.: albKristian.com
Kryefaqja
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 27 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Ti duam myslimanėt nėpėrmjet lutjes... Printo E-mail
Cfarë është “30-Ditët” ? 30-Ditët (Lutuni)
30 Ditet“30-Ditët” në fakt nënkupton thirrjen për t’u lutur për myslimanët e cila fillimisht erdhi gjatë një takimi të disa drejtuesve të krishterë në Lindjen e Mesme në prill të vitit 1992. Kjo thirrje u shndërrua më pas në një (lëvizje) rrjet ndërkombëtar po me emrin “30-Ditët” i cili ka për synim që të thërrasë sa më shumë besimtarë të krishterë që të luten për botën myslimane. Për këtë synim ata kanë krijuar edhe një broshurë e vogël (e përkthyer edhe në shqip) të cilën ne po e botojmë pjesërisht këtu në albKristian.com me lejen e botuesve.

Hyrja e Broshurës
Lutja jonë gjatë muajit të Ramazanit nuk do të thotë se e konformojmë veten me praktikat myslimane të agjërimit dhe lutjes. Përkundrazi fillimisht u synua që “30 Ditët” të ishin gjatë muajit të Ramazanit për të paktën dy arsye: (1) si një mjet që të krishterët ta identifikojnë veten me myslimanët gjatë një periudhe të caktuar të vitit, (2) të kërkohet ndërhyrja sovrane e Perëndisë në jetët e myslimanëve gjatë një kohe të caktuar të vitit kur ata janë fetarë në mënyrë të veçantë. 

Ndërkohë që nuk është kundër islamit, “30-Ditët” thekson dashurinë e Perëndisë për myslimanët. Lëvizja gjithmonë është përpjekur të kultivojë një frymë përulësie, dashurie, respekti dhe shërbimi ndaj myslimanëve.

Qëllimi i këtij udhëzuesi për lutje është që ta frymëzojë dhe ta drejtojë çdo lexues ndërsa ai apo ajo ndërhyn për botën myslimane.

Perëndia është në gjendje ti arrijë myslimanët. Ai dëshiron ata të vijnë e ta njohin Atë.                            

                                                                Botuesit e broshurës"30-Ditët"


Shënim: Për t'u lutur rregullisht gjatë muajit të Ramazanit mund të klikoni linkun 30-Ditët (Lutuni) në menunë e faqes në krah të djathtë dhe pastaj filloni duke lexuar:

Modifikimi i fundit ( e mėrkurė , 17 tetor 2007 )
< Mbrapa
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008