.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow Dita 22 - (22 Shtator): India, Nagpuri
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 12 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 215
Lajme: 412
Linke: 35
Vizitorė: 640382
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
Dita 22 - (22 Shtator): India, Nagpuri Printo E-mail
Nagpuri, qendra e Indisë

Qyteti qendror indian, Nagpuri (që do të thotë “Qyteti i gjarpërinjve”) ka një popullsi prej më shumë se 3 milion njerëz. Ai shtrihet mbi rrugët e mjeteve të transportit në veri, jug e lindje-perëndim. Qyteti ndodhet në qendrën gjeografike të Indisë. Ndonëse shumica e banorëve janë hindu, ka dhe një pakicë të konsiderueshme myslimane prej afro 7.1 % (215,000). Ndjekësit formalë të Jezusit arrijnë deri në afro 5 %, megjithëse besimtarët praktikantë janë më të paktë në numër. Në rajonin jashtë qytetit të Nagpurit gjenden edhe më pak besimtarë në mes të numrit të madh të hinduve, myslimanëve, budistëve dhe të tjerëve. Partia politike që qeveris në rajon ka një agjendë të qartë për të ruajtur identitetin kombëtar të hinduve dhe për të refuzuar ndikimet “ e huaja dhe perëndimore” që ua vështirësojnë jetën ndjekësve vendas të Jezusit.

Ide të gabuara: Në rajon është përhapur ideja e gabuar se ndjekësit e Jezusit korruptojnë myslimanët e shtypur dhe hindutë që të pranojnë Krishtin, si pasojë e përfitimeve materiale ose avantazheve sociale. Prandaj veprimet e besimtarëve vendas të motivuara nga dashuria për Krishtin dhe të afërmin, shpesh keqkuptohen, duke paraqitur pengesa për Lajmin e Mirë dhe dishepullizimin. Shpesh, ata që vijnë te Krishti janë nën presion për t’u kthyer në islamizëm me anë të presioneve të ndryshme sociale, ekonomike, emocionale dhe madje fizike. Por edhe në këtë mjedis armiqësor, Jezusi i thërret myslimanët nga Nagpuri, që të vijnë te Ai.

Myslimanët zakonisht flasin gjuhët urdu dhe marathi, ndërsa hindutë e të tjerët flasin hindi e marathi. Mes viteve 2004-2006, janë botuar disa përkthime të reja që përdorin një farë terminologjie të “stilit mysliman”. Këto i kanë ndihmuar myslimanët të kuptojnë, pranojnë dhe t’i binden Fjalës së Perëndisë. Megjithatë biblat as nuk shpërndahen, e as nuk gjenden lehtë nga komuniteti mysliman. Edhe filmi i Jezusit ekziston, por ka probleme me shpërndarjen. Me aq sa jemi në dijeni, nuk ka grup besimtarësh që të ungjillëzojë rregullisht dhe sistematikisht myslimanët në këtë qytet.

KËRKESA LUTJEJE
  • Lutuni për besimtarët vendas që të marrin rolin e tyre si pjesëmarrës të planit të Perëndisë për të bekuar ë gjitha kombet, fiset e gjuhët (Zan.22:18 dhe Gal.3:16,29).
  • Lutuni për shpërndarjen efektive të këtyre përkthimeve të reja të Biblës.
  • Lutuni për besimtarët vendas që ndeshen me përndjekje të mirëfilltë, për shkak të paragjykimeve dhe keqkuptimeve.
  • Lutuni që besimtarët të trajnohen për ta shpallur Mesian me urtësi e dituri në komunitetin mysliman.
Modifikimi i fundit ( e enjte , 30 tetor 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008