.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Me Te Fundit... arrow Dita 21 - (21 Shtator): SH.B.A.
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 8 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Statistikat
Anėtarė: 215
Lajme: 412
Linke: 35
Vizitorė: 640537
Njoftohu me E-mail

Enter your email address:

Delivered by FeedBurner

YouCMSAndBlog Module Generator Wizard Plugin
Dita 21 - (21 Shtator): SH.B.A. Printo E-mail
Fordi, myslimanët dhe xhamitë në Diërborn të Miçiganit

Diërborni është vendlindja e Henri Fordit dhe qëndra botërore e Shoqërisë së Motorave Ford. Shumë vite më parë emigrantë myslimanë në SHBA rendën pas punëve të paguara relativisht mirë, të lidhura me industrinë e automobilave në vend.

Diërborn, Miçigan ka tashmë përqendrimin më të madh të myslimanëve arabë të Amerikës së Veriut. Në Diërbornin lindor jetojnë 32,000 myslimanë arabë nga Libani, Jemeni dhe Iraku, duke përbërë 1/3 e popullsisë. Në disa krahina është krejt e zakonshme të shohësh tabela dyqanesh dhe stenda afishimi të shkruara në arabisht.

Xhamitë: Xhamitë dhe qendrat islamike luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e myslimanëve amerikanë. Ato janë vende strehimi dhe prehjeje; vende ku një mysliman mund të përjetojë komunitetin islamik dhe të mësojë mbi islamizmin. Shumë myslimanë ndjehen më të sigurtë e më të qetë në qendra që janë disi të veçuara nga ndikime të jashtme. Diërborni është një nga të paktat vende në SHBA ku mund të dëgjohet thirrja publike për lutje në altoparlant. Qendra islamike amerikane në Diërborn, një xhami shiitësh e frekuentuar më së shumti nga myslimanë libanezë është xhamia më e madhe në SHBA. Në faqen tërheqëse të internetit të Qendrës mund të shihni shumë fotografi interesante: cofa.com

Të bërit të njohur Krishtin: Ka pasur shumë përpjekje për ta bërë Krishtin më të njohur ndaj myslimanëve në Diërborn. Por shumë besimtarë thonë se në përgjithësi, në Diërborn është më e vështirë që të flasësh me myslimanët atje mbi të besuarit te Jezusi, sesa në vende të tjera. Myslimanët e Miçiganit kanë një “mendësi fortese” që shfaqet në presionin që ushtrohet nga komuniteti për t’u konfirmuar ndaj idealeve myslimane.

KËRKESA LUTJEJE
  • Lutuni që myslimanët e Diërbornit do t’i përgjigjen mesazhit të Ungjillit që kanë dëgjuar (Veprat 28:26-28).
  • Lutuni që besimtarët arabisht-folës me prejardhje myslimane që jetojnë në rajon të kenë hirin e Perëndisë në zanat me banorë jemenitë, irakianë dhe libanezë për të filluar komunitete të reja besimtarësh.
  • Lutuni që besimtarët e rinj meshkuj në Mesinë, të shpallin haptazi besimin e tyre si në familjet e tyre ashtu edhe në komunitetet e mëdha myslimane dhe që ndikimi dhe autoriteti i tyre të hapin rrugën që edhe të tjerë të dëgjojnë dhe t’i binden Ungjillit.

Modifikimi i fundit ( e enjte , 30 tetor 2008 )
< Mbrapa   Pėrpara >
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008