|
Në ditët e sotme jetët tona janë mjaft të ngarkuara me punë dhe ne kemi më pak miq të ngushtë sesa kishim 10 vjet më parë. Konsideroni dy lloje miqsh: miq të rrugës dhe miq të zemrës.
Një mik i rrugës është një shok që ecën me ju në rrugën e jetës. Mund të jeni komshinj ose të punoni në të njëjtën zyrë, të shkoni në të njëjtën shkollë ose kishë. Ju i doni me të vërtetë miqtë e rrugës. Megjithatë, kur rruga mbaron, kur dikush nga ju zhvendoset diku tjetër ose largohet nga puna, miqësia përfundon. Nga ana tjetër, mes miqve të zemrës ka një lidhje të tillë të fortë, që kur rrugët ndahen, miqësia vazhdon. S’ka rëndësi nëse keni qenë 10,000 milje larg dhe s’e keni parë njëri - tjetrin për vite, kur takoheni, duket sikur koha nuk ka ecur fare. “Shpirti i Jonathanit mbeti i lidhur me shpirtin e Davidit dhe Jonathani e deshi si shpirtin e vet”. 1 Samuelit 18:1. Merrni vendimin që gjatë rrugës të zini sa më shumë miq që të jetë e mundur dhe lutuni që disa prej tyre të hyjnë në zemrën tuaj. Për mua, dy nga mënyrat më të frytshme që kanë bërë të lindin miqësi zemre janë: të ftosh njerëz për të ngrënë një vakt dhe për të studiuar Biblën sëbashku. Ndarja e ushqimit është diçka e veçantë që e thellon miqësinë mes njerëzve. Në një mënyrë të ngjashme, studimi i Biblës është një eksperiencë e veçantë kur disa persona mblidhen për të ndarë nga Fjala dhe për t’u lutur, një gjë e tillë rrit miqësitë e zemrës. Jezusi tha: “Ju kam thirrur miq” (Gjoni 15:15). Lavdi Zotit si për miqësitë tuaja të rrugës ashtu edhe për ato të zemrës! Kërkoni inkurajimin e Zotit ndërsa zini miqësi të reja!
---------------------- Copyright: E. Stanley Ott www.buildingoneanother.org October 3, 2006 e-Volume 5, No. 40 Friends of the Heart |