.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Deshmi arrow Dikush qe mesoi te jetonte ndryshe! - Sonja
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 11 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Dikush qe mesoi te jetonte ndryshe! - Sonja Printo E-mail
Shpetimi shpirteror eshte gjeja me me vlere ne jeten time. Falenderoj Zotin per misionaret qe erdhen ne Shqiperi menjehere pas renies se komunizmit. Vendi yne atehere ishte paksa “naiv” dhe gati te pranonte cdo gje qe po ndertohej mbi te, por une jam shume falenderuese qe u njoha me fjalen e Ungjillit te vertete.

Menjehere pas renies se komunizmit Shqiperia u mbush me aktivitete te ndryshme qe mund te ishin te rrezikshme per jeten. Pjestaret e familjes sime ishin shume te lidhur me njeri-tjetrin. Nje dite, gjate vitit 1991 sa u qetesua pak situata ne vend, babi im vendosi te vizitonte nje moter qe jetonte ne Elbasan. Gjate rruges per ne Tirane, ne autobus u takua me dy misionare nga Italia. Babi ishte shume kurioz te fliste me keta persona te huaj dhe ne bisede e siper ata e ftuan ne kishen e tyre.

Sapo erdhi ne shtepi fjala e pare qe tha ishte “te dielen do shkojme ne kishe”. Une isha 9 vjec dhe prap mu duk shume e habitshme qe familja ime po interesohej ne dicka te re. “Nuk mjaftojne leket qe hedhim cdo vit nga ballkoni kur bie daullja e ramazanit, tani duhet te shkojme edhe ne kishe” mendova me vete.

Por pasi shkova ne kishe per tre te diela rresht, filloi te me pelqente shume sepse kishte shume femije te moshes sime dhe pervec kesaj na jepnin dhe gjera per te ngrene.

Te dielen e katert nje nga mesuesit me pyeti para klases nese e kisha mesuar vargun e javes permendesh dhe nese mund ta thoja para klases. Une s’e kisha fare idene se per cfare behej fjale dhe se pse duheshin mesuar permendesh vargjet e Bibles, por u turperova shume kur gati e gjithe klasa u cua nje e nga nje dhe thane vargun permendesh. Ca nga turpi dhe ca nga inati gjeja e pare qe bera kur vajta ne shtepi ishte te merrja dhe te mesoja vargun per javen tjeter qe ishte nga libri i Mateut 7:7 “Lypni dhe do t’ju jepet; kerkoni dhe do te gjeni; trokisni dhe do t’ju celet”. Pasi e mesova vargun isha shume e hutuar sepse nuk e kuptoja per cfare behej fjale. Te dielen tjeter sa shkova ne kishe me doli perpara gruaja e predikuesit dhe menjehere i tregova vargun dhe i thashe se nuk e kuptoja per cfare behej fjale. Cfare eshte ajo qe mund te kerkojme dhe qe do na jepet?

Zoti e perdori ate qe te me shpjegonte tere planin e shpetimit dhe pas 30 minutash u lutem bashke. Une pranova qe isha mekatare dhe qe vetem Jezusi, i cili vdiq ne kryq per te tere boten, mund te me shpetonte. U luta duke i kerkuar Jezusit te vinte ne zemren time dhe te me falte mekatet. Pas nje viti u pagezova ne Durres.

Me vone kur ishim ne Tirane une me kushuriren time filluam te shkonim ne nje kishe tjeter tek Pallati i Pionereve.

Nuk ishte e lehte qe kishat te qendronin ne nje ndertese per nje kohe shume te gjate dhe meqenese ato leviznin neper vende te ndryshme ne Tirane, ishte e veshtire qe t’i ndiqje rregullisht takimet. Pas dy vitesh kisha ku une shkoja pati mundesi te kishte ndertesen e saj per nje kohe te gjate dhe une shkoja rregullisht atje, deri sa fillova shkollen e mesme. Aty zura shume shoqe te reja qe me treguan gjera qe nuk ishin te shendetshme per jeten time te krishtere. Shume shpejt rashe ne rrugen e tyre dhe fillova te frekuentoja lokalet, diskot, provoja pije alkoolike, madje ndiznim dhe ndonje cigare per qejf. Por Zoti nuk me la kurre vetem. Menjehere sapo prindrit e mi e moren vesh se cfare isha duke bere, u perpoqen me sa mundesi kishin te me nisnin ne Amerike tek vellai i cili kishte nje vit qe jetonte atje. Menyra e vetme per te shkuar atje ishte si studente e shkolles se mesme dhe do jetoja me nje familje amerikane. Kur erdha ketu ne Amerike kisha shume frike se po te thoja qe kisha edhe vellain ketu, do te me kthenin mbrapsht.

Ne Indiana u takova me kushuriren qe ishte shpetuar ne nje kohe me mua ne Tirane dhe te dyja vendosem te shkonim ne shkolle Biblike. Mund te them me plot goje se ato ishin vitet me te bukura qe kam mesuar aq shume nga Bibla per Fjalen e Zotit. Pas dy vitesh, me vullnetin e Zotit, prindrit e mi erdhen ne Amerike ne shtetin e Arizones dhe donin medoemos te bashkoheshim si familje. Ne 2002 shkova ne Arizona dhe tani vazhdoj shkollen per infermiere. Ne Arizona fillova te shkoj ne nje kishe shume te madhe. Atje kishte shume njerez qe sherbenin dhe une nganjehere ndihesha shume dembele per t’u angazhuar sepse n.q.s nuk kerkoje vete te ishe i/e angazhuar te ndihmoje kishen nuk te luste njeri. Por para dy vitesh na u desh te leviznim ne nje qytet tjeter per te qene me afer shkolles sime dhe punes se prinderve dhe ketu ku jam tani, shkoj ne nje kishe shume me te vogel, me gati dyzet besimtare gjithsej. Por ky eshte nje nga qytetet qe po rritet me nje shpejtesi shume te madhe, shtepi te reja jane duke u ndertuar rreth kishes gati cdo dite. Mendoj se Zoti me solli ne kete qytet per nje arsye per t’i sherbyer atij me shume dhe per te perhapur lajmin e mire. Ju lutem qe ta mbani ne lutje kishen tone dhe programet qe po organizojme per lagjet perreth nesh, ne menyre qe te gjithe te kene mundesi te degjojne Fjalen e vertet te Zotit.

Modifikimi i fundit ( e hėnė , 16 tetor 2006 )
Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008