Bibla Shqip

2 e Thesalonikasve 3

1 Timothy

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 1

1

Pali, apostulli i Jezu Krishtit, me urdhėr tė Perėndisė, Shpėtimtarit tonė, dhe tė Zotit Jezu Krisht, shpresės sonė,

2

Timoteut, birit tė vėrtetė nė besim: hir, mėshirė dhe paqe prej Perėndisė Atit tonė dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonė.

3

Ashtu si tė nxita kur u nisa pėr nė Maqedoni, qėndro nė Efes pėr t`u urdhėruar disave tė mos mėsojnė doktrina tė tjera,

4

dhe tė mos merren me pėrralla dhe me gjenealogji qė s`kanė tė sosur, tė cilat shkaktojnė pėrēarje mė tepėr sesa vepra e Perėndisė, qė mbėshtetet nė besim.

5

Qėllimi i kėtij urdhėrimi ėshtė dashuria, prej njė zemre tė pastėr, prej njė ndėrgjegjeje tė pastėr dhe prej njė besimi jo tė shtirur.

6

Disa, duke u shmangur nga kėto gjėra, u kthyen nė biseda tė kota dhe,

7

duke dashur tė jenė mėsues tė ligjit, nuk kuptojnė as ato qė thonė, as ato qė pohojnė.

8

Dhe ne e dimė se ligji ėshtė i mirė, nė qoftė se njeriu e pėrdor si duhet;

9

duke ditur kėtė, qė ligji nuk ėshtė vėnė pėr tė drejtin, po pėr tė pabesėt dhe tė rebelėt, pėr tė ligėt dhe mėkatarėt, pėr tė pamėshirshmit dhe tė ndyrėt, pėr ata qė vrasin babė e nėnė, pėr vrasėsit,

10

pėr kurvarėt, pėr homoseksualėt, pėr grabitėsit, pėr rremėt, pėr ata qė shkelin betimin, pėr ēdo gjė tjetėr qė bie nė kundėrshtim me doktrinėn e shėndoshė,

11

sipas ungjillit tė lavdisė tė tė lumit Perėndi, qė mė ėshtė besuar.

12

Dhe e falėnderoj Krishtin Zotin tonė, qė mė bėn tė fortė, sepse mė ēmoi tė denjė pėr t`u besuar, duke mė vėnė nė shėrbimin e tij,

13

qė mė parė isha blasfemues, pėrndjekės dhe i dhunshėm; por m`u dha mėshira, sepse i bėra nga padija, nė mosbesimin tim;

14

kėshtu hiri i Zotit tonė teproi pa masė me besimin dhe dashurinė, qė ėshtė nė Jezu Krishtin.

15

Kjo fjalė ėshtė e sigurt e denjė pėr t`u pranuar plotėsisht, qė Krishti Jezus erdhi nė botė pėr tė shpėtuar mėkatarėt, ndėr tė cilėt unė jam i pari.

16

Por prandaj u mėshirova, qė Jezu Krishti tė tregojė mė pėrpara nė mua gjithė zemėrgjerėsinė, pėr tė qenė shembull pėr ata qė do tė besojnė nė tė pėr jetė tė pėrjetshme.

17

Dhe Mbretit tė amshuar, tė pavdekshmit, tė padukshmit, tė vetmit Perėndi tė ditur, i qoftė nder e lavdi nė shekuj tė shekujve. Amen.

18

Po ta besoj kėtė detyrė, o Timote bir, sipas profecive qė u bėnė mė parė pėr ty, qė sipas tyre tė bėsh luftimin e mirė,

19

duke pasur besim dhe ndėrgjegje tė mirė, sepse disa, duke e hedhur poshtė, u bėnė lundėrthyerje nė besim.

20

Ndėr kėta janė Imeneu dhe Aleksandri, tė cilėt unė i dorėzova nė duart e Satanit qė tė mėsojnė tė mos blasfemojnė.

 

1 e Timoteut 2