|
Krishti u ngjall! Me te vertete u ngjall! |
|
|
|
Rreth 4 000 besimtarë nga e tërë Shqiperia u mblodhën në pallatin e sportit "Asllan Rusi", në Tiranë për të festuar Pashkët në përkujtimin e ringjalljes së Zotit tonë Jezu Krisht.
Takimi filloi me oren 11:00 dhe organizohej nga Vellazeria Ungjillore Shqiptare (VUSH). Nen drejtimin e korrit prej 20 vetash, njerezit adhuruan me kenge e lavde kete dite te bekuar qe eshte themeli i besimit te krishtere. Fjalen e prezantimit e mbajti Akil Pano, sekretar i pergjithshem i cili beri nje prezantim te historikut te VUSH-it.
Me vone gjate takimit u drejtuan lutje nga kryetari i VUSH, Pellumb Kllogjeri dhe ne fund pas tij e ndau fjalen e Perendise, pastor Fitor Muça. Ne mbyllje te takimit, pershendeti me nje kenge , kantautori Saimir Braho.
Besimtaret erdhen per ti dhene Perendise ate qe i takonte Perendise. Lutja jone qe takime te tilla te kene si synim ti japin Perendise ate qe i takon Perendise dhe njeriut ate qe i takon njeriut.
Ky ishte takimi me i madh i organizuar mes kishave ungjillore ne Shqiperi. Sugjerimi yne do te ishte qe ndoshta heren tjeter Pashket duhen festuar tek sheshi "Skenderbej" per t'u dhene mundesi kujdo qe kalon neper kete shesh te marrin mesazhin e Pashkeve dhe te bekohen. Gjithesesi kjo ngelet thjesht sugjerimi yne personal.
|
|
Modifikimi i fundit ( e shtunė , 10 qershor 2006 )
|