Bibla Shqip

Jeremia 47

Jeremia

Tabela e Librave t� Bibl�s

Kapitulli 48

1

Kund�r Moabit. K�shtu thot� Zoti i ushtrive, Per�ndia i Izraelit: "Mjer� Nebi, sepse u shkat�rrua; Kiriathaimi �sht� mbuluar nga turpi, �sht� pushtuar; k�shtjella �sht� mbuluar nga turpi dhe �sht� e tronditur.

2

Lavdia e Moabit nuk �sht� m�; n� Heshbon kurdisin t� keqen kund�r tij, duke th�n�: "Ejani dhe ta shkat�rrojm�, n� m�nyr� q� t� mos jet� m� nj� komb". Edhe ti, o Madmen, do t� shkat�rrohesh, shpata do t� t� ndjek�.

3

Nj� z� q� k�rkon ndihm� do t� dal� nga Horonaimi: shkat�rrim dhe rr�nim i thell�!

4

Maobi �sht� cop�tuar, t� vegjlit e tij b�jn� q� t� d�gjohet z�ri i tyre.

5

Mbi t� p�rpjet�n e Luhithit po ngjiten duke qar� n� hidh�rim, nd�rsa n� tat�pjet�n e Horonaimit d�gjohet z�ri plot ankth i disfat�s.

6

Ikni, shp�toni jet�n tuaj dhe b�huni si nj� marin� n� shkret�tir�!

7

Duke q�n� se ke pas� besim n� veprat e tua dhe n� thesaret e tua, edhe ti do t� kapesh; dhe Kemoshi do t� shkoj� n� rob�ri bashk� me prift�rinjt� dhe princat e tij.

8

Shkat�rruesi do t� vij� kund�r t� gjitha qyteteve, dhe asnj� qytet nuk do t� shp�toj�; lugina do t� zhduket dhe fusha do t� shkat�rrohet, ashtu si ka th�n� Zoti.

9

I jepni krah� Moabit, q� t� mund t� fluturoj� tutje; qytetet e tij do t� b�hen t� shkreta dhe askush nuk do t� banoj� n� to.

10

I mallkuar qoft� ai q� kryen vepr�n e Zotit shkel e shko, i mallkuar qoft� ai q� e pengon shpat�n e tij t� derdh� gjak!

11

Moabi ka q�n� i qet� qysh n� mosh� t� re, duke pushuar mbi llumin e tij, dhe nuk ka kaluar nga nj� en� n� en�n tjet�r dhe as q� ka shkuar n� rob�ri; prandaj i ka mbetur shija e tij dhe parfumi i tij nuk ka p�suar ndryshime.

12

Prandaj ja, do vijn� dit�t", thot� Zoti, "n� t� cilat do t`i d�rgoj disa njer�z q� do t`i to�itin en�t; do t`i zbrazin en�t e tij dhe do t`i thyejn� anforat e tij.

13

At�her� Moabit do t`i vij� turp nga Kemoshi, ashtu si sht�pia e Izraelit u turp�rua nga Betheli, tek i cili kishte pasur besim.

14

Si mund t� thoni: "Ne jemi burra t� fort� dhe trima p�r betej�n"?

15

Moabi �sht� shkat�rruar; qytetet e tij po nxjerrin tym dhe t� rinjt� e tyre m� t� mir� zbresin n� kasaphan�", thot� Mbreti emri i t� cilit �sht� Zoti i ushtrive.

16

Gj�ma e Moabit �sht� tashm� e af�rt dhe kobi po i vjen me hapa t� shpejt�.

17

Mbani zi p�r t�, t� gjith� ju q� e rrethoni dhe t� gjith� ju, q� njihni emrin e tij, thoni: "Si u thye ai skept�r i fort�, ai bastun i mrekullush�m?".

18

O bij� q� banon n� Dibon, zbrit nga lavdia jote dhe ulu n� tok�n e zhuritur, sepse shkat�rruesi i Moabit ka dal� kund�r teje, ka shkat�rruar k�shtjellat e tua.

19

O ti q� banon n� Aroer, ndalu gjat� rrug�s dhe shiko; merr n� pyetje ikanakun dhe at� q� po ik�n dhe pyet: "�far� ka ndodhur?".

20

Moabi �sht� mbuluar me turp, sepse �sht� i thyer; r�nkoni dhe b�rtisni, njoftoni mbi Arnonin q� Moabi �sht� shkat�rruar!

21

Nj� nd�shkim erdhi mbi krahin�n e fush�s, mbi Holon, mbi Jahatsin dhe mbi Mefaathin,

22

mbi Dibonin, Nebon dhe mbi Beth-Diblathaimin,

23

mbi Kiriathaimin, Beth-Gamulin dhe Beth-Meon,

24

mbi Keriothin, Botsrahun dhe mbi t�r� qytetet e vendit t� Moabit, t� larg�ta dhe t� af�rta.

25

Briri i Moabit �sht� prer� dhe krahu i tij �sht� cop�tuar", thot� Zoti.

26

"Deheni, sepse �sht� ngritur kund�r Zotit. Moabi do t� v�rtitet n� t� vjellat e tij dhe do t� b�het edhe ai objekt talljeje.

27

Izraeli vall� nuk ka q�n� p�r ty nj� objekt talljeje? Mos u gjet vall� midis hajdut�ve, sepse sa her� q� ti flet p�r t� ti po tund kok�n?

28

Braktisni qytetet dhe shkoni t� banoni n� shk�mb, o banor� t� Moabit, dhe b�huni si p�llumbesha q� b�n folen� e saj n� faqet e nj� gremine.

29

Kemi d�gjuar krenarin� e Moabit, jasht�zakonisht krenar, fodull�kun e tij, kryene��sin� e tij, arroganc�n e tij dhe mendjemadh�sin� e zemr�s s� tij.

30

Un� e njoh t�rbimin e tij", thot� Zoti, "q� nuk ka p�rmbajtje, t� mburrurit e tij q� nuk ka p�rfunduar n� asgj�.

31

Prandaj un� po ngre nj� vajtim mbi Moabin dhe do t� l�shoj britma n�p�r t� gjith� Moabin; do t� vajtohet p�r burrat e Kir-Heresit.

32

O vresht� e Sibmahut, un� qaj p�r ty ashtu si qahet p�r Jazerin; shermendet e tua kan� arritur matan� detit, arrinin deri n� detin e Jazerit. Shkat�rruesi i tij �sht� sulur mbi frytet e tua verore dhe mbi rrushin q� do vilej.

33

G�zimi dhe hareja jan� zhdukur nga fusha pjellore dhe nga vendi i Moabit; b�ra q� t� zhduket vera nga butet, askush nuk e shtrydh m� rrushin me britma g�zimi, britmat e tyre nuk jan� m� britma g�zimi.

34

P�r shkak t� britm�s s� Heshbonit z�ri i tyre u d�gjua deri n� Elealeh dhe n� Jehats, nga Tsoari deri n� Horonaim, ashtu si nj� lop� trevje�are; ujrat e Nimrimit madje jan� b�r� nj� shkreti.

35

Un� do t� fik n� Moab", thot� Zoti, "at� q� ofron flijime mbi vendet e larta dhe at� q� u djeg temjan per�ndive t� tij.

36

Prandaj zemra ime p�r Moabin do t� qaj� si fyejt, zemra ime do t� qaj� si fyejt p�r burrat e Kir-Heresit, sepse pasuria q� kan� fituar ka humbur.

37

Sepse �do kok� do t� rruhet, �do mjek�r do t� pritet, mbi t� gjitha duart do t� ket� t� prera dhe mbi ij�t do t� jet� thesi.

38

Mbi t� gjitha �atit� e Moabit dhe n� sheshet e tij s`ka ve�se vajtim, sepse un� e kam b�r� cop�-cop� Moabin, si nj� en� q� nuk ka m� vler�", thot� Zoti.

39

"Do t� vajtojn� duke th�n�: "Si u thye! Si ka kthyer Moabi paturp�sisht kurrizin! Si �sht� b�r� Moabi tallja dhe frika e atyre q� i rin� rrotull"".

40

Sepse k�shtu thot� Zoti: "Ja, ai do t� nis� fluturimin si nj� shqiponj� dhe do t`i hap� krah�t e tij n� drejtim t� Moabit.

41

Keriothi u pushtua, fortesat jan� z�n� dhe zemra e trimave t� Moabit n� at� dit� do t� jet� si zemra e nj� gruaje n� dhembjet e lindjes.

42

Moabi do t� shkat�rrohet, nuk do t� jet� m� popull, sepse �sht� ngritur kund�r Zotit.

43

Frika, gropa, laku t� k�rc�nojn�, o banor i Moabit" thot� Zoti.

44

"Kush ik�n p�rpara frik�s do t� bjer� n� grop� dhe kush del nga gropa do t� kapet n� lak, sepse un� do t� sjell mbi t�, mbi Moabin vitin e nd�shkimit t� tij" thot� Zoti.

45

"N� hijen e Heshbonit ndalen, t� kapitur, ikanak�t, por nj� zjarr del nga Heshboni dhe nj� flak� nga mesi i Sihonit, q� p�rpin an�t e Moabit dhe pjes�n e sip�rme t� kok�s s� njer�zve kryengrit�s.

46

Mjer� ti, O Moab! Populli i Kemoshit �sht� i humbur sepse bijt� e tu jan� �uar n� rob�ri dhe bijat e tua n� m�rgim.

47

Por un� do t� kthej Moabin nga rob�ria gjat� dit�ve t� fundit, thot� Zoti". Deri k�tu gjykim mbi Moabin.

Jeremia 49