Bibla Shqip

Psalmet 27

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 28

1

Ty tė kėlthas, o Zot, o kėshtjella ime; mos rri nė heshtje, sepse po tė mos flasėsh ti, unė bėhem njėlloj si ata qė zbresin nė gropė.

2

Dėgjo zėrin e lutjeve tė mia kur tė kėlthas ty pėr ndihmė, kur ngre duart nė drejtim tė vendit tėnd shumė tė shenjtė.

3

Mos mė tėrhiq bashkė me tė pabesėt dhe ata qė kryejnė paudhėsi, tė cilėt flasin pėr paqe me tė afėrmit e tyre, por kanė shpirtligėsi nė zemėr.

4

Jepu atyre sipas veprave qė kanė kryer dhe sipas ligėsisė sė veprimeve tė tyre; jepu atyre sipas veprės sė duarve tė tyre; jepu atyre hakun qė meritojnė.

5

Duke qenė se ata nuk i ēmojnė veprat e Zotit dhe atė qė duart e tij kanė bėrė, ai do t`i mposhtė dhe nuk do t`i lėrė tė begatohen.

6

I bekuar qoftė Zoti, sepse ka dėgjuar zėrin e lutjeve tė mia.

7

Zoti ėshtė forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unė u ndihmova; prandaj zemra ime ngazėllen dhe unė do ta kremtoj kėtė me kėngėn time.

8

Zoti ėshtė forca e popullit tė tij, dhe streha e shpėtimit pėr tė vajosurin e tij.

9

Shpėto popullin tėnd dhe beko trashėgiminė tėnde; ushqeji dhe pėrkrahi pėrjetė.

Psalmet 29