Bibla Shqip

Zanafilla 21

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 22

1

Mbas kėtyre gjėrave Perėndia e vuri nė provė Abrahamin dhe i tha: "Abraham!" Ai u pėrgjegj: "Ja ku jam".

2

Dhe Perėndia tha: "Merr tani birin tėnd, birin tėnd tė vetėm, atė qė ti do, Isakun, shko nė vendin e Moriahve dhe sakrifikoje nė njė nga malet qė do tė tė tregoj".

3

Kėshtu Abrahami u ngrit herėt nė mėngjes, i vuri samarin gomarit, mori me vete dy shėrbyes dhe tė birin Isak dhe ēau dru pėr sakrificėn; pastaj u nis drejt vendit ku i kishte thėnė Perėndia tė shkonte.

4

Ditėn e tretė Abrahami ngriti sytė dhe pa sė largu vendin.

5

Atėherė Abrahami u tha shėrbyesve tė tij: "Rrini kėtu bashkė me gomarin; unė dhe djali do tė shkojmė deri atje dhe do tė adhurojmė; pastaj do tė kthehemi pranė jush".

6

Kėshtu Abrahami mori drutė e sakrificės dhe i ngarkoi mbi Isakun, birin e tij; pastaj mori nė dorė tė vet zjarrin dhe u nisėn rrugės qė tė dy.

7

Dhe Isaku i foli atit tė tij Abraham dhe i tha: "Ati im!". Abrahami iu pėrgjegj: "Ja ku jam, biri im". Dhe Isaku tha: "Ja zjarri dhe druri, po ku ėshtė qengji pėr sakrificėn?".

8

Abrahami u pėrgjegj: "Djali im, Perėndia do ta sigurojė vetė qengjin pėr sakrificėn". Dhe vazhduan rrugėn tė dy bashkė.

9

Kėshtu arritėn nė vendin qė Perėndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndėrtoi altarin dhe sistemoi drutė; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipėr druve.

10

Pastaj Abrahami shtriu dorėn dhe mori thikėn pėr tė vrarė tė birin.

11

Por Engjėlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: "Abraham, Abraham!". Ai u pėrgjegj: "Ja ku jam".

12

Engjėlli i tha: "Mos e zgjat dorėn kundėr djalit dhe mos i bėj asnjė tė keqe. Tani e di mirė qė ti i trembesh Perėndisė, se nuk mė ke refuzuar birin tėnd, tė vetmin bir qė ke".

13

Atėherė Abrahami ngriti sytė dhe shikoi; dhe ja prapa tij njė dash i zėnė pėr brirėsh nė njė kaēube. Kėshtu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrificė nė vend tė tė birit.

14

Dhe Abrahami e quajti kėtė vend Jehovah Jireh. Prandaj edhe sot e kėsaj dite thuhet: "Do tė furnizohet mali i Zotit".

15

Engjėlli i Zotit e thirri pėr tė dytėn herė Abrahamin nga qielli dhe tha:

16

"Unė betohem pėr veten time, thotė Zoti, se ti e bėre kėtė dhe nuk kurseve tėt bir, tė vetmin bir qė ke,

17

unė me siguri do tė tė bekoj fort dhe do tė shumoj pasardhėsit e tu si yjet e qiellit dhe si rėra qė ndodhet nė brigjet e detit dhe trashėgimtarėt e tu do tė zotėrojnė portat e armiqve tė tij.

18

Dhe tėrė kombet e tokės do tė bekohen te pasardhėsit e tu, sepse ti iu binde zėrit tim".

19

Pastaj Abrahami u kthye te shėrbėtorėt e tij, ata u ngritėn dhe shkuan bashkė nė Beer-Sheba. Dhe Abrahami zuri vend nė Beer-Sheba.

20

Mbas kėtyre gjėrave i thanė Abrahamit kėtė: "Ja, Milkah i ka lindur edhe ajo bij Nahorit, vėllait tėnd;

21

Uzi, dhėndri i tij i parė, Buzi vėllai i tij, Kemueli babai i Aramit,

22

Kesedi, Hazoi, Pildashi, Jidlafi dhe Bethueli".

23

Dhe Bethuelit i lindi Rebeka. Kėta tetė bij Milkah i lindi nga Nahori, vėllai i Abrahamit.

24

Konkubina e tij, qė quhej Reumah, lindi edhe ajo Tebahun, Gahamin, Tahashin dhe Maakahun.

 

Zanafilla 23