|
Fjala "Islamizëm" do të thotë thjesht nënshtrim ndaj Perëndisë dhe një mysliman është dikush që ndjek ligjet e praktikat e islamizmit. Myslimanët thonë se islamizmi e ka zanafillën tek Adami. Por Muhamedi nderohet nga myslimanët si profeti më i mad hi fesë. Emri i tij do të thotë " I lavdëruari".
Ja disa fakte nga jeta e hershme e Muhamedit: Ai ka lindur në vitin 570 pas Krishtit në Mekë, një qytet i Arabisë Saudite dhe ishte pjestar i Hashimit, klanit të fuqishëm të fisit Kuraish. I at ii vdiq para se të lindte dhe nëna, Amina vdiq kur ai ishte gjashtë vjeç. Muhamedi nisi të jetojë me gjyshin, që ishte rojtari i Kabës, ndërtesës më të shenjtë në Meka. Pas dy vitesh, i vdiq edhe gjyshi e atëherë, nga mosha tetë vjeçare u rrit nga xhaxhai, Abu Talibi, që ishte një tregtar që punonte në rrugët ku kalonin devetë e ngarkuara me mallra.
Gjatë jetës së Muhamedit adhurimi pagan i idhujve ishte mjaft i pranishëm. Mendohet të ketë pasur 360 perëndi dhe perëndesha që adhuroheshin prej arabëve dhe Meka ishte qëndra kryesore e idhujtarisë në atë rajon, sipas historianëve myslimanë, që kur ishte djalë, Muhamedi e urrente adhurimin e idhujve dhe bënte një jetë të pastër morale.
Zbulesa fillestare: Sipas myslimanëve në moshën 40 vjeçare, Muhamedi u bë mjaft i preokupuar me gjendjen e bashkëqytetarëve të tij dhe nisi të shpenzojë pjesën më të madhe të kohës duke medituar. Gjatë muajit të Ramazanit, Muhamedi veçohej në një shpellë në Malin Hira, që ndodhej disa kilometra larg Mekës. Pikërisht në një nga këto kohë meditimi, në vitin 619 pas Krishtit , Muhamedi supozohet të ketë filluar të marrë zbulesa dhe udhëzime që besonte se i vinin nga kryeëngjëlli Gabriel. Këto "zbulesa" përbëjnë bazën e Kuranit. Në fillim, Muhamedi madje dyshoi se ishte profet, por më pas u bind. Muhamedi shpalli se Kurani ishte zbulesa përfundimtare nga Perëndia supreme. Ai ndaloi adhurimin e idhujve. Muhamedi vdiq nga shkaqe natyrore në vitin 632 në Medinë, të Arabisë Saudite.
Marrëdhënie me Judenjtë dhe të Krishterët:
Gjatë jetës së tij, Muhamedi u takua me shume njerëz që vetëquhen të krishterë, ndonëse është e debatueshme sesa shumë prej tyre ishin besimtarë të vërtetë. Muhamedi ka mësuar shumë aspekte të zakoneve fetare të hebrenjve nga klane hebraike që jetonin në Rajonin e Mekës dhe Medinës. Roli i Muhamedit si profet nuk u pranua nga judenjtë dhe u shkaktua si rrjedhim i një konflikti serioz. Ide hebraike dhe të krishtera, koncepte dhe histori janë mjaft të pranishme në Kuran, ndonëse janë shpesh të deformuara.
Burri ideal
Në islamizëm, Muhamedi shihet si "burri ideal". Ai nuk shihet aspak si hyjnore e as nuk adhurohet, por është model për tërë myslimanët, në lidhje me atë sesi ata duhet të jetojnë. Nuk lejohen statuja të Muhamedit si mbrojtje ndaj idhujtarisë. Shpalljet jo kuranike të Muhamedit, zakonet dhe veprimet personale të tij shërbejnë si udhëzues për të gjithë myslimanët. "Udha e Profetit" i ndihmon myslimanët të dallojnë çështë e mirë dhe e drejtë.
Megjithatë, ndjekësit e Jezusit e shohin Zotin e tyre si qënie njerëzore ideale.
Meka dhe personazhe të ndryshme
(Me rëndësi: Bibla nuk mëson asnjë nga këto ide të gabuara rreth personazheve biblike.)
Myslimanët thonë se parajsa e parë ka qënë në qiej. Sipas traditës islamike, kur Adami dhe Eva u dëbuan nga Parajsa, ranë në pjesë të ndryshme të tokës; Adami në ishullin e Sri Lankës dhe Eva në Arabi, afër vendit që do të ishte porti i Jedahut. Adami dhe Eva u ndanë nga njëri – tjetri për 200 vite e më në fund, Perëndia i la të bashkoheshin përsëri në Arafat, në afërsi të qytetit të Mekës, sipas myslimanëve, Adami supozohet të ketë ndërtuar ndërtesën e vogël kubike në Mekë, të quajtur Kaba si vend adhurimi. Kaba e parë u shkatërrua në përmbytjen e Noueut, Adami thuhet të ketë vdekur dhe të jetë varrosur në Mekë. Eva supozohet të jetë varrosur në vendin që akoma mbart emrin Jida (Jeda), duke nënkuptuar stërgjyshin nga nëna në arabisht.
Myslimanët besojnë se Hagari dhe Ishmaeli shkuan në zonën e Mekës, në Arabinë Saudite, pasi duhet të linin shtëpinë e Abrahamit. Pikërisht atje Hagari zbuloi me ndihmën e ëngjëjve, ndërsa po endej midis dy kodrinave të quajtura Safa dhe Marva, një burim të quajtur Zamzam.
Shtegtarët në Mekë ecin në gjurmët e Hagarit shtatë herë, midis Safës dhe Marvës, në xhaminë Al Haram. Abrahami supozohet të ketë ardhur për të vizituar birin e të dy kanë marrë një udhëtim nga Perëndia për të rindërtuar Kaban. Myslimanët madje thonë se gjurmët e këmbëve të Abrahamit ndohen në një faltore të vogël praën Kabës. Kur Kaba përfundoi së ndërtuari , Gabrieli solli gurin e famshëm të zi që të përfshihej në ndërtim (i tërë objekti i vogël në një qoshe). Disa spekulojnë se ky nga kopshti i Edenit, që mendohet se është errësuar nga mëkatet e shtegtarëve.
Perëndia i kërkoi Abrahamit që të flijonte të birin, Ishmaelin (jo Isakun, sipas myslimanizmit) në zonën midis truallit të Kabës dhe Malit Arafat. Supozohet se e ka gjuajtur Abrahamin me gurë kur u tundua që të mos i bindej Perëndisë. Myslimanët akoma e përkujtojnë këtë tundim dhe bindjen e Abrahamit, duke goditur simbolikisht Satanin dhe duke flijuar një kafshë (zakonisht një dele) në një vend që ndodhej disa kilometra larg Kabës. Ja pse muslimanët e shohin Mekën si diçka kryesore në besimin e tyre, përveç Muhamedit, në besimin islamik shumë personazhe biblike lidhen po ashtu me qytetin e rajonin. |