.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow Dita 27 - (27 Shtator): SAT 7, Njė kanal i ri televiziv pėr fėmijėt nė botėn arabe
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 14 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 215
Lajme: 412
Linke: 35
Vizitorė: 640185
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
Dita 27 - (27 Shtator): SAT 7, Njė kanal i ri televiziv pėr fėmijėt nė botėn arabe Printo E-mail
Një kanal i ri televiziv për fëmijët në botën arabe

Nga 100 milion fëmijë nën 15 vjeç jetojnë në botën arabe, së paku gjysma e tyre mund të ndjekin televizionin satelitor. Këta fëmijë dhe të rinj përfaqësojnë të ardhmen e rajonit. Fëmijët që jetojnë në mes të grindjeve e vështirësive dhe mungesës së shpresës u kthehen shpesh TV-ve sepse e shohin atë si një strehë të sigurt. Tashmë fëmijët arabë kanë mundësinë për të ndjekur programe të krishtera që transmetohen gjatë gjithë ditës. Në dhjetor 2007, rrjeti satelitor SAT-7 nisi një kanal televiziv satelitor për fëmijët, SAT-7 KIDS, që transmeton 24 orë në ditë.
Prej 12 vjetësh SAT-7 i ka inkurajuar dhe forcuar besimtarët, duke ua disponuar mesazhin e shpresës së Krishtit të gjithë shikuesve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Në këtë kanal për fëmijët, ata mund të shohin programe me mesazhin e dashurisë, faljes dhe kthyerit të faqes tjetër. Në të transmetohen filma vizatimorë, drama, tregime biblike, lojëra dhe shumë programe që tregojnë sesi të ecësh me Zotin. Që në fillim, programet e fëmijëve kanë qenë më të preferuarat.

Ja disa nga komentet e shikuesve:

“Falenderoj Zotin për programet tuaja që e përhapin Fjalën e perëndisë në botën arabe. Unë i ndjek rregullisht programet për fëmijë megjithëse jam 27 veç dhe jam një mësues i shkollës së të dielës!” (një i ri nga Siria).

“Unë jam 9 vjeç dhe kam një pyetje: Si mund t’i dua njerëzit e poshtër që sillen me mua?” (një vajzë nga Egjipti)

“Unë dua t’ju them se më pëlqen shumë programi juaj, sepse më ndihmon që të kuptoj dhe njoh më shumë Perëndinë.)një vajzë egjiptase që jeton në Arabinë Saudite).

Shihni faqen e internetit:http://www.sat7.org/

KËRKESA LUTJEJE
  • Lutuni që fëmijët në botën arabe, të bekohen duke ndjekur programet e SAT-7 për Fëmijë.
  • Lutuni për frymëzim dhe krijueshmëri për ata që përpiqen në mënyrë aktive që ta bëjnë këtë kanal televiziv sa më tërheqës dhe të dobishëm për pasuesit e Krishtit dhe myslimanët.
  • Lutuni për fonde të tjera në dobi të SAT-7.
Modifikimi i fundit ( e enjte , 30 tetor 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008