Bibla Shqip

Ezekieli 14

Ezekieli

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 15

1

Fjala e Zotit m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

2

"Bir njeriu, ē`ėshtė vallė druri i hardhisė nė krahasim me gjithė drurėt e tjerė ose me ēfarėdo dege qė ndodhet nė drurėt e pyllit?

3

A mund ta marrėsh drurin pėr tė bėrė ndonjė punė? A mund tė pėrftosh prej tij njė kunj pėr tė varur ndonjė send?

4

Ja, e hedh nė zjarr pėr t`u djegur; zjarri djeg dy anėt e tij dhe pjesa e tij qendrore karbonizohet. A mund tė jetė vallė i dobishėm pėr ndonjė punė?

5

Ja, nė se edhe kur ishte i plotė nuk vlente pėr asnjė punė, aq mė pak do tė mund tė vlejė pėr ndonjė punė kur zjarri e ka djegur dhe karbonizuar.

6

Prandaj, kėshtu thotė Zoti, Zoti: Ashtu sikur, ndėr drutė e pyllit, kam caktuar qė druri i hardhisė tė digjet nė zjarr, kėshtu do tė veproj edhe me banorėt e Jeruzalemit.

7

Do tė kthej kundėr tyre fytyrėn time. Kanė dalė nga njė zjarr, por njė zjarr tjetėr do t`i gllabėrojė. Atėherė do tė pranoni qė unė jam Zoti, kur tė kthej kundėr tyre fytyrėn time.

8

Kėshtu do ta bėj vendin tė shkretė sepse kanė qenė vazhdimisht jobesnikė", thotė Zoti, Zoti.

Ezekieli 16