Bibla Shqip

Hebrenjve 5

Hebrenjve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 6

1

Prandaj, duke e lėnė fjalėn e fillimit tė Krishtit, le tė synojmė pėrkryerjen, pa hedhur pėrsėri themel pendimi nga vepra tė vdekura dhe nga besimi te Perėndia,

2

nga doktrina pėr pagėzimet, tė vėnies sė duarve, tė ringjalljes tė tė vdekurve dhe tė gjyqit tė pėrjetshėm;

3

dhe kėtė do ta bėjmė, nė e lejoftė Perėndia.

4

Sepse ata qė janė ndriēuar njė herė, e shijuan dhuntinė qiellore dhe u bėnė pjestarė tė Frymės sė Shenjtė,

5

dhe shijuan fjalėn e mirė tė Perėndisė dhe mrrekullitė e jetės sė ardhshme,

6

dhe po u rrėzuan, ėshtė e pamundur t`i sjellėsh pėrsėri nė pendim, sepse ata, pėr vete tė tyre, e kryqėzojnė pėrsėri Birin e Perėndisė dhe e poshtėrojnė.

7

Sepse toka, qė pi shiun, i cili bie shpesh mbi tė dhe prodhon barėra tė dobishme pėr ata qė e punojnė, merr bekim nga Perėndia;

8

kurse, po tė prodhojė ferra e murriza, shahet edhe afėr mallkimit dhe fundi i vet ėshtė pėr t`u djegur.

9

Dhe ndonėse flasim kėshtu, ne, o tė dashur, lidhur me ju jemi tė bindur pėr gjėra mė tė mira dhe qė i takojnė shpėtimit;

10

sepse Perėndia nuk ėshtė i padrejtė, qė tė harrojė veprėn dhe mundimin tuaj tė dashurisė qė treguat pėr emrin e tij me shėrbesėn qė u bėtė dhe po u bėni shenjtorėve.

11

Dhe dėshirojmė qė secili nga ju tė tregojė deri nė fund tė njėjtin zell pėr tė arritur nė sigurimin e plotė tė shpresės,

12

qė tė mos bėheni pėrtacė, por t`u pėrngjani atyre qė nėpėrmjet besim dhe durim trashėgojnė premtimet.

13

Sepse kur Perėndia i dha premtimin Abrahamit, duke qenė se s`kishte ndonjė mė tė madh qė tė pėrbetohej, bėri be me veten e tij

14

duke thėnė: ``Sigurisht do tė tė bekoj dhe do tė tė shumoj fort``.

15

Dhe kėshtu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin.

16

Sepse njerėzit bėjnė be pėr dikė qė ėshtė mė i madh, dhe nė kėtė mėnyrė betimi pėr ta ėshtė garancia qė i jep fund ēdo mosmarrėveshjeje.

17

Kėshtu Perėndia, duke dashur t`u tregojė trashėgimtarėve tė premtimit nė mėnyrė mė tė qartė palėkundshmėrinė e vendimit tė tij vuri ndėrmjetės betimin,

18

qė me anė tė dy gjėrave tė pandryshueshme, nė tė cilat ėshtė e pamundur tė Perėndia tė gėnjejė, tė kemi trimėrim tė madh ne, qė kemi kėrkuar strehė duke u kapur nga shpresa qė na u vu pėrpara.

19

Kjo shpresė qė ne kemi ėshtė si njė spirancė e sigurt dhe e patundur, dhe qė hyn deri nė brendėsinė e velit,

20

ku ka hyrė Krishti, si pararendės pėr ne, pasi u bė kryeprift nė amshim sipas rendit tė Melkisedekut.

 

Hebrenjve 7