|
Kurani pohon disa besime të caktuara mbi Jezusin që janë biblikisht të vërteta: Lindi nga një virgjëreshë, kreu mrekulli, duke shëruar të verbrit, lebrozët, duke ngritur të vdekurit, ai kishte dishepuj dhe mohohej nga të tijtë. Jezusit i jepen shumë tituj madhorë në Kuran, si “Shërbëtori i Perëndisë”, “Profeti dhe Apostulli i Perëndisë”, “Fjala e Perëndisë”, “Fryma nga Perëndia” dhe “Një nga të Drejtët”. Ai quhet më shpesh “Isa, biri i Maries”, duke theksuar lindjen e tij prej një gruaje të virgjër, por thuhet qartë se nuk është “Perëndia në mish” (Ai nuk është më shumë se një profet”, jo “biri i Perëndisë” dhe nuk ka vdekur në kryq. Sipas Kuranit, edhe sikur ai të kishte vdekur në kryq, një vdekje shlyese nuk është e mundur. Në të shpallet tre herë se në Ditën e Gjykimit “Askush nuk mund të mbajë mëkatet e një tjetri!”.
Pra, megjithëse ka disa ngjashmëri me Jezusin e Biblës, Kurani paraqet disa pengesa të fuqishme teologjike që myslimanët ta njohin atë si Mbreti Mesianik i dërguar për të sjellë faljen e mëkateve dhe çlirimin nga pushteti i vdekjes, Satani dhe padrejtësia (2 Pjet.3:13). Mund të provoni të lexoni këto tekste nga Kurani mbi Jezusin: Sura 3:45-51: Familja e Imraanit (vini re se Kurani ndahet në kapituj që quhen Sura, të cilët kanë emra dhe vargje). Kurani gjendet lehtë në disa faqe interneti.
Cila ësthë përvoja e Perëndisë së myslimanëve?
Një autor i krishterë i ka përshkruar si më poshtë idetë islamike dhe përvojën e Perëndisë:
“Është sikur një person në dritën e zbehtë të agimit duhet të shikojë në një ndërtesë të largët. Ai sheh ndërtesën deh percepton vetëm një ndërtesë, por është i paaftë që të tregojë nëse është një rezidencë apo fabrikë. Ai është i sigurt se ka vetëm një kat dhe është ndërtuar me tulla. Por kur afrohet dhe sheh ndërtesën në dritën e diellit, ai e kupton se është ndërtuar nga gurë e jo tulla dhe në vend që të ketë një kat ka tre kate. Tani ai e njeh ndërtesën ashtu siç është në të vërtetë. Kur një mysliman shikon nga Perëndia në dritën e diellit, ai e kupton se është ndërtuar nga gurë e jo tulla dhe në vend që të ketë një kat ka tre kate. Tani ai e njeh ndërtesën ashtu siç është në të vërtetë. Kur një mysliman shikon nga Perëndia në dritën e pa përkryer të zbulesës së Kuranit dhe me arsyetimin e tij ai shikon fuqinë e vullneti e Perëndisë, por nuk shikon dashurinë e Perëndisë. Ai shikon unitetin e Perëndisë, por nuk shikon që Ai është trini në unitet. Një njohje e tillë e Perëndisë është e mundur vetëm kur dikush e shikon Perëndinë në Birin e tij, Jezu Krishtin”.
Marrë nga: Një Përgjigje e krishterë ndaj islamizmit nga Uliam M. Miler, Presbyterian and Reformed Publishing Co. 1976 (STL, riprintuar më 1986, faqet 75-76).
FJALA ALLAH
Vini re se fjala Allah përdoret për fjalën Perëndi në Biblën arabike. Një numër mjaft i vogël besimtarësh arabisht-folës përdorin fjalën “Allah” për Perëndinë e Biblës. Teksti i mësipërm është Gjoni 1:1 në Bibël. “Në fillim ishte Fjala, Fjala ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi”.
|