.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow Dita 30 - (30 Shtator): Ahmedabadi
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 4 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 215
Lajme: 412
Linke: 35
Vizitorė: 640390
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
Dita 30 - (30 Shtator): Ahmedabadi Printo E-mail
Myslimanët e varfër të Indisë

Në zemrën e shtetit Guajaratit në Indinë perëndimore, ndodhet qyteti i shtatë më i madh, Ahmedabadi, që ka një popullsi prej mëse pesë milion. Më parë i famshëm si vendlindja e Gandit dhe i njohur për pacifizmin dhe tolerancë, Guajarati është kthyer në një qendër të rëndësishme për hindutë e njohur si "hindutva" që përpiqen të ruajnë dhe të zgjerojnë ndikimin e hinduve në mbarë Indinë, duke përjashtuar islamizmin dhe krishterimin.

Një qytet i ndarë: Ahmedabadi pasqyron dukshëm divergjencat në rritje të kulturave, ashtu si lumi Sabarmati ndan Ahmedabadin në dy botë krejt të ndryshme. Në anën perëndimore të lumit ndodhet një qytet që sa vjen e begatohet, modern dhe kryesisht hindu.

Elita moderne indiane është e pranishme në rajonin tregtar dhe kompleksin e dyqaneve. Kurse në lindje ndodhet një qytet i lashtë, kaotik dhe kryesisht mysliman, i rrethuar me mure, rrugica gjarpëruese dhe lagje të izoluara që pasqyrojnë të kaluarën Islamike të Ahmedabadit.

Më shumë se një milion myslimanë të lënë pas dore ekonomikisht jetojnë në qytet. Shpesh të papunë dhe të paaftë që të kthehen në fshatrat e tyre, shumë prej tyre thjesht mbijetojnë në geto dhe lagje të varfra dhe tani edhe elita përparimtare myslimane e ndjen izolimin dhe pabarazitë ekonomike me hindutë. Nuk ka zgjidhje të lehta për këtë vuajtje të thellë njerëzore.


Që Jezusi të njihet: Si besimtarë të krishterë, ne besojmë se nevoja më e madhe e myslimanëve është Krishti. Por vetëm një pjesë mjaft e vogël e shërbesës ungjillëzuese në Guajarat, fokusohet mbi popullin e paungjillëzuar mysliman të Ahmedabadit që përfshijnë: shaikët, bohrët, memonët, patanët dhe saidët. Shumë ndjekës të Jezusit e pranojnë haptazi se kanë frikë që të ungjillëzojnë në komunitetin mysliman. Imagjinoni më shumë se një million njerëz në Ahmedabad, që nuk kanë asnjë dëshmi të ungjillit.

Lutuni për punëtorë që ta sjellin ungjillin tek myslimanët e Guajaratit.

KËRKESA LUTJEJE
  • Lutuni që myslimanët ta kuptojnë paaftësinë e tyre për të plotësuar kërkesat e ligjit të përsosur të Perëndisë.
  • Që myslimanët të mbushen me frikën e Perëndisë (Fj.Urta 1:7).
  • Kërkojini Perëndisë që të ngrejë gjithnjë e më shumë ndjekës besnikë të Krishtit në mes të myslimanëve të Gujaratit, që të jenë shembuj të perëndishmërisë dhe të jenë plot me shpresë në situata të vështira.
Modifikimi i fundit ( e enjte , 30 tetor 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008