Murshidabad, vendi i Nauabëve Shtrirë në dy anët e lumit Bagirati, kontribuesi kryesor i Gangesit, province e Murshidabadit ka qënë froni pushtetit mysliman të rajonit të Bengalit pas vitit 1704. Sundimi islamik duket akoma i fuqishëm kur sheh muzeumin e Hazar Duarit (pallati i 1000 Dyerve), Imambarën, Xhaminë Katra dhe një serë monumentesh të tjera. Ky vend ka qenë një herë i famshëm për dinastitë e Nauabit (guvernatorët myslimanë provincialë të Mogolit). Por, kohët e fundit është harruar.
Me historinë e pasur të artizanatit dhe prodhimeve të mbara bujqësore u sigurojnë punëtorëve të aftë një sërë zanatesh në mbarë Indinë. Industritë e Murshidabadit përfshijnë gdhendjen e fildishit, si dhe qëndisje me ar e argjend, thurje me mëndafsh dhe punime me grep. Fatkeqësisht rajoni njihet dhe për problemet e shumta të tij, duke përfshirë rastet e trafikimit njerëzor, shfrytëzimit të fëmijëve me punë të detyrueshme, varfëri të madhe dhe vrasje politike. Ai nuk është prekur fare nga ndikimi i huaj dhe zhvillimi që ka qenë i pranishëm në pjesë të tjera të Bengalit perëndimor. Provinca e Murshidabadit ka rreth gjashtë milion banorë, 90 % e të cilëve jetojnë në fshatra rurale. Megjithëse shumica e popullsisë së Bengalit perëndimor është hindu, Murshidabadi është 64 % mysliman nga 3.8 milionë njerëz. Numri i myslimanëve në Murshidabad është më i madh se ai i tërë popullsisë të kombeve të tilla si Shqipëria dhe Libani. Ka më pak se një pastor me kohë të plotë për çdo million myslimanë në këtë provincë. KËRKESA LUTJEJE
- Lutuni që Perëndia t'u zbulohet myslimanëve bengalezë, të rinj apo pleq në Murshidabad (Veprat 2:16-21).
- Lutuni që besimtarët me prejardhje myslimane të thirren, pajisen dhe motivohen për t'ua dëshmuar e mësuar Udhën e Krishtit besimtarëve të tjerë (Mat.28:20).
- Lavdia e Mesias le të zbulohet në vendin e dinastive të Nauabit.
PERËNDIA VEPRON NË MURSHIDABAD
Megjithëse ka vetëm pak besimtarë, dëshmia e tyre ka sjellë tashmë shumë myslimanë në besimin jetë-shndërrues. Shumë besimtarë po kalojnë përndjekje serioze në jetën e fshatit ku nuk fshihet asgjë. Gjatë një udhëtimi të fundit, një besimtar vizitoi një familje myslimane bengaleze që e kishte njohur përmes disa të njohurve të përbashkët. Kjo familje shprehu interesim ndaj Ungjillit dhe mori një vendim të përbashkët për të ndjekur Mesian. Ka shumë familje të tilla si kjo ndër myslimanët e Bengalit që banojnë në rajon, por shumë nuk kanë pasur mundësi që të dëgjojnë Ungjillin në gjuhën e tyre. |