Bibla Shqip

Numrat 2

Numrat

Tabela e Librave t� Bibl�s

Kapitulli 3

1

K�ta jan� pasardh�sit e Aaronit dhe t� Moisiut n� koh�n kur Zoti i foli Moisiut n� malin Sinai.

2

K�ta jan� emrat e bijve t� Aaronit: Nadabi, i par�linduri, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.

3

K�ta jan� emrat e bijve t� Aaronit, t� vajosur si prift�rinj, q� ai i shenjt�roi p�r t� sh�rbyer si prift�rinj.

4

Nadabi dhe Abihu vdiq�n para Zotit, kur ofruan nj� zjarr t� palejuesh�m para Zotit n� shkret�tir�n e Sinait; ata nuk pat�n bij. K�shtu Eleazari dhe Ithamari sh�rbyen si prift�rinj n� prani t� Aaronit, atit t� tyre.

5

Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i th�n�:

6

"Afro fisin e Levit�ve dhe paraqite para priftit Aaron, q� t� vihet n� sh�rbim t� tij.

7

Ata do t� zbatojn� t� gjitha udh�zimet e tij dhe do t� kryejn� t� gjitha detyrat q� lidhen me t�r� asamblen� para �adr�s s� mbledhjes, duke kryer sh�rbimin e tabernakullit.

8

Do t� kujdesen p�r t� gjitha orendit� e �adr�s s� mbledhjes dhe do t� p�rmbushin t� gjitha detyrimet e bijve t� Izraelit, duke kryer sh�rbimin e tabernakullit.

9

Levit�t do t`ua jap�sh Aaronit dhe bijve t� tij; ata duhet t`u jepen plot�sisht nga gjiri i bijve t� Izraelit.

10

Ti do t� vendos�sh Aaronin dhe bijt� e tij n� m�nyr� q� ata t� kryejn� funksionet e prift�ris� s� tyre; por �do i huaj tjet�r q� afrohet do t� d�nohet me vdekje".

11

Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th�n�:

12

"Ja, un� i mora Levit�t nga gjiri i bijve t� Izraelit n� vend t� �do t� par�linduri q� �el barkun e n�n�s midis bijve t� Izraelit; prandaj Levit�t do t� jen� t� mit�,

13

sepse �do i par�lindur �sht� imi; dit�n q� godita t� gjith� t� par�lindurit n� vendin e Egjiptit, un� ia shenjt�rova vetvetes t� gjith� t� par�lindurit n� Izrael, qoft� t� njer�zve, qoft� t� kafsh�ve; ata do t� jen� t� mit�. Un� jam Zoti.

14

Pastaj Zoti i foli Moisiut n� shkret�tir�n e Sinait, duke i th�n�:

15

"B�j regjistrimin e bijve t� Levit n� baz� t� sht�pive t� et�rve t� tyre dhe t� familjeve t� tyre; do t� b�sh regjistrimin e t� gjith� meshkujve nj� muajsh e lart".

16

K�shtu Moisiu b�ri regjistrimin simbas urdh�rit t� Zotit ashtu si� ishte urdh�ruar.

17

K�ta jan� bijt� e Levit, simbas emrave t� tyre: Gershon, Kehat dhe Merari.

18

K�ta jan� emrat e bijve t� Gershonit, simbas familjeve t� tyre: Libni dhe Shimei;

19

bijt� e Kehathit, simbas familjeve t� tyre, ishin Amrami, Itsehari, Hebroni dhe Uzieli;

20

bijt� e Merarit, simbas familjeve t� tyre, ishin Mahli dhe Mushi. K�to jan� familjet e Levit�ve, n� baz� t� sht�pive t� et�rve t� tyre.

21

Nga Gershoni rrjedhin familja e Libnit�ve dhe familja e Shimet�ve; k�to jan� familjet e Gershonit�ve.

22

Ata q� u regjistruan, duke num�ruar t�r� meshkujt e mosh�s nj� muajsh e lart, ishin shtat� mij� e pes�qind.

23

Familjet e Gershonit�ve duhet t� zinin vend prapa tabernakullit, n� drejtim t� per�ndimit.

24

I pari i sht�pis� s� et�rve t� Gershonit�ve ishte Eliasafi, bir i Laelit.

25

Detyrat e bijve t� Gershonit n� �adr�n e mbledhjes kishin t� b�nin me tabernakullin, me �adr�n dhe mbules�n e saj, me perden e hyrjes n� �adr�n e mbledhjes,

26

me perdet e oborrit, me perden n� hyrjen e oborrit rreth tabernakullit dhe rreth altarit dhe litar�t e tij p�r t�r� sh�rbimin q� u takonte.

27

Nga Kehathi rrjedhin familja e Amramit�ve, familja e Itseharit, familja e Hebronit�ve dhe familja e Uzielit�ve; k�to jan� familjet e Kehathit�ve.

28

Duke num�ruar t�r� meshkujt q� ishin n� mosh� nj� muajsh e lart, kishte tet� mij� e gjasht�qind vet�, q� kujdeseshin p�r shenjt�roren.

29

Familjet e bijve t� Kehathit duhet t� zinin vend n� krahun jugor t� tabernakullit.

30

I pari i sht�pis� s� et�rve t� Kehathit ishte Elitsafani, bir i Uzielit.

31

Detyrat e tyre kishin t� b�nin me ark�n, me tryez�n, me shandanin, me altar�t dhe me orendit� e shenjt�rores me t� cilat ata kryenin sh�rbimin, me velin dhe gjith� pun�n q� lidhet me k�to gj�ra.

32

Princi i princave t� Levit�ve ishte Eleazari, bir i priftit Aaron; ai mbikqyrte ata q� kujdeseshin p�r shenjt�roren.

33

Nga Merari rrjedhin familja e Mahlit�ve dhe familja e Mushit�ve; k�to jan� familjet e Merarit.

34

Ata q� u regjistruan, duke num�ruar t�r� meshkujt nga mosha nj� muajsh e lart, ishin gjasht� mij� e dyqind.

35

Prij�si i sht�pis� s� et�rve t� familjeve t� Merarit ishte Tsurieli, bir i Abihailit. Ata duhet t� zinin vend n� krahun verior t� tabernakullit.

36

Detyrat e caktuara p�r bijt� e Merarit kishin t� b�nin me d�rrasat e tabernakullit, me traversat e tij, me shtyllat dhe bazat e tyre, me t�r� veglat e tij dhe t�r� pun�n q� ka t� b�j� me k�to gj�ra,

37

me shtyllat e oborrit rreth e qark, me bazat e tyre, me kunjat dhe me litar�t e tyre.

38

P�rpara tabernakullit, n� krahun e tij lindor, p�rball� �adr�s s� mbledhjes, nga ana lindjes s� diellit, duhet t� zinin vend Moisiu, Aaroni dhe bijt� e tij; ata kujdeseshin p�r shenjt�roren duke plot�suar detyrat e bijve t� Izraelit; por �do i huaj tjet�r q� do t� afrohej, do t� d�nohej me vdekje.

39

T�r� Levit�t e regjistruar nga Moisiu dhe Aaroni n� baz� t� familjeve t� tyre simbas urdhrit t� Zotit, t� gjith� meshkujt q� nga mosha nj� muajsh e lart ishin nj�zet mij�.

40

Pastaj Zoti i tha Moisiut: "B�j regjistrimin e t� gjith� t� par�lindurve meshkuj nd�r bijt� e Izraelit nga mosha nj� muajsh e lart dhe llogarit edhe emrat e tyre.

41

Do t`i marr�sh Levit�t p�r mua, un� jam Zoti, n� vend t� t� gjith� t� par�lindurve nd�r bijt� e Izraelit dhe bag�tin� e Levit�ve n� vend t� t� par�lindurve nd�r bag�tit� e bijve t� Izraelit".

42

K�shtu Moisiu b�ri regjistrimin e t� gjith� t� par�lindurve nd�r bijt� e Izraelit, ashtu si� e kishte urdh�ruar Zoti.

43

T� gjith� t� par�lindurit meshkuj q� u regjistruan duke num�ruar emrat e tyre nga mosha nj� muajsh e lart, ishin nj�zet e dy mij� e dyqind e shtat�dhjet� e tre.

44

Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i th�n�:

45

"Merr Levit�t n� vend t� t� gjith� t� par�lindurve t� Izraelit, dhe bag�tin� e Levit�ve n� vend t� bag�tis� s� tyre; Levit�t do t� jen� t� mit�. Un� jam Zoti.

46

P�r shpengimin e dyqind e shtat�dhjet� e tre t� par�lindur t� Izraelit q� e kalojn� numrin e Levit�ve,

47

do t� marr�sh pes� sikla p�r frym�, simbas siklit t� shenjt�rores; sikli ka nj�zet gere.

48

Parat� do t`ia jap�sh Aaronit dhe bijve t� tij p�r t� shpenguar ata q� e kalojn� numrin e tyre".

49

K�shtu Moisiu mori parat� e shpengimit nga ata q� e kalonin numrin e t� par�lindurve t� shpenguar nga Levit�t;

50

mori parat� e t� par�lindurve t� bijve t� Izraelit; nj� mij� e treqind e gjasht�dhjet� e pes� sikla, simbas siklit t� shenjt�rores.

51

Pastaj Moisiu parat� e atyre q� ishin shpenguar ia dha Aaronit dhe bijve t� tij, simbas urdh�rit t� Zotit, ashtu si e kishte urdh�ruar Zoti Moisiun.

Numrat 4