|
Permendet vetem tek 1 Kor. 15:29. Kjo shprehje e perdorur nga apostulli mund te perifrazohet ndryshe: “Ai qe i nenshtrohet nje pagezimi me gjak ne menyre qe t’i bashkohet nje kishe te lartesuar e cila nuk ekziston, [ne rast se te vdekurit nuk ringjallen] eshte i marre. Disa e konsiderojne kete shprehje si nje aluzion ndaj praktikes se çuditshme, qe siç thuhet filloi ne Korint. Gjate kesaj praktike, nje person pagezohej ne vend te atyre qe kishin vdekur tashme, para se te pagezohej vete dhe shpresohej qe keta te fundit do te perfitonin nga nje rit i tille. Mendohej qe ky mund te kishte qene nje nga zakonet e gabuara per te cilin Pali shkoi ne Korint “per ta vene ne vije”.
|