.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow E Lumturuara Nena Tereze – Nder, Bekim dhe Krenari e Kombit Tone
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 63 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 169
Lajme: 361
Linke: 34
Vizitorė: 547330
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
E Lumturuara Nena Tereze – Nder, Bekim dhe Krenari e Kombit Tone Printo E-mail
Nene Tereza Atehere kur epoka e gjate mbi peseshekullore e pushtuesve otomane, mbi tokat arberore, po venitej dhe po fundosej ne perendimin e pergjithmonshem dhe Agu i Dites se Madhe te Shqiperise po afrohej, Dielli i kesaj dite te re i leshoi rrezet ne Shkupin tone te lashte.

Aty lindi Dielli, qe per me se nje gjysme shekulli do te nxente boten mbare me rrezet me te forta te dashurise dhe te miresise e do t'i rijetesonte te semurit, te varferit dhe te braktisurit, te te gjitha racave njerezore, anembane planetit tone.

Kjo ndodhi pikerisht me 26 gusht 1910, kur Drane e Kole Bojaxhiut u lindi nje vajze, si nje lule e bukur, te cilen e pagezuan me emrin simbolik – GONXHE. Ageja e Lazri ia kishin percjelur motres se vogel vlerat e larta edukative te marra nga prinderit, ia kishin mesuar lojerat femijenore dhe e kishin ndihmuar qe te behej nxenesja me e dalluar ne shkolle dhe ylli me i ndritshem ne veprimtarite kulturoreeartistike.

Gonxhja e bukur rritej duke shperndare nga Shkupi iVjeter vezullima dhe arome dashurie e njerezie, ne te gjitha tokat arberore.

Familja Bojaxhiu, si shume familje katolike, gjate muajve te veres, pushonin ne Letnice te Karadakut, ku perveç rekreacionit zhvillonin edhe veprimtari fetare e lutje, ne Shenjtoren e Zonjes se Madhe, qe populli e quan edhe "Zoja Cernagore". Si bije e nje familjeje te devotshme dhe te spikatur – perparimtare e patriotike, Gonxhja, disa vjet me radhe (1922 – 1928), nje pjese te pushimeve verore ne kete malesi i kalonte ne Stubell, duke i nderuar keshtu Martiret e Karadakut dhe Vatren e Pare te Arsimit Shqiptar ne Kosove.

Siç kane deshmuar nxenes te "Shkolles se Dom Mikelit", Gonxhe Bojaxhiu ishte inkuadruar edhe ne programet kulturoeartistike te nxenesve te kesaj shkolle.

Mbas gjashte vjet lutjesh te posaçme, larg syve te te gjitheve, para trupores se Zonjes se Madhe, ne Letnice, kur po mbushte 18 vjet, pikerisht me 14 gusht 1928, Gonxhe Bojaxhiu ndjen ne shpirt Thirrjen e Shpirtit te Shenjte dhe vendos qe rinine e gjithe jeten e Saj t'ia kushtoje Zotit, ne sherbim te njeriut nevojtar – te semure, te varfer, te braktisur…

Mbasi merr bekimin e familjes, Gonxhja pergatitet dhe me 26 shtator 1928 niset ne Udhen e Shenjterise, e cila, pasi kalon neper Zagreb e Dublin, e shpie ne Indine e larget, pikerisht ne Kalkute, ku nis Misionin e Saj te Dashurise e te Shenjterise dhe prej nga perhapi rreze te mirefillta dashurie, miresie e njerezie, ne te kater anet e botes.

Ate qe nuk mund ta benin as autoritetet shteterore, as institucionet ne Kalkute, ne sherbim te njerezve nevojtare, e beri Nena Tereze dhe murgeshat e Kongregates "Misionaret e Dashurise", qe u shperndane dhe vazhdojne sherbimet per te semuarit, te varferit e te braktisurit, ne mbare boten, pa dalluar raca, kombe, besime apo perkatesi te tjera. Hinduset, myslimanet dhe katoliket, ne Kalkute, te paret e thirren kete bije shqiptare Nene, per t'u njohur pastaj si nene e te gjitheve, kudo Ajo dhe murgeshat e Saj vepruan, ne mbare boten. Ishte veprimtaria e shenjte e Saj, qe solli vendimin historik: kur Nena Tereze, me 5 shtator 1997 nderroi jete, ne seline themeltare dhe qendrore te Misionareve te Dashurise, autoritetet shteterore dhe fetare te Kalkutes kane vendosur qe Ajo te varroset me ceremoni te trefishte mortore – katolike, myslimane dhe hinduse.

Nuk kishte lider as regjim qe mund ta mohonte, te mos e pranonte. Kudo mirepritej, sepse ishte e dashur per te gjithe. Edhepse diktatori komunist Enver Hoxha ia kishte keqtrajtuar Nenen Drane dhe Motren Age, me te cilat nuk ia kishte lejuar komunikimin, duke mos i lejuar as pjesemarrjen ne varrimin e tyre, Nena Tereze sapo kish mberrijtur ne Tirane, per te paren here (me 15 gusht 1989 – mu ne Diten e Zonjes se Madhe), bashke me te vejen Nexhmije Hoxha, shkoi dhe luti mbi varrin e Enver Hoxhes, duke u treguar keshtu te gjitha qenieve arberore, madje edhe njerezimit mbare, se Ajo nuk e njohu urrejtjen dhe se arma me e fuqishme dhe me efikase per luftimin e urrejtjes dhe pergjithesisht te keqes, eshte dashuria dhe besa ne Zotin.

Personalitetet boterore pranonin, se kur takoheshin me Nenen Tereze, ndjenin ne shpirt nje shkendije te fuqishme dashurie dhe shihnin sigurte optimizmin. Ish presidenti i SHBAeve Ronald Regan, ne nje rast kishte thene: "S'eshte e mundshme te jesh ne pranine e nje personaliteti, siç eshte Nena Tereze, dhe te mos jesh optimist. E kemi degjuar dhe veshtruar ne heshtje, me vemendje dhe dashuri, si heroine te kohes sone".

Me rastin e marrjes se Çmimit Nobel per Paqe, ne dhjetor 1979, ne Oslo, kryetari i Komitetit Nobel per Paqe – John Sannes, kishte thene: "Nena Tereze dhe motrat e Saj jane: jete ne varferi te plote, pune tejet e veshtire ditenate, nje jete kushtuar Zotit dhe njeriut qe vuan". Nderkaq sekretari i Komitetit Nobel per Paqe – Egil Aarvik, kishte thene: "Ajo na ka deshmuar se çka do te thote altruizmi, dashuria per te varfer, vepra me e larte dhe me bujare njerezore, dashuria qe s'pret asgje, qe beson ç do gje…"

Ish presidenti i SHBAeve – Bill Clinton, sapo kishte mbaruar lufta e NATOes kunder agresorit gjenocidial te Beogradit ne Kosove, dhe Kosova ishte çliruar nga hordhite kriminele e barbare serbiane, qe ne formacione ushtarake e paraushtarake, te dirigjuara nga kupola e regjimit te Beogradit, ushtronin spastrim etnik me gjenocid ne tokat tona, kishte shkuar ne Kalkute dhe duke u lutur mbi varrin e Nenes Tereze, nder te tjera i kishte thene: "Nene, ndjehem krenar dhe i çliruar ne shpirt, qe Zoti na ndihmoi dhe ta çova ne vend amanetin! Tashme populli yt ne Kosove eshte i lire dhe po nderton demokracine".

Papa Gjon Pali II, qe konsiderohet se ishte shenjti polak qe me shenjtereshen shjqiptare jetuan ne mesin tone, duke na e mesuar udhen e paqes, te dashurise dhe te flijimit per miresi, me shume se nje here ka thene se ka ndjere ne shpirt nje dashuri te jashtezakonshme ndaj Nenes Tereze, qe me te gjitha fuqite fizike dhe shpirteroreeshenjterore, ishte vene ne sherbim te njeriut nevojtar.

Pape Eojtyla, me shume se nje here kishte deklaruar publikisht, duke thene: "Fale dashurise se jashtezakonshme ndaj kesaj shenjtereshe te gjalle ne mesin tone, menjehere mbas popullit tim polak, thelle ne zemer e kam popullin shqiptar, qe eshte nje popull i madh, sepse nuk mund te jete i vogel nje komb qe botes ia ka dhuruar shenjtereshen e madhe – Nenen Tereze".

Jane te shumta çmimet kombetare e nderkombetare, qe ne te gjitha kontinente i jane ndare Nenes Tereze dhe Kongregates se Misionareve te Dashurise. Ne shenje mirenjohjeje e devocioni per veprat madhore me fryme shenjterie, ndaj njeriut nevojtar – te semure, te varfer, te lene…

Çmimi me i dashur per Nenen Tereze ishte "Urdheri i Arte Nder i Kombit" dhene nga Dr Sali Berisha, kur ishte president i Shqiperise, qe me pare i ishte ndare vetem Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Nena Tereze eshte shpallur shtetase dhe qytetare nderi e shume shteteve dhe qyteteve boterore, ne te gjitha kontinentet.

Por ajo qe eshte me kryesore, Ajo edhe sot vazhdon te jete banuese nderi e perjetshme ne miliarda zemra njerezore, anekend planetit tone. Fryma e Saj e dashurise, permes mijera motrave – Misionare te Dashurise dhe misionareve e veprimtareve te tjere, vazhdon te depertoje ne zemrat e njerezve te thjeshte dhe te personaliteteve anekend botes.

Ajo eshte ambasadorja e perjetshme e kombit tone, ne te gjitha mbreterite e botes, por edhe ne mbreterine hyjnore ne qiell, ku i prin Valles Shenjterore te Dashurise, ne Parajse.

Ne – motrat dhe vellezerit e Saj duhet te krenohemi dhe te mburremi gjithmone, qe patem fat e nder ta kemi Moter, Nenen e Botes Mbare – Shenjtereshen e Dashurise! Ne shenje nderi e falenderimi, mendoj se e kemi obligim moral, qe 5 Shtatorin – Diten e Nenes Tereze, ta shpallim kremte kombetare ne te gjitha trojet arberore. Gezuar!

Nga Engjell Koliq
Stubell, shtator 2006

Burimi: Gazeta Koha Jone

http://www.kohajone.com/lexo.php?id=6306 

Modifikimi i fundit ( e shtunė , 27 tetor 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008