|
Cilat jane vlerat historike dhe tradita frymerore te Kishes Ungjillore ne Shqiperi?
Si paraqitet Komuniteti Ungjillor ne Shqiperi ne realitetin e vitit 2006?
Tradita e Ungjilloreve ne Shqiperi nuk fillon me historine postkomuniste te vitit 1991. Ne shohim qe kjo tradite i ka rrenjet qe me lindjen e besimit te Krishtere. Krishterimi ne Shqiperi eshte ngritur mbi nje baze apostolike. Pozita gjeografike e vendit tone e ben kete te pashmangshme. Ungjilli i Krishtit u fut per here te pare ne Evrope nga apostulli Pal ne Filipe te Maqedonise. Pastaj, duke udhetuar drejt perendimit, permes rruges Egnatia, ai predikoi ne Selanik, qyteti me i madh ne ate rruge. Me vone, ky qytet u be qendra nga ku krishterimi rrezatoi mbi Athine e Korint, si edhe mbi provincen e Ilirise. Eshte interesant fakti se si udhetimet e Palit ndiqnin besnikerisht rruget romake dhe se si pergjate tyre shtohej zinxhiri i bashkesive te hershme. Me te vertete, nje udhetim prej 270 km neper rrugen Egnatia, nga Selaniku drejt perendimit, do te depertonte deri ne zemren e Shqiperise. Pikerisht kete rruge ndoqi apostulli Pal. Gjate udhetimit te tij te trete, rreth vitit 59 pas Kr., ai i shkruante bashkesise se krishtere te Romes se "qe nga Jeruzalemi e perqark ne Ilirik u kam predikuar te gjitheve ungjillin e Krishtit” Historiani romak, Farlati, pohon se Kisha e krishtere ne Durres ishte me e vjetra ne Shqiperi, e formuar nga apostulli Pal gjate predikimeve te tij ne Iliri e Epir. Gjithashtu, ai vuri ne dukje se ne vitin 58 pas Kr. ne Durres ndodheshin 70 familje te krishtera, te cilat kishin si peshkop nje fare Ēezari apo Apolloni. Nje tjeter historian, Lavardini, duke shkruar rreth lashtesise se familjes Dukagjini, ne malet e veriut, permend se "ne brendesi te kesaj krahine mund te shihen monumente prej mermeri, mbi te cilat ende lexohen emrat e shume perandoreve, romake e te tjere, dhe, midis tyre, disa shprehje ose deshmi, qe tregojne qarte se apostulli Shen Pal ia predikoi popullit Ligjin e Birit te Perendise.” Shekujt i lene vendin njeri tjetrit dhe ndersa historia na prezanton me figura te ndryshme te saj, ja vlen te ndalemi ne historine e familjes Qiriazi. Ne vitin 1887, Korca u be qendra e te Krishtereve Ungjillore ne Shqiperi. Familja Qiriazi ekspzohet ndaj drites se Ungjillit dhe me te zjarrtet ne kete familje per besimin e tyre ne Krishtin, do te ishin Gjerasimi dhe motra e tij Sevastia. Ne keto vite, te Krishteret Ungjillore financojne perkthimin e pare te Bibles ne gjuhen shqipe, deri ne kete kohe sherbesat fetare ne vend beheshin ne gjuhet Greke dhe Latine. Merite te vecante ne kete ndermarrje te madhe ka dhe atdhetari tjeter Kostandin Kristoforidhi i cili ishte perkthyesi i Bibles se financuar nga Ungjilloret. Ne shtator te vitit 1891 Gjerasmi dhe Sevastia hapin ne Korce shkollen shqipe te vajzave, ku tekst kryesor per mesimdhenie ishte Bibla shqipe e lartepermendur. Nje vit me pas ne 14 Nentor 1892, Gjerasimi me nje grup te tjere atdhetaresh Ungjillore ku nder te tjeter vlen te permendim dhe Petro Nini Luarasin, themelojne VELLAZERINE UNGJILLORE TE SHQIPERISE. Menjehere VELLAZERIA UNGJILLORE e SHQIPERISE fillon te publikoje organin e saj te shtypit te titulluar “LETRA E VELLAZERISE”. Per Gazeten “Letra e Vellazerise” na duhet te themi qe ishte i pari material qe eshte printuar ne Shqiperi ne gjuhen Shqipe. Puna mbi themelet e Vellazerise Ungjillore qe u hodh nga Atdhetaret Ungjilore ne 1892, u rinis ne Shqiperi edhe nje here menjehere pas tronditjeve te medha qe ndodhen ne vendet e Evropes Lindore ne vitet 1990. Ne vitin 1992 VUSH rinis veprimtarine e saj, ne vazhdim te punes dhe vepres se te krishtereve shqiptare te shekujve te pare dhe te atdhetareve si Qiriazi. Ne traditen e mire te nisur nga atdhetaret tane tre shekuj me pare, ne lidhje me botimin shqip te Bibles ne gjuhen amtare, sot te Krishteret Ungjillore ne Shqiperi vazhdojne kete tradite me botimet e tyre ne shqip te perkthimeve te ndryshme te Bibles, te komentareve te pasur Biblik, librave dhe materialeve te ndryshem te nivelit teologjik, akademik dhe shoqeror. Gazeta “Letra e Vellazerise” e printuar nga Qiriazi tre shekuj me pare, vazhdon te printohet ne Shqiperi nga Ungjilloret e sotem nen te njejtin titull, “Letra e Vellazerise”. Kjo gazete eshte organi zyrtar i Vellazerise Ungjillore te Shqiperise sot. Raporti Kerkimor i vitit 2006 numeron mbi 220 kisha Ungjillore ne Shqiperi dhe mbi 22 mije besimtar Ungjillore te cilet jane aktiv per besimin e tyre ne vendin tone. Te Krishteret Ungjillore ne Shqiperi sot, jane aktiv ne sherbesat e Adhurimit, Lutjes dhe studimit te Bibles. Jane aktiv ne kriza te ndryshme kombetare. Kush mund te harroje kontributin e madh te Ungjilloreve ne krizen e vitit 1999, ku kishat Ungjillore ne Shqiperi u kthyen ne vendstrehimet e mijera grave dhe femijeve te lenduar nga lufta ne Kosove. Jane me dhjetera kisha Ungjillore ne vend te cilat jane te perfshira gjeresisht sot ne punen humanitare dhe veprat e bamiresise. Jane me dhjetera kisha Ungjillore sot qe jane duke bere nje pune te pashembullt edukimi dhe arsimimi. Dhurimi i Gjakut i 250 Ungjilloreve ne 10 Dhjetor te 2005 flet shume qarte qe Kisha Ungjillore nuk eshte nje subjekt qe indoktrinon njerez, por eshte nje Trup qe cliron pa nderprerje energjine dhe dashurine e Perendise. Hisorianet thone se: Kur njerezit pranojne nje Doktrine, besimi i tyre eshte Doktrinal, por kur njerezit pranojne nje Fakt, Besimi i tyre eshte Historik. Historianet vazhdojne e thone se Besimi Historik eshte Guri Themeltar i Historise. Kisha Ungjillore ne Shqiperi eshte nje fakt, fakti i nje realiteti te pandryshueshem qe prej ardhjes se krishterimit ne vendin tone. Kisha Ungjillore Shqiptare eshte Gur themeltar ne traditen historike e fetare te kombit Shqiptar. --------------------------- Autor: Pastor Akil Pano Shenim: Ky shkrim nuk mund te perdoret/publikohet ne asnje rast pa lejen e vete autorit. Shenim: Nese deshironi te merrni njoftime te here-pas-hereshme nga albKristian.com, atehere mund te abonoheni te Buletini i albKristian.com |