Popullsia e Somalisë: 9,119,000 (vlerësuar në korrik 2007)
Somalia ka vuajtur nga një luftë e ndërlikuar civile për më se 20 vjet. Tradicionalisht, burrat somalezë kanë qenë siguruesit e nevojave bazë të familjeve të tyre. Por kur shpërtheu lufta, me qindra mijëra vdiqën. Ca mijëra të tjerë u gjymtuan ose emigruan. Gjatë dekadës së kaluar, më shumë se një gjysmë milion njerëz u arratisën nga lufta e shumë prej tyre ishin burra. Kjo e ka shkatërruar strukturën e familjes dhe ka lënë jetimë shumë familje. Përfshirja në luftime, trauma dhe jeta në kampet e refugjatëve kanë rrënuar vitalitetin, vizionin deh shpresat e somalezëve.
Përpjekja për arratisje: Disa burra kanë gjetur një mënyrë për t’u arratisur nga realiteti i ashpër i jetës somaleze. Kat (Catha Edulis) është një shkurre me gjelbërim të përhershëm që rritet në malësitë e Etiopisë, Kenias dhe Jemenit. Përtypja e gjetheve të katit ka një efekt stimulues, narkotik dhe si shumë substanca narkotike duhet të konsumohet çdo ditë. Pjesa dërrmuese e burrave somalezë janë dhënë pas katit, ndaj dhe ka një ndikim të madh në jetën e tyre, në shoqërinë somaleze. Burrat e blejnë katin në treg dhe pasditeve dhe mbrëmjeve, kur ulen me miqtë për të pirë çaj përtypin edhe kat. Duke qenë se droga i mban të zgjuar, burrat kthehen vonë në shtëpi. Shumë fëmijë rriten duke e parë shumë pak babain, ndërsa përgjegjësia e detyrave shtëpiake si dhe ajo e rritjes dhe edukimit të fëmijëve e sigurimit të të ardhurave të familjes u mbetet grave. Përtypësit e katit vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore, por më shumë vuajnë familjet e tyre. Ndërsa familjet vuajnë nga uria, burrat i shpenzojnë të gjitha paratë për të blerë kat.
JETA NË SOMALI
Tradicionalisht 90 % e somalezëve ka jetuar një jetë pastorale shtegtuese (tani shifra ka arritur në 60 %). Grupe burrash udhëtonin përmes shkretëtirës me devetë dhe bagëtitë e tyre. Gjatë rrugës, ata duhet të duronin diellin e nxehtë, ecjen e gjatë dhe duhet të mbronin kafshët nga bishat e egra. Burrat somalezë janë më së shumti guximtarë. Të qenit luftëtar ka qenë tradicionalisht një nga idealet e tyre më të mëdha. Në këtë mjedis është zhvilluar kultura e tyre orale. Somalezët njihen si poetë dhe rrëfenjës tregimesh dhe për dëshirën për të debatuar. Këto aspekte kulturore vazhdojnë të çmohen jashtë mase edhe në qendrat urbane në rritje.
KËRKESA LUTJEJE
- Lutuni që zgjedha e katit të thyhet. Presioni social për të nxitur burrat që të përtypin kat është i madh dhe nevojitet forcë, urtësi dhe kurajo për ta kapërcyer këtë pasion kombëtar.
- Lutuni që gratë dhe fëmijët të dinë sesi të reagojnë me mungesën e burrave.
- Lutuni që shoqëria somaleze të përjetojë shërimin e familjeve nga Perëndia dhe të njohin atësinë e vërtetë dhe Atin qiellor.
Shumë të krishterë në mbarë botën do të luten për Somalinë në 2008 e 2009 si një veprimtari të organizuar lutjeje për të parë ndryshime në këtë komb të trazuar. Shikoni: http:// www.prayforsomalia.org/ |