Shlyerja e Fajit

Nga: Elvisi23 Korrik, 2014 0 komente |

Shlyerja e fajitBibla nuk pretendon që Muhamedi ka bërë ndryshime të Fjalës së Zotit. Bibla e konsideron Muhamedin plotësisht profet të rremë. Gjoni 8: 40-43 “Pasardhësit e vërtetë të Abrahamit”. Ata që ndjekin mësimet e Krishtit, e bëjnë këtë sepse besuan në Perëndinë e Abrahamit, Jakobit dhe Isakut, emri i të cilit është Jehova! Isaku ishte biri i premtuar nga Perëndia dhe jo Ismaeli.

Ne kemi për qëllim të predikojmë atë që kemi pranuar si të vërtetë të cilën nuk e kemi hapur vetë por Perëndia na e hapi, sepse është shkruar: “Që mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë” 1 Korth. 1:18.

Cili është Krishti sipas Biblës? Përse duhej një Shpëtimtar? Të na shpëtonte nga se? Si do ta realizonte këtë Perëndia që nuk mund të bierë asnjëherë në kundërshtim me vetveten? Sepse një gjë ta keni të sigurtë se nuk do të gjeni kundërshti mes asaj që Perëndia thotë dhe asaj që Ai kryen, sepse në këtë mënyrë I bie që Ai të mohojë vetveten dhe të jetë gënjështar. Nëse Zoti do ishte gënjeshtar atëherë të gënjeje do ishte e Perëndishme, por përderisa gënjeshtra nuk është e perëndishme, atëherë ne besojmë një Jehova që nuk gënjen.

SHLYERJA E FAJIT

Studimi 1

Themeli

“E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.”

(Romakëve 5:11)

 

Parathënie

Ç’do të thotë fjala ‘shlyerja e fajit’ ose ‘pajtimi’? Pse ka rëndësi kjo fjalë për besimin tonë të krishterë? Cilat janë bekimet e pajtimit? Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave si ato do t’ju përgjigjemi në këtë studim.

 

Përkufizim

Doktrina e ‘shlyerjes së mëkatit’ mund të përkufizohet në këtë mënyrë: “Vepra sakrifikuese e Zotit tonë Jezus Krisht, si në jetën ashtu edhe në vdekjen e Tij, që siguroi shpëtimin e përjetshëm për të gjithë botën, por që bëhet realitet tek ata që pendohen dhe besojnë”. Fjalori e përkufizon këtë shprehje kështu: “Kompensim për një gabim të kryer”.

Shumica e literaturës teologjike (d.m.th. shumica e teologëve) e lidhin punën pajtuese të Krishtit vetëm me vdekjen e Tij mbi kryq, d.m.th. vdekja e Tij ishte pagesa për mëkatin tonë. E megjithatë, ky fakt, edhe pse është i vërtetë, nuk merr në konsideratë bekimet që mund të marrim nga jeta e Tij. Doktrina e pajtimit (shlyerjes së fajit) ka kuptim atëherë kur i studiojmë bashkë si jetën, ashtu edhe vdekjen e Krishtit. Nuk duhet të ndihemi fajtorë, po ta ndajmë shlyerjen e fajit nga personi i Jezus Krishtit.

 

Terminologjia

Fjala ‘shlyerja e fajit’ hyri në përdorim në shekullin XVI. Ndërkohë që Uilliëm Tindeill po përkthente Biblën në anglisht në 1526, ai vuri re se i duhej një fjalë, e cila mund ta shpjegonte me saktësi doktrinën e shlyerjes së fajit. Kjo fjalë në anglisht do të thotë ‘pajtim’.

Nga vargu biblik në fillim të këtij studimi, vëmë re shlyerja e fajit ose ‘pajtimi’ ka të bëjë me domosdoshmërinë tonë për t’u pajtuar me Perëndinë. Tindeilli dhe përkthyesit e tjerë të Biblës (King James) ishin të mençur dhe e panë se fjala ‘pajtim’ nuk e shpjegonte plotësisht kuptimin e ‘shlyerjes së fajit’, dhe paraqiste mundësinë që shumë vargje të tjera biblike të keqkuptoheshin. Prandaj ata krijuan një fjalë të re, ‘shlyerja e fajit’.

Tek e shqyrtojmë këtë çështje, na vjen në mendje festa izraelite e Jom Kipurit (Dita e Shlyerjes së Mëkatit). Në gjuhën hebraishte, fjala ‘kaper’ do të thotë ‘mbulesë’. Nga ky shpjegim e shohim se vetëm fjala ‘pajtim’ nuk mjafton për të sqaruar doktrinën e shlyerjes së fajit.

 

Dashuria e shprehur e Perëndisë

‘Shlyerja e fajit’ është dashuria e Perëndisë Atë, e shprehur nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krisht. Pa këtë dashuri, të gjithë mëkatarët do të ishin mjerisht të humbur në mëkat dhe vdekje (Shiko: Gjoni 3:16; 1 Gjonit 4:9; Romakëve 5:8; Romakëve 3:24).

 

E papërsëritur

Shlyerja e fajit nuk mund të përsëritet gjatë një meshe (në kishën katolike), ose nëpërmjet meritave të të ashtu-quajturve ‘shenjtorë’, ose përmes shenjtërisë vetjake. Vetëm gjaku i Shpëtimtarit na shlyen mëkatin. Sakrifica e Tij është e vetmja pagesë, që u bë një herë për të gjithë (Hebrenjve 10:10-12).

Besimtari duhet të tregojë kujdes që të mos shkojë më tej atyre që thotë Bibla për shlyerjen e fajit. Disa mendojnë se shlyerja e fajit do të thotë se të gjithë do të shpëtohen, kurse të tjerë thonë se shlyerja e fajit i përket vetëm ca vetëve, jo të gjithëve. Bibla nuk përmend as shlyerje faji universale, as shlyerje faji të kufizuar.

 

Përfundim

Asnjë studim i Biblës nuk do të ishte i plotë, nëse e hedhim poshtë, apo nëse e keqkuptojmë doktrinën e shlyerjes së fajit. Ashtu si degët e një hardhie, kjo doktrinë gërshetohet me të vërteta të tjera të rëndësishme dhe i jep kuptim të plotë temave si p.sh. shpëtimi, shenjtërimi, justifikimi dhe besëlidhja e re. Shlyerja e fajit është me të vërtetë guri i themelit për shpengimin (shpëtimin) tonë nëpërmjet Krishtit.

Studimi 2

Dëshmia e Dhiatës së Vjetër

“Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë”.

(Hebrenjve 9:22)

Parathënie

Nga ana shpirtërore, Dhiata e Vjetër nuk do kishte kuptim, nëse nuk do të egzistonte një mundësi për mëkatarin për t’iu afruar Peërndisë përmes një flijimi pajtues. Në qendër të besimit në Dhiatën e Vjetër qëndronte siguria se flijimet ku derdhej gjak, i mbulonin mëkatet, duke bërë të mundur kështu që mëkatari t’i afrohej një Perëndie të shenjtë. Në kohën e Dhiatës së Vjetër, egzistonte një mirëkuptim i përcaktuar lidhur me domosdoshmërinë e shlyerjes së mëkatit. Ky mirëkuptim reflektohej si në njohurinë e fajit në ndërgjegjen e personit, ashtu edhe në njohurinë e pasojave të mëkatit në marrëdhënien e një individi me Perëndinë.

 

Gjaku

Nuk kishte ndjesë (pajtim), pa u derdhur gjaku i kafshëve të pastra nga ana ceremoniale (Hebrenjve 9:22). Gjaku i një kafshe përfaqësonte faktin se jeta e dikujt tjetri, që ishte i pafajshëm, po sakrifikohej në mënyrë që një mëkatar fajtor të çlirohej e të falej (Levitiku 17:11-14). E përdorim fjalën ‘i pafajshëm’, për arsye se kafsha duhej të ishte ‘pa të meta’ (Eksodi 12:5). Apostulli Pjetër e përdor këtë fakt për të ilustruar Krishtin, që s’kishte asnjë mëkat (1 Pjetrit 1:19).

Festa e Pashkëve na tregon shumë gjëra lidhur me kuptimin e ‘shlyerjes së mëkatit’. Viktima zinte vendin e mëkatarit (Levitiku 1:4; 3:2; 8:13; 4:4, 15, 24, 29; 16:21). Personi duhej ta pranonte se ai ishte me të vërtetë fajtor, në mënyrë që gjaku të shlyente fajin.

Qëllimi i këtij rituali shihet qartë në disa vargje biblike. Tek Levitiku 16:30, ky ritual bëhej për pastrimin e të gjitha mëkateve. Pasazhe të tjera vënë në dukje se ky pastrim sillte si rezultat shpëtimin e jetës së mëkatarit (Levitiku 17:11). Një rezultat tjetër i rëndësishëm ishte rregullimi i një marrëdhënieje të pastër me Perëndinë, sepse shlyerja e fajit kishte vlerë për të gjitha papastërtitë dhe të gjithë rebelimin e Izraelitëve, pa marrë parasysh ç’lloj mëkati kishin kryer ata (Levitiku 16:16). Në këtë mënyrë, mëkatari bëhej një me Perëndinë në dlirësi, nëpërmjet flijimit pajtues për mëkatet.

 

Shenjtëria e Perëndisë

I gjithë sistemi i flijimit, ashtu siç përshkruhet edhe në Dhiatën e Vjetër, ishte krijuar nga Perëndia për të realizuar katër qëllime:

  1. Për të zbuluar se Ai ishte i shenjtë.
  2. Për të zbuluar se njeriu nuk ishte i shenjtë, por mëkatar.
  3. Për të zbuluar se njeriut i duhej dikush tjetër që ta shpëtonte.
  4. Për të treguar se Perëndia ishte i gatshëm për ta falur mëkatarin,  jo në bazë të detyrës fetare të tij, por në bazë të një zëvendësi të pafajshëm.

Dhiata e Vjetër e tregon qartë se ofertat (flijimet) në vetvete nuk e shlyejnë mëkatin, por është vetëm hiri i Perëndisë, që e shlyen fajin (Psalmi 51:16-17; Hosea 6:6; Mikea 6:6-8).

 

Nga ana profetike

Kapitulli 8 i Hebrenjve e sqaron mirë se si sistemi i flijimit në Dhiatën e Vjetër nuk ishte i mjaftueshëm për ta hequr (larguar) mëkatin dhe për ta falur personin përpara Perëndisë. Duhej të krijohej një besëlidhje e re dhe më e mirë, që të bazohej në një flijim të përsosur. Ky Qengj nuk do të ishte një kafshë, që nuk kujdesej për mëkatarin, apo një kafshë, që e flijonin me detyrim. Ky Qengj do të ishte vetë Biri i Perëndisë, i cili, me vetëdashje, do ta flijonte jetën e Tij për të gjithë njerëzit (Isaia 53).

 

Përfundim

Shlyerja e fajit në Dhiatën e Vjetër kishte si qëllim që t’i tregonte popullit të Perëndisë se ata s’mund ta çlironin vetë vetveten. Shlyerja e fajit i përgatiste ata për ardhjen e Mesias, në mënyrë që, kur Ai të vinte dhe të vdiste mbi kryq, ata ta kuptonin shlyerjen e fajit në Dhiatën e Vjetër. Në fakt, vetëm ata që besojnë në Krishtin i kuptojnë flijimet e Dhiatës së Vjetër, që janë të vështira për t’u kuptuar. Vetëm ata që besojnë tek Krishti, e shohin se këto flijime bëjnë fjalë për Krishtin.

Pra ky është Jezus Krishti. Gjithë çështja e kësaj jete qëndron në atë se çfarë do zgjidhni të bëni ju me Të? Kjo është në fakt arsyeja që në jetojmë, të bëjmë një zgjedhje: pa Krishtin apo me Krishtin në jetën tonë.

Ai do t’u japi një shans të gjithëve për të dëgjuar për të, dhe nëse ne që besuam nuk do ta bëjmë këtë Ai do ti bëjë gurët të flasin ! (Psalmet)

Zoti ju bekoftë!

Perktheu: Magdalena Gjoni

Perdorur me leje te faqes: www.lwbc.co.uk

Elvisi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Fillimet (Origjina) e Islamit

Rrënjët e Islamit…

Çfarë është Ramazani ?

A vdiq Jezusi në Kryq?

>