.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Jeta e Krishtere arrow Shthurrja e sotshme, sfide per besimtaret...
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 54 vizitore nė linjė dhe 1 anetare nė linjė
Esti
Logohuni
Shthurrja e sotshme, sfide per besimtaret... Printo E-mail
Mediat herë pas here tregojnë për raste apo ngjarje të cilat ndodhin nëpër shkollat e mesme si dhe ato të larta shqiptare. Fatkeqësisht, shpesh dëgjojmë për studentë të cilët përdorin drogë ose që të paktën dëshmojnë se e kanë provuar. Ndërsa ngjarje të tjera tregojnë për sjellje dhe histori të cilat bëjnë bujë për shkak të detajeve me natyrë seksuale midis vetë të rinjve.

Një nga ngjarjet që u raportua kohëve të fundit nga mediat përmbante prova shqetësuese, jo vetëm thjesht për personat që merrnin pjesë në të, por akoma më tepër sepse ato ishin tregues të një realiteti të errët moral në të cilin gjendet rinia e sotshme.

Lajmi nëpër gazeta shoqërohej me foto nga një video që kishte filluar të qarkullonte nëpër celularët e të rinjve. Ajo që tregonin gazetat ishte sa e turpshme, aq edhe shqetësuese. Aty jepeshin prova të qarta nga momentet e një ngjarje që gati dukej e pabesueshme, mbase edhe për faktin se ajo që ishte xhiruar nuk kishte ndodhur në një moment intim midis dy personave, por në mes të një klase e cila dukej se ishte me nxënës të tjerë.

Në fillim, shumica e mediave komentuan sikur kjo video ishte bërë në një nga shkollat e mesme shqiptare. Kjo ide solli goxha reagim nga ana e mediave dhe vetë njerëzve, të cilët me të drejtën e tyre të plotë u shqetësuan për një sjellje që për ta duket akoma e huaj ose të paktën plotësisht jashtë karakterit dhe kulturës së rinisë shqiptare.

Personalisht kam bindjen se edhe nëse kjo video nuk do të ishte bërë në Shqipëri, ajo nuk do ta cënonte shumë repertorin e ngjarjeve dhe historive që tregojnë mbi shthurrjen e të rinjve shqiptarë, të cilat jo rrallë bëhen protagoniste edhe nëpër ekranet apo faqet e mediave.

Me pak fjalë, shthurrja që karakterizon një pjesë të rinisë shqiptare, nuk do cungohej shumë nga vendimi që kjo video është bërë në Shqipëri ose jo, pasi për ata prej nesh që i vëzhgojmë këto dukuri vazhdimisht, ekzistenca e sjelljeve të tilla nuk është risi.

Ndërkohë, nga ana tjetër është shqetësues reagimi i disave të cilët mund t’i konsiderojnë këto sjellje si shenjë e emancipimit seksual, por që në të vërtetë në ndërgjegjjen e tyre ata nuk do ta pranonin këtë lloj sjellje (shthurrje morale) në jetën e fëmijëve të tyre.

Fatkeqësisht, realiteti tregon dukshëm që një pjese e rinisë shqiptare operon nën rregulla të tjera morale të cilat bëhen thjesht më të dukshme kur dalin në publik, por që ndërkohë i kanë vendosur rrënjët e veta dhe ngja gjasat duket se do të vazhdojnë.

Sjelljet seksuale të disa prej të rinjve të sotshëm janë të shtyra nga epshi i brendshëm. Ata tashmë i japin rregullisht shfre epshit të tyre deri sa kur dëshirat e tyre manifestohen në akte degjeneruese për vetë dinjitetin e tyre personal.

Ajo që po ndodh me këta të rinj është një tregues tjetër që dëshmon për rrënimin e dinjitetit dhe personalitetit të vetë njerëzve në shoqërinë shqiptare. Shqetësues nuk është thjesht thyerja e disa “tabuve” - siç do t’i quanin disa sjelljet e këtyre të rinjve - por shpërfillja ose mbytja e vlerave shpirtërore e morale të cilat duket sikur e kanë humbur fare peshën (rëndësinë) e tyre kundrejt përmbushjes së nevojave dhe dëshirave seksuale që tashmë sundojnë në zemrat, mendjet, trupat e si rezultat edhe në sjelljet e tyre.

Nga njëra anë duhet të konsiderojmë se cili duhet të jetë qëndrimi dhe reagimi i besimtarëve. Që të marrim vendimin më të mirë duhet që më parë të konsiderojmë bazat biblike dhe nëpërmjet tyre të shqyrtojnë më pas arsyet të cilat i shtyjnë këta të rinj të sillen në këto mënyra.

Uroj që secili prej nesh ta marri këtë sfidë seriozisht përpara Perëndisë me lutje dhe duke studjuar Fjalën e Tij për të kuptuar më mirë rolin që duhet të luaj për të shpallur Ungjillin dhe të Vërtetën e Perëndisë për cdo njeri....

Autor: Elvis Plaku

Modifikimi i fundit ( e premte , 07 shtator 2007 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008