Bibla Shqip

Zanafilla 19

Zanafilla

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 20

1

Abrahami u zhvendos sė kėtejmi duke vajtur nė Negev, dhe banoi nė Kadesh dhe nė Shur mandej u vendos nė Gerar.

2

Tani Abrahami thoshte pėr Sarėn, gruan e tij: "Éshtė motra ime". Kėshtu Abimeleku, mbreti i Gerarit, dėrgoi njerėz pėr tė marrė Sarėn.

3

Por Perėndia iu shfaq Abimelekut nė njė ėndėrr nate dhe i tha: "Ja, ti je duke vdekur, pėr shkak tė gruas qė ke marrė, sepse ajo ėshtė e martuar".

4

Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: "Zot, a do ta shkatėrroje njė komb, edhe sikur ai tė ishte i drejtė?

5

Ai nuk mė ka thėnė: "Éshtė motra ime", dhe ajo vetė ka thėnė: "Éshtė vėllai im"? E bėra kėtė gjė me ndershmėrinė e zemrės sime dhe me duar tė pafajshme".

6

Dhe Perėndia i tha nė ėndėrr: "Po, unė e di qė e ke bėrė kėtė gjė me ndershmėrinė e zemrės sate, ndaj tė ndalova tė kryesh njė mėkat kundėr meje; ndaj nuk tė lejova ta prekėsh.

7

Tani ktheja gruan kėtij njeriu, sepse ai ėshtė njė profet; dhe do tė lutet pėr ty dhe ti ke pėr tė jetuar. Por, nė rast se nuk ia kthen, dije qė me siguri ke pėr tė vdekur, ti dhe tėrė njerėzit e tu".

8

Kėshtu Abimeleku u zgjua herėt nė mėngjes, thirri gjithė shėrbėtorėt e tij dhe u tregoi tėrė kėto gjėra. Dhe ata njerėz i zuri njė frikė e madhe.

9

Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: "Ē`na bėre? Dhe ēfarė kam bėrė unė kundėr teje qė mė solle njė mėkat kaq tė madh si mua ashtu edhe mbretėrisė sime? Ti mė bėre gjėra qė nuk duheshin bėrė".

10

Pastaj Abimeleku i tha Abrahamit: "Ēfarė mendoje tė bėje duke vepruar nė kėtė mėnyrė?".

11

Abrahami u pėrgjegj: "E bėra sepse thoja me veten time: "Sigurisht, nė kėtė vend nuk kanė frikė nga Perėndia; dhe do tė mė vrasin pėr shkak tė gruas sime".

12

Pėrveē kėsaj ajo ėshtė nė tė vėrtetė motra ime, bijė e babait tim, por jo bijė e nėnės sime; dhe pastaj u bė gruaja ime.

13

Dhe kur Perėndia mė ēoi tė bredh larg shtėpisė sė babait tim, unė i thashė: "Ky ėshtė favori qė do tė mė bėsh; kudo qė tė shkojmė, do tė thuash pėr mua: Éshtė vėllai im"".

14

Atėherė Abimeleku mori dhentė, qetė, shėrbyesit dhe shėrbėtoret, dhe ia dha Abrahamit; dhe i kthehu gruan e tij Sara.

15

Pastaj Abimeleku tha: "Ja, vendi im tė qėndron pėrpara; qėndro aty ku tė pėlqen".

16

Dhe Sarės i tha: "Ja, unė i dhashė vėllait tėnd njėmijė copė argjendi; kjo do tė shėrbejė pėr tė mbuluar fyerjen qė tė ėshtė bėrė para tė gjithė atyre qė janė me ty; kėshtu je e pėrligjur para tė gjithėve".

17

Atėherė Abrahami iu lut Perėndisė dhe Perėndia shėroi Abimelekun, gruan e tij dhe shėrbyeset e saj, dhe ato mundėn tė pjellin.

18

Sepse Zoti e kishte shterpėzuar plotėsisht tėrė shtėpinė e Abimelekut, pėr shkak tė Sarės, gruas sė Abrahamit.

Zanafilla 21