.: albKristian.com
Kryefaqja
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 52 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Syndicate
Dita 30 - (30 Shtator): Ahmedabadi
Myslimanët e varfër të Indisë

Në zemrën e shtetit Guajaratit në Indinë perëndimore, ndodhet qyteti i shtatë më i madh, Ahmedabadi, që ka një popullsi prej mëse pesë milion. Më parë i famshëm si vendlindja e Gandit dhe i njohur për pacifizmin dhe tolerancë, Guajarati është kthyer në një qendër të rëndësishme për hindutë e njohur si "hindutva" që përpiqen të ruajnë dhe të zgjerojnë ndikimin e hinduve në mbarë Indinë, duke përjashtuar islamizmin dhe krishterimin.
Lexo me shume...
Dita 29 – (29 Shtator): Surinami
Një vend me shumëllojshmëri të madhe

Surinami, i njohur më parë si Guajana holandeze, është një republikë e vogël në bregun verilindor të Amerikës së Jugut, 80% e së cilës përbëhet nga pyje tropikale me shira të dendura. Nuk është e pazakontë të shohësh majmunë që kacavirren nëpër pemë dhe gjarpërinj boa që kalojnë në mes të rrugës. Rajoni i brendshëm ka mbetur i paprishur dhe nuk është shumë i banuar. Surinami është katër herë më i madh se Hollanda dhe u kthye në një koloni holandeze më 1667. Pas zhdukjes së skllavërisë më 1863, mbërritën bujq nga India dhe ishulli indonezian Java. Më 1975, Surinami fitoi pavarësinë nga Hollanda.
Lexo me shume...
Dita 28 - (28 Shtator): Ishujt Komoros
Të shpallësh Krishtin është e ndaluar në ishujt Komoros
  • Popullsia: 711,417 (vlerësuar në korrik 2007)
  • 98 % myslimanë, 0.5% katolikë, 1.5% të tjerë
Shumë vite më parë ishujt Komoros ishin të njohur për eksportin e tyre të esencave të parfumit, si dhe të vaniljes dhe karafilave. Por sot, Komoros është harruar krejt. Komorosi përbëhet nga tre ishuj kryesorë vullkanikë në bregdetin afrikan, 300 km ose 200 milje në lindje të Mozambikut. Ishujt Komoros kanë pësuar 19 orvatje për grusht shteti që nga fitimi i pavarësisë nga Franca më 1975. Një ishull i katërt, Majote ende ndodhet nën administrimin e francezëve.
Lexo me shume...
Dita 27 - (27 Shtator): SAT 7, Njė kanal i ri televiziv pėr fėmijėt nė botėn arabe
Një kanal i ri televiziv për fëmijët në botën arabe

Nga 100 milion fëmijë nën 15 vjeç jetojnë në botën arabe, së paku gjysma e tyre mund të ndjekin televizionin satelitor. Këta fëmijë dhe të rinj përfaqësojnë të ardhmen e rajonit. Fëmijët që jetojnë në mes të grindjeve e vështirësive dhe mungesës së shpresës u kthehen shpesh TV-ve sepse e shohin atë si një strehë të sigurt. Tashmë fëmijët arabë kanë mundësinë për të ndjekur programe të krishtera që transmetohen gjatë gjithë ditës. Në dhjetor 2007, rrjeti satelitor SAT-7 nisi një kanal televiziv satelitor për fëmijët, SAT-7 KIDS, që transmeton 24 orë në ditë.
Lexo me shume...
IDETĖ E MYSLIMANĖVE MBI TĖ KRISHTERĖT
Fatkeqësisht, shpesh myslimanët e lidhin krishterimin me kulturën perëndimore. Myslimanët besojnë se të krishterët janë mashtruar dhe se ata kanë një detyrim që t’i drejtojnë tek të vërtetat e islamizmit. Për shumë myslimanë, fjala “i krishterë” nënkupton materializmin, mungesën e spiritualitetit dhe dështimit moral. Për shkak të kësaj, ata refuzojnë shumë gjëra që vijnë nga shoqëria perëndimore dhe të cilën ata e shohin si perverse. Për myslimanët, konsumimi i alkoolit, pornografia, mënyra liberale e të jetuarit dhe mos ushtrimi i praktikave fetare janë shenja të sigurta të dështimit të vendeve perëndimore (ata shpesh shohim dhe dëgjojnë këto lloj gjërash në programe televizive, filma, libra dhe këngë perëndimore).
<< Fillimi < Mbarimi 1 2 3 Vijues > Fund >>

Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon
Me te lexuarat...

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008