Hindko-folësit e Pakistanit: shumë fise e vetëm një gjuhë
Ka mundësi që pesë milion pakistanezë të veriut të jenë folës të gjuhës hindko, që ia kalon popullsisë norvegjeze dhe pak a shumë e njëjtë me atë të Turkmenistanit. Hindkot përbëhen nga disa grupe të ndryshme etnike, kryesisht patanë dhe mogilë dhe janë më shumë një grup gjuhësor sesa kombësi.
Mënyra e të jetuarit: Hindko-folësit jetojnë si fermerë apo tregtarë në kodrinat e Himalajës. Misri dhe gruri janë prodhimet më të rëndësishme. Këto drithëra bluhen në pluhur dhe përdoren për të bërë një bukë të rrafshët që shoqëron çdo vakt. Njerëzit jetojnë thjesht por shpesh mundohen që të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Vetëm rreth 25% hindko-folës mund të lexojnë në çdo gjuhë. Në krahasim me të afërmit pashto-folës, hindko-folësit njihen për frymën zemërbutë dhe paqedashëse. Ata madje priren të jenë më të hapur se të afërmit të tyre. Por, vetëm pak nga hindko-folësit janë pasues të Krishtit. Në të njëjtën kohë, pabarazitë ekonomike dhe të mos pasurit e të drejtave politike kanë bërë që shumë prej këtyre njerëzve të butë të kërkojnë ndryshime përmes fundamentalizmit islamik. Sistemi lokal i shkollës është përvetësuar nga fondametalistët që shpesh kanë marrë të rinj nga familje të varfra dhe i kanë trajnuar në organizata terroriste.
Në kërkim të përgjigjeve: Tërmeti shkatërrues i tetorit të 2003, shkaktoi vdekje në gati çdo familje hindko-folëse. Edhe sot, shumë veta po kërkojnë për mënyra të reja jetese, banim të përhershëm dhe përgjigje të pyetjeve të tyre të thella. Interesi për të lexuar Dhiatën e Re ka mbetur i lartë por Fjala e Perëndisë në gjuhën hindko nuk është ende e disponueshme në formë të shtypur dhe shumica nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mundësi për të dëgjuar Ungjillin.
KËRKESA LUTJEJE
- Lutuni që besimtarët hindko ta mposhtin frikën që kanë nga përndjekjet.
- Lutuni për besimtarë të tjerë që të jenë të gatshëm për t’u shërbyer hindko-folësve me mjete praktike.
- Lutuni që Perëndia të zbulohet përmes mënyrave të ndryshme, si ëndrra dhe vizione në mes të hindko-folësve.
- Lutuni që hindko-folësit të mund ta lexojnë Fjalën e Perëndisë në gjuhën e tyre përmes materialeve të shtypura, regjistrimeve në audio, programeve në radio dhe internet.
PAKISTANI I TRAZUAR
E gjithë bota është informuar mbi vuajtjet e Pakistanit. Tërmeti i Kashmirit, bombat e terroristëve dhe vrasja e Benzir Butos bënë që Pakistani të ndodhej në titujt kryesorë të lajmeve gjatë viteve të fundit. Ka mundësi që të ketë ngjarje të tjera para se kjo broshurë të botohej. Kujtoni që të luteni për këtë vend. |