.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow Dita 25 - (25 Shtator): Tanzania, Kohė ndryshimesh nė mes tė myslimanėve Rangi
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 8 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 215
Lajme: 412
Linke: 35
Vizitorė: 640305
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
Dita 25 - (25 Shtator): Tanzania, Kohė ndryshimesh nė mes tė myslimanėve Rangi Printo E-mail
Kohë ndryshimesh në mes të myslimanëve Rangi

Që nga fillimi i 1900, në qytetin e Kondoas dhe në zonat përreth, gjithnjë e më shumë ranxhi janë kthyer te islamizmi. Kur britanikët morën nën kontroll Tanzaninë më 1920, rajoni i Kondoas përbëhej në masën 90% nga myslimanë. Vetëm rangitët e Luginës së Haubit e refuzuan islamizmin. Pas disa debatesh midis udhëheqësve vendorë, më 1937, rangitët u kthyen në katolikë dhe ngritën një katedrale madhështore. Që atëherë, shifrat 90% myslimanë e rreth 10% katolikë nuk kanë ndryshuar shumë. Megjithëse ka pasur bashkësi ungjillore për disa dekada në atë zonë, ka pak besimtarë ungjillorë rangi.

Jeta në rradhët e Ranxhëve: Pjesa dërrmuese e popullsisë rangi jeton në fshatra dhe identiteti i tyre shpesh përfshihet në jetën e fshatit. Për një kohë të gjatë vetëm pak nga jo rangitët dëshironin të jetonin në Kondoa dhe 150 fshatrat rrethuese rangi. Për shkak se njihen për lidhjen e tyre me frymërat e këqija dhe magjitë, rangitët janë parë me dyshim dhe nuk janë pritur mrië. Edhe sot disa rangi dënohen për vrasje gjatë riteve të magjisë së zezë. Por në dhjetë vitet e fundit një numër i madh tanzanianësh kanë filluar të jetojnë në Kondoa dhe është shtuar ndjeshëm numri i veturave dhe televizorëve. Telefonat celularë janë me bollëk, biznesi është në lulëzim dhe po ngrihen spitale e shkolla.

Komunikimet: Një projekt përkthimi i Biblës në gjuhën rangi ka nisur më 1996 dhe po ecën mirë. Po ashtu është në proces një shërbesë për të ndihmuar familjet e varfra. Në shtator të 2006, disa besimtarë vendas hapën një shkollë të re në qytet. Shpresohet që të ketë një komunikim të mirë midis të gjitha grupeve, që paragjykimet e vjetra historike të kapërcehen dhe zhvillimi social dhe ai shpirtëror të mund të vazhdojë.

KËRKESA LUTJEJE
  • Lutuni që uniteti midis të krishterëve për të cilin u lut Krishti te Gjoni 17:20-26 të bëhet realitet në vend. Ndonjëherë myslimanët kanë konstatuar ndarjet midis të krishterëve.
  • Lutuni për kurajë, krijueshmëri dhe urtësi për të krishterët rangi, teksa u shpallin Mesian të afërmve të tyre myslimanë.
  • Lutuni për një zhvillim pozitiv ekonomik dhe që rangitët të mos e harrojnë Perëndinë, ndërsa kërkojnë kushte më të mira ekonomike.

Modifikimi i fundit ( e enjte , 30 tetor 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008