Momentalisht në Dubai Gjenden rreth 1000 ndërtesa të larta Me më shumë se gjashtëmbëdhjetë kate Që janë planifikuar, nën ndërtim Ose kanë përfunduar. Kulla e Burj Dubait do të jetë pranë përfundimit rreth periudhës së Ramazanit 2008. Kjo ndërtesë do të ketë 162 kate dhe maja e kullës do të arrijë deri në 1000 metra lartësi.
Lindja e Mesme është një rajon plot me kontraste të dukshme. Vuajtje të pafundme në Irak, Gaza, Izrael, Bregun perëndimor, Liban, lagjet e varfëra të Kairos dhe zonat e vobekta të shkretëtirës. Në të njëjtën kohë pasuria e vendeve të Gjirit nuk mund të shpërfillet. Por edhe në rrethinat e Dubait, Katarit dhe Bahrainit, mbizotëron padrejtësia. Indianët e varfër dhe punëtorët mysafirë Filipinas nuk kanë gjithnjë jetë të lumtura. Disa madje e krahasojnë ekzistencën e tyre me skllavërinë. E megjithatë, të gjithë, të varfër e të pasur janë krijuar në shëmbëllimin e Perëndisë. Të gjithë duhet të zbulojnë jetën e vërtetë përmes Mesias, Qengjit të Perëndisë (Gjoni 10:10-11).
Kushdo që bën një kërkim të thjeshtë në Google në lidhje me Dubain, Abu Dabin, Katarin, Iranin, Irakun ose Egjiptin, do të habitet nga ndryshimet në këto vende. Faqet e internetit e mëposhtme mund të ndihmojnë për ta kuptuar më mirë Lindjen e Mesme (adresat janë dhënë për informacion, disa do të jenë më të vlefshme, më të sakta dhe më të dobishme se të tjerat). |