.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow Dita 29 – (29 Shtator): Surinami
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 12 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 215
Lajme: 412
Linke: 35
Vizitorė: 640399
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
Dita 29 – (29 Shtator): Surinami Printo E-mail
Një vend me shumëllojshmëri të madhe

Surinami, i njohur më parë si Guajana holandeze, është një republikë e vogël në bregun verilindor të Amerikës së Jugut, 80% e së cilës përbëhet nga pyje tropikale me shira të dendura. Nuk është e pazakontë të shohësh majmunë që kacavirren nëpër pemë dhe gjarpërinj boa që kalojnë në mes të rrugës. Rajoni i brendshëm ka mbetur i paprishur dhe nuk është shumë i banuar. Surinami është katër herë më i madh se Hollanda dhe u kthye në një koloni holandeze më 1667. Pas zhdukjes së skllavërisë më 1863, mbërritën bujq nga India dhe ishulli indonezian Java. Më 1975, Surinami fitoi pavarësinë nga Hollanda.

Larmi popujsh: Surinami përbëhet nga një larmi popujsh, gjuhësh dhe besimesh fetare. Indianët lindorë përbëjnë 37 % të popullsisë, kreolët (të bardhë dhe me ngjyrë) 31%, javanezët 15 %, "Marunët" (ish skllevër afrikanë që u arratisën në brendësi të vendit) 10%, amerindianët 2%, kinezët 2%, të bardhë dhe të popuj të tjerë 3%. Në Surinam fliten 11 gjuhë të ndryshme por gjuha zyrtare është hollandishtja, megjithëse gjuha e urinamasve Sranang Tongo flitet nga shumica e popullit dhe shumë surinimas flasin edhe anglishten. Përkatësia fetare është mjaft e larmishme: hindu 27.4%, protestantë 25.2% (kryesisht moravianë), katolikë romanë 22.8%, myslimanë 19.6% (88,000), të besimeve indogjene 5%. Ndodhen disa xhami në tërë vendin. Shumica e 439,000 surinamasve jetojnë në kryeqytet, "qytetin e luleve", Paramaribo. Këtu gjendet një xhami, një tempull hindu, një kishë, një katedrale dhe një sinagogë, brenda njëqind metrash.

Ndërsa në vende të tjera myslimanët thërriten për lutje nga maja e minares së xhamisë, surinamasit me origjinë javaneze ndjekin zakonet e paraardhësve dhe u përgjigjen tingujve të daulles.

XHAMITË

Xhamia është një vend adhurimi për ndjekësit e islamizmit. Në arabisht xhami do të thotë "masxhid". Qëllimi kryesor i xhamisë është që të shërbejë si një vend ku myslimanët mund të mblidhen për lutje, por ndonjëherë xhamitë kanë role domethënëse si një qendër komuniteti ku njerëzit mund të zhvillojnë festime, të mësojnë më shumë mbi islamizmin dhe të takohen me myslimanë të tjerë. Të gjitha xhamitë kanë sallone lutjesh dhe disa prej tyre kanë kube dhe minare. Xhamitë kanë një element që quhet "mihrab", që tregon drejtimin e Mekës.

KËRKESA LUTJEJE
  • Megjithëse gjenden disa denominacione të krishtera në vend, Ungjilli ka ecur me ngadalë ndër myslimanët javanezë dhe hindustanë. Lutuni që filmi i Jezusit dhe orvatje të tjera mediatike të jenë efektive për ungjillëzimin e myslimanëve. Filmi i Jezusit është përdorur intensivisht në kinema dhe në television.
  • Gati një e treta e popullsisë u largua në Hollandë pasi vendi fitoi pavarsinë. Një nga xhamitë e para në Hollandë është ndërtuar më 1981 nga emigrantë myslimanë të ardhur nga Surinami. Lutuni që myslimanët surinamas të preken nga Ungjilli.
Modifikimi i fundit ( e enjte , 30 tetor 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008