia i Nahorit, Perėndia i atit tė tyre, u bėftė gjykatės midis nesh!". Dhe Jakobi u betua pėr Tmerrin e Isakut, atit tė tij.

54

Pastaj Jakobi bėri njė fli nė mal dhe i ftoi vėllezėrit e tij tė hanin bukė. Dhe ata hėngrėn bukė dhe e kaluan natėn nė mal.

55

Labano u ngrit herėt nė mėngjes, i puthi bijtė dhe bijat e tij dhe i bekoi. Pastaj Labano u nis dhe u kthye nė shtėpinė e tij.

 

Zanafilla 32