.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow Dita 28 - (28 Shtator): Ishujt Komoros
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 8 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 215
Lajme: 412
Linke: 35
Vizitorė: 640306
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
Dita 28 - (28 Shtator): Ishujt Komoros Printo E-mail
Të shpallësh Krishtin është e ndaluar në ishujt Komoros
  • Popullsia: 711,417 (vlerësuar në korrik 2007)
  • 98 % myslimanë, 0.5% katolikë, 1.5% të tjerë
Shumë vite më parë ishujt Komoros ishin të njohur për eksportin e tyre të esencave të parfumit, si dhe të vaniljes dhe karafilave. Por sot, Komoros është harruar krejt. Komorosi përbëhet nga tre ishuj kryesorë vullkanikë në bregdetin afrikan, 300 km ose 200 milje në lindje të Mozambikut. Ishujt Komoros kanë pësuar 19 orvatje për grusht shteti që nga fitimi i pavarësisë nga Franca më 1975. Një ishull i katërt, Majote ende ndodhet nën administrimin e francezëve.

Ishujt janë të varfër dhe të prapambetur, me një numër të madh të papunësh. Shumica e banorëve janë fermerë. Komorasit janë njerëz të dashur, mikpritës dhe me prirje të theksuara artistike. Shumë gra merren me punë me grep, kurse burrat me zdrukthëtari. Ata rrjedhin kryesisht nga ish-skllevër afrikanë dhe vetëm pak prej tyre kanë prejardhje arabe.

Trashëgimia Islamike: Komorasit krenohen me trashëgiminë e tyre islamike, që daton nga fillimi i viteve 1500 dhe islamizmi është feja kombëtare. Nëpër tërë territorin e ishujve gjenden afro 1400. Diskriminimi dhe ngacmimi social ndaj pasuesve të Krishtit mbizotëron kudo dhe ungjillëzimi është i paligjshëm. Shteti e lejon përdorimin e ndërtesave me kisha vetëm për shtetasit e huaj. Bibla është botuar në frëngjisht dhe arabisht dhe disa pjesë të saj janë botuar në gjuhën komorane, por për shkak të analfabetizmit të lartë (rreth 60 %) më të dobishme janë incizimet me zë të ungjijve. Kohët e fundit disa komoras kanë hyrë në mbretërinë e Perëndisë.

KËRKESA LUTJEJE
  • Lutuni që Ungjilli t'u disponohet të gjitha familjeve të ishujve Komoros (Zanafilla 12:13) Lutuni që muzika e krishterë, tregimet biblike dhe programe të tjera radiofonike të fitojnë audiencë dhe të prekin sa më shumë jetë njerëzish për t'i kthyer te Krishti.
  • Lutuni kundër frikës, magjive, mallkimeve dhe bashkëveprimit me xhindet ose frymërat e këqija. Komorasit janë të prangosur nga praktika të tilla dhe vetëm fuqia hyjnore e Krishtit mund t'i çlirojë ata (1 Pjet. 5:8, Mat.10:28-30).
Modifikimi i fundit ( e enjte , 30 tetor 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008