|
E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej ajo që u tha prej Zotit, me anë të profetit, duke thënë: “Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, dhe do t’i vënë emrin Emanuel, që e përkthyer do të thotë: ’Perëndia me ne’” (Mt. 1:22-23).
Emrat hebraikë kishin një kuptim të veçantë. Emanuel është një emër i përbërë prej dy fjalësh Emmanu (me ne) dhe El (Perëndia). Megjithëse Jezusi ishte “njeriu me ne,” ai ishte gjithashtu “Perëndia me ne.” Lindja Virgjërore na solli Perëndinë, Birin e Amshuar. Një arsye pse ne e besojmë këtë është sepse Bibla e thotë. Historia që vijon ilustron një arsye të dytë përse ne besojmë në Lindjen Virgjërore. Vite më parë ishte një profesor i vjetër i cili besonte në lindjen virgjërore të Krishtit. Disa profesorë të tjerë liberalë e tallnin atë për shkak të këtij besimi. Njëri prej tyre tha: “Supozoni sikur një grua e re te hynte sot në spitalin këtu pranë. Po të kishte një foshnje djalë dhe të pretendonte se ishte e virgjër, a do ta besonit?” Profesori i vjetër lëmoi mjekrën e tij dhe heshti për një çast. Pastaj u përgjigj: “Jo, ndoshta nuk do ta besoja. Megjithatë, në qoftë se ai foshnje djalë do të rritej dhe do të bëhej burrë; - nëse do të mundej të hapte sytë e të verbërve,
- në se do të mundej t’i bënte te calet të ecnin,
- nëse do të mundej të pastronte leprozët,
- nëse do të mundej të ngrinte të vdekurit,
- nëse do të thërriste një grup të vogël pasuesish dhe do të ndryshonte rrënjësisht jetën e tyre,
- nëse do të vdiste si një kriminel i dënuar, por do të ngrihej nga të vdekurit,
- nëse do të ndryshonte ecurinë e historisë së botës,
- nëse, pas 2000 vjetësh, një e treta e popullsisë së botës do ta quante Shpëtimtar dhe Zot,
- nëse të gjithë ata njerëz do të shpallnin se e njihnin praninë e tij të gjallë në zemrat e tyre,
ATËHERË UNË DO TA DËGJOJA HISTORINË E ASAJ GRUAJE PËR SË DYTI!” Ne e besojmë lindjen virgjërore të Jezusit për shkak të jetës dhe fuqisë së tij. |