.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow Dita 24 - (24 Shtator): Somalia, Tė jesh somalez do tė thotė tė jesh mysliman
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 12 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 215
Lajme: 412
Linke: 35
Vizitorė: 640398
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
Dita 24 - (24 Shtator): Somalia, Tė jesh somalez do tė thotė tė jesh mysliman Printo E-mail

“Të jesh somalez do të thotë të jesh mysliman”

Ndër somalezët qarkullon një ide sipas së cilës të gjithë somalezët janë myslimanë dhe nëse ka ndonjë somalez që nuk e pranon këtë, ata janë paguar për këtë. Edhe somalezët që nuk janë të përkushtuar ndaj praktikave fetare shpallin se janë myslimanë. Megjithëse një numër i madh të rinjsh po trajnohen në teologjinë islamike, pengesa kryesore për t’i besuar Lajmit të Mirë ndër somalezët nuk është ajo teologjike, por më shumë ajo sociale, e lidhur me atë idenë se “të jesh somalez, do të thotë të jesh mysliman.” Shumë njerëz në shumicën e vendeve myslimane kanë qëndrime dhe ide të njëjta.
E vënë në pikëpyetje: Nga ana tjetër, të gjitha luftërat dhe vrasjet midis klaneve somaleze që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit kanë nxitur disa që ta vënë në pikëpyetje islamizmin. Disa pyesin: “Pse nuk na ka ruajtur islamizmi nga të vrarët e njëri-tjetrit?” Somalezë të tjerë që kanë jetuar në shoqëri të tilla myslimane si Arabia Saudite ose Shtetet e Golfit, kanë përjetuar një farë diskriminimi që i ka bërë më të hapur ndaj Ungjillit. Në të njëjtën kohë somalezët që kanë qenë praktikues formalë të islamizmit në Somali (ku ishin “të gjithë myslimanë”) shpesh e marrin më seriozisht identitetin dhe praktikat e tyre kur vijnë në perëndim. Ata e bëjnë këtë si mjet për t’u përballur me frikën nga humbja e identitetit dhe ndotjes nga aspektet e këqija të shoqërisë perëndimore.
 
 
KËRKESA LUTJEJE
  • Lutuni që somalezët të çlirohen në zemrat e mendjet e tyre nga frika e humbjes së identitetit nëse kërkojnë të vërtetën mbi faljen e Perëndisë dhe jetën me bollëk në Jezus Mesian.
  • Lutuni që somalezët që vijnë në besimin te Mesia të mos shihen si rebelë nga familjet e tyre. Le të kenë mundësi për të demonstruar se mund të jenë kulturalisht somalezë dhe ndjekës të Jezusit në të njëjtën kohë.

DËSHMI NGA SOMALIA

Libani shpenzoi disa vite jashtë Somalisë në vende të ndryshme. Më në fund, ai gjeti një pjesë të Inxhilit (Ungjillit), që e impresionoi shumë: një shkrim i mrekullueshëm me një mesazh të thellë. Pas dy a më shumë vitesh ai i besoi plotësisht mesazhit dhe ia besoi jetën Isa Al Masihit (Jezu Krishtit). Pas kësaj, ai provoi një gëzim e paqe të thellë mbi të ardhmen. Falja e perëndisë e mbushi me shpresë! Kushërinjtë e Libanit kishin dëgjuar se ai ishte bërë një gal (që në somalisnht do të thotë pagan). Shumë somalezë nuk e përfytyrojnë që të krishterët mund ta druajnë Perëndinë, sepse supozojnë se të krishterë jetojnë në një mënyrë të theksuar mishore (duke përfshirë edhe dehjen dhe imoralitetin). Kur u kthye për të parë familjen, Libani këmbënguli që të mos ta thërrisnin gal. Në pikëpamjen e tij, ai i ishte nënshtruar Perëndisë, të Plotfuqishmit. Megjithëse në fillim familja e priti mirë, më vonë e refuzuan. Kjo përvojë e dëshpëroi. Besimtarët somalezë janë të paktë në numër dhe përjetojnë vetmi, mohim dhe madje tallje, disa herë edhe nga më të dashurit e tyre. Vetëm inkurajimi dhe ngushëllimi nga Perëndia i ndihmon që t’i kapërcejnë.
Modifikimi i fundit ( e enjte , 30 tetor 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008