|
Unë kam lindur në një familje të pasur. Si babai ashtu dhe nëna ime u përkisnin familjeve me një trashëgimi të pasur fetare. Fatkeqësisht tensionet në martesën e prindërve, që lidheshin me martesën e babait tim me një grua të dytë, shpejt shkaktuan divorcin e prindërve të mi. Unë dhe nëna ime lëvizëm disa herë, por në fund u vendosëm në Mumbai.
Kur isha shumë e re dëgjova në ëndërr Perëndinë që më thirri dhe ndërsa shikova drejt qiellit pashë qiejt të ndriçuar me një dritë të fuqishme. Më vonë nisa të studioj kuranin në anglisht. Unë trazohesha nga revoltat e myslimanëve hindu dhe urrejtja e myslimanëve për ndjekësit e Jezusit dhe judenjtë. Atëherë ndalova së luturi dhe praktikuari islamizmin. Besoja akoma te perëndia, por isha e zemëruar dhe shpesh mendoja për të kryer vetëvrasje. Një ditë kur po mendoja seriozisht që të vrisja veten, më zuri gjumi dhe përjetova një përvojë mahnitëse. E pashë veten afër një statuje të Jezusit në një vend mjaft të njohur për mua. Ndjeva atë çast një prani paqësore që ishte vërtet hyjnore, por ende e kundërshtoja Perëndinë në mendimet e mia. Pas rreth një viti, kur e vizitova atë vend, pashë për habinë time fjalët e Jezusit të shkruara nën statujë: “Unë jam Ngjallja dhe Jeta”. Gjërat nuk shkuan mirë në punë dhe në marrëdhënie e atëherë mendova që të vrisja pjesëtarët e familjes apo t’i bashkohesha mafias ose xhihatit. Por një natë u zgjova nga gjumi dhe pashë qartë fytyrën e Jezusit në dhomën time. Dëgjova zërin e tij që më tha: “Tani e tutje mos ji më e trishtuar, sepse tërë dhembjet e vuajtjet e tua janë të miat, ndaj dhe shkova në kryq për ty”. Mrekullisht, atë çast, zemërimi im, urrejtja, frika, shqetësimi dhe fryma negative u larguan prej meje. Gëzimi e paqja m’u kthyen dhe u zgjova e freskët e plot gëzim. Muajt e tensionit e dhembjes u larguan. Shpejt u takova me të tjerë që vinin nga një prejardhje myslimane, që kishin përvoja të ngjashme me të miat. Unë fillova të krijoj poema dhe këngë për Zotin tim. Të takuarit me Jezusin kishte krijuar një pasion në mua që të adhuroja Perëndinë.
Citim:”Fushat e gjera Ganges të Indisë veriore përmbajnë përqendrimin më të madh të të pa ungjillëzuarve në botë. India e Veriut mund të jetë guri i provës për suksesin apo dështimin në realizimin e ungjillëzimit të botës në brezin tonë” –Patrick Johnstone.
Mund të ketë rreth 145 milion myslimanë në tërë Indinë. Perëndia i do të gjithë. India ka më shumë myslimanë se të gjithë vendet e mëposhtme të marra së bashku: Jemeni, Iraku, Jordania, Bahraini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia saudite, Omani, Kuvaiti dhe Egjipti. |