.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Kendi i Librit arrow Libri "Paqeberesi"
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 80 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Libri "Paqeberesi" Printo E-mail
Libri Paqeberesi eshte shkruar nga Ken Sanded dhe konsiderohet si nje udhezues biblik per zgjidhjen e konflikteve. Ken Sande eshte i krishtere dhe ka punuar si avokat. Ai shprehet se kur nisi te praktikoje ligjvenien ishte i lumtur per perspektiven qe kishte per t’i ndihmuar njerezit te zgjidhnin problemet dhe te sqaronin mosmarreveshjet e tyre. Megjithate, ai zbuloi se gjykatat nuk jane te pajisura per t’u marre me anen personale te konfliktit. Proceset gjyqesore zakonisht i ndajne njerezit edhe me shume dhe shpesh here rrenjosin ide dhe sjellje qe cojne ne mosmarreveshje.

Duke dashur t’i ndihmonte njerezit, ne vitin 1982 Ken Sande filloi te punoje me Sherbesat e Paqeberjes (Peacemaker Ministries), sherbese e cila i ndihmon njerezit te zgjidhin mosmarreveshjet jashte gjykates ne menyre bashkepunuese. Procesi i pajtimit eshte hartuar per te zgjidhur jo vetem ceshtjet ligjore, por edhe per te inkurajuar paqe te vertete, duke riperterire marredhenie te prishura dhe duke i ndihmuar njerezit te ndryshojne ne menyre ndertuese.  

Interpretimi i nje kontrate mund te jete i veshtire, por nuk eshte asgje ne krahasim me punen qe duhet per t’u marre me qendrimet dhe emocionet qe cojne ne konflikt dhe qe dalin prej tij. Ken Sande duke mos gjetur shume ndihme ne librat bashkekohore ju drejtua Bibles. Si pajtues, ai ka perdorur Fjalen e Perendise per zgjidhjen e nje game te gjere konfliktesh si: mosmarreveshje kontratash dhe punesimi, divorce, veprime per persona te demtuar fizikisht, hasmeri familjare, percarje ne kishe etj.  

Ne Librin e Paqeberesit jane identifikuar, sistemuar, shpjeguar dhe ilustruar elementet baze te paqeberjes qe jane zbuluar ne Fjalen e Perendise. Metoda e zgjidhjes se konfliktit mund te permblidhet ne kater parime baze: 

1.      Perlevdo Perendine (1 Kor 10:31). Paqeberja biblike motivohet dhe drejtohet nga nje deshire per te kenaqur dhe nderuar Perendine. Interesat, emri i mire dhe urdherimet e tij duhet te marrin perparesi mbi te gjitha preokupimet e tjera. Ky fokusim jo vetem qe tregon dashurine dhe respektin tone per Perendine, por gjithashtu na mbron nga vendimet e rrembyera te castit te perqendruara tek vetja qe e perkeqesojne akoma edhe me teper konfliktin.  

2.      Hiq trarin nga syri yt (Mat 7:5). Ne paqeberje kerkohet qe te pranojme qendrimet, fajet dhe pergjegjesite tona perpara se te veme ne dukje se cfare kane bere te tjeret gabim. Nenvleresimi i gabimeve te vogla te te tjereve dhe pranimi me ndershmeri i gabimeve tona, shpesh here inkurajojne reagime te ngjashme nga kundersharet tane dhe hapin rrugen per nje dialog te sinqerte, per pajtim dhe per bisedime ndertuese.   

3.      Shko dhe tregoi vellait tend fajin e tij (Mat 18:15). Nganjehere paqeberja kerkon dhe ballafaqim ndertues. Kur te tjeret nuk pranojne te marrin pergjegjesine per veprimet e tyre, mund te na duhet te ballafaqohemi me ta ne menyre te hirshme, por me seriozitet. Nese refuzojne te pergjigjen si duhet, mund te na duhet te perfshijme shoke te respektuar, drejtues te kishes, ose individe te tjere asnjanes, te cilet mund te ndihmojne per te mekembur paqen.  

4.      Shko dhe pajtohu (Mat 5:24). Paqeberja perfshin perkushtimin dhe rimekembjen e marredhenieve te demtuara dhe zhvillimin e marreveshjeve te drejta dhe te kenaqshme per te gjithe ata qe jane te perfshire. Falja dhe bisedimet bashkepunuese pastrojne mbeturinat qe le konflikti, bejne te mundur pajtimin dhe paqen e vertete.  

Ky liber tregon sesi keto parime mund te zbatohen ne shtepi, ne vendin e punes, ne kishe dhe ne lagje. Nder te tjera shpjegohen keto ceshtje: 

·   Si ta perdorim konfliktin si nje mundesi per te kenaqur dhe nderuar Perendine 

·   Ndryshimet ndermjet bisedimeve, ndermjetesimit, arbitrimit, procesit gjyqesor dhe pajtimit te krishtere 

·   Perse te krishteret duhet t’i zgjidhin grindjet ne kishe, e jo ne gjykate?

·   Perse mund t’i besosh Perendise qe te te ndihmoje edhe ne konfliktet me te veshtira

·   Kur eshte gjeja e duhur qe thjesht ta lesh nje fyerje te kaloje 

·   Kur dhe si ti mbrosh te drejtat e tua 

·   Si t’i pohosh gabimet me ndershmeri dhe efektivitet 

·   Kur eshte e nevojshme te paguash demshperblim

·   Si te ndryshosh qendrime dhe zakone qe cojne ne konflikt 

·   Kur eshte momenti i duhur qe te ballafaqohesh me te tjeret ne lidhje me sjellje mekatare

·   Si te ballafaqohesh me te tjeret ne nje menyre efektive

·   Kur dhe si t’u kerkosh njerezve te tjere, apo kishes qe te nderhyjne ne njekonflikt 

·   Kur dhe si t’i falesh te tjeret dhe te arrish nje pajtim te vertete 

·   Si te besh marreveshje te drejta dhe te arsyeshme

·   Si te merresh me njerez qe refuzojne te jene te arsyeshem.

Ky liber pershkruan parimet qe nevojiten per ta trajtuar konfliktin me efektivitet dhe jep nje numer te madh ilustrimesh se si keto parime jane perdorur per zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe ceshtjeve gjyqesore qe kane ndodhur ne te vertete.

Sa me teper t’i studiosh dhe zbatosh parimet e Perendise per paqeberjen, aq me shume do te shikosh se sa praktike dhe te fuqishme jane ato. Kur perdoren sic duhet keto parime mund ta zhveshin konfliktin nga prirjet e tij shkaterruese dhe ta kthejne ate ne nje mundesi per te gjetur zgjidhje afatgjata per probleme serioze per te perjetuar nje rritje te ndjeshme personale, per te thelluar marredhenie dhe me e mira nga te gjitha, per ta njohur dhe per t’u kenaqur me Perendine ne nje menyre te re dhe te gjalle.

Pergatiti: Evis Gj. 

Modifikimi i fundit ( e premte , 24 nėntor 2006 )
< Mbrapa
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008