.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Princi i Paqes dhe Ponc Pilati
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 11 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Princi i Paqes dhe Ponc Pilati Printo E-mail

Parathenie

Zoti Jezus Krisht perjetoi ndeshkim te formave nga me te ndryshmet, para se te kryqezohej mbi Kalvar. Ai ishte “Qengji i Perendise, qe heq mekatin e botes” (Gjoni 1:29). N.q.s. Zoti nuk do te kishte perjetuar nje ndeshkim te tille, duke derdhur gjakun e Tij mbi kryq, atehere ne do te ishim ende te humbur ne mekate dhe te ndodhur nen zemerimin e Perendise.

Prokurori

Dhe heret ne mengjes kreret e prifterinjve me pleqte, skribet dhe gjithe sinedrit benin keshill, e lidhen Jezusin e cuan jashte e ia dorezuan Pilatit” (Marku 15:1).

Ketu e shohim se si e trajtuan Judenjte te vetmin Mesia, qe do te kishin ndonjehere. E lidhen si kriminel dhe e cuan tek guvernatori romak, Pilati, per t’u gjykuar prej tij. Vepruan keshtu, ngaqe vete atyre iu mungonte autoriteti per ta denuar dike me vdekje. Nepermjet ketij akti, ata permbushen profecine e Jakobit: “Skeptri nuk do t’i hiqet Judes, as bastuni i komandimit nga kembet e tij, deri sa te vije Shilohu; dhe atij do t’i binden popujt” (Zanafilla 49:10). Mesia iu kishte ardhur Judenjve ne nje kohe, kur ata nuk e kishin me ne dore skeptrin e fuqise se kombit te vet.

Princi

Dhe Pilati e pyeti: “A je ti mbreti i Judenjve?”. Dhe ai, duke u pergjigjur, i tha: “Ti e thua!”. Dhe kreret e prifterinjve e akuzonin per shume gjera; por ai nuk pergjigjej aspak. Pilati e pyeti perseri, duke thene: “Nuk po pergjigjesh fare? Shih per sa gjera te akuzojne!”. Por Jezusi nuk u pergjigj me asgje, aq sa Pilati mbeti i cuditur” (Marku 15:2-5).

Perpara fronit te gjykatesit Pilat, akuzues te ndryshem i drejtuan Zotit akuzat e tyre. S’ka dyshim se keto akuza ishin te njejta me ato genjeshtrat dhe gjysem te vertetat e meparshme. I thane Pilatit: “Kete ne e gjetem qe permbyste kombin tone dhe ndalonte t’i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetequajtur nje mbret, Krishti” (Luka 23:2). Jezusi nuk iu ktheu pergjigje ketyre genjeshtrave, por perkundrazi, Ai “duroi nje kundershtim te tille nga ana e mekatareve kunder tij” (Hebrenjve 12:3). Adami i pare ishte fajtor, e megjithate, u perpoq per ta justifikuar veten. Por, Adami i dyte, megjithese ishte i pafajshem, nuk i doli ne mbrojtje fare Vetvetes. Isaia 53:7 thote: “I keqtrajtuar dhe i perulur, nuk e hapi gojen. Si nje qengj qe e cojne ne thertore, si nje dele e heshtur perpara atyre qe i qethin nuk e hapi gojen”. Kur Pilati e pyeti nese ishte mbret apo jo, Jezusi iu pergjigj: “Mbreteria ime nuk eshte e kesaj bote; po te ishte mbreteria ime e kesaj bote, sherbetoret e mi do te luftonin qe te mos u dorezohesha Judenjve; porse tani mbreteria ime nuk eshte prej ketej”. Atehere Pilati i tha: “Ti, pra, qenke mbret?”. Jezusi u pergjigj: “Ti thua se une jam mbret; per kete une kam lindur dhe per kete kam ardhur ne bote; qe te deshmoj per te verteten; kush eshte per te verteten, e degjon zerin tim” (Gjoni 18:36-37). Pilati atehere e pyeti: “C’eshte e verteta?” (Gjoni 18:38). Te verteten e kishte para syve, por vendosi ta hidhte poshte.

Jezusi eshte shembulli yne ne cdo situate. Prandaj, nuk duhet ta harrojme kete fakt, kur ballafaqohemi me momente te veshtira vuajtjeje e persekutimi: “Sepse cfare lavdie do te ishte po te duronit ne qofte se ju rrahin sepse keni bere faje? Ndersa, po te beni te mire dhe te duroni vuajtje, kjo eshte hir para Perendise. Sepse per kete ju u thirret, sepse edhe Krishti e vuajti per ne, duke ju lene nje shembull, qe te ecni pas gjurmes se tij. “Ai nuk beri asnje mekat dhe nuk u gjet asnje mashtrim ne goje te tij”. Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kercenonte, po dorezohej tek ai qe gjykon drejtesisht” (1 Pjetrit 2:20-23).

Gjendja e rrezikshme

Dhe ne cdo feste ishte zakon t’u leshohej atyre nje i burgosur, kedo qe ata do kerkonin. Por ishte ne burg nje njeri qe quhej Baraba, bashke me shoke te tjere rebele, te cilet kishin bere nje vrasje gjate nje kryengritjeje. Dhe turma, duke bertitur, filloi te kerkoje qe te bente ashtu sic kishte vepruar gjithnje per ta. Atehere Pilati iu pergjigj atyre duke thene: “A doni t’ju liroj mbretin e Judenjve?”. Sepse e dinte qe kreret e prifterinjve ia kishin dorezuar nga smira. Por kreret e prifterinjve e nxiten turmen qe te kerkoje qe t’u lironte atyre Barabane” (Marku 15:6-11).

Pilati ishte i bindur se Jezusi ishte i pafajshem, por, ashtu si edhe shume politikane te tjere, ai donte te perpiqej per t’i kenaqur gjithmone te gjithe njerezit pa perjashtim. Keshtu pra, Pilati u perpoq per te gjetur nje rrugedalje prej gjendjes se rrezikshme, ne te cilen e kishin futur Judenjte dhe, duke vepruar keshtu, ai shpresonte se do ta kishte ndergjegjen te paster. C’eshte me e keqja, e shoqja i dergoi nje pusulle, ne te cilen thuhej: “Mos u perziej aspak me ceshtjen e atij te drejti, sepse sot kam vuajtur shume ne enderr per shkak te tij” (Mateu 27:19). Me ne fund, Pilati iua mbajti anen drejtuesve fetare e gjakpires, duke e turperuar keshtu perjetesisht veten e tij.

Prifterinjte

Dhe Pilati e mori perseri fjalen dhe u tha atyre: “Cfare doni, pra, te bej me ate qe ju e quani mbret te Judenjve?”. Dhe ata bertiten perseri: “Kryqezoje!”. Dhe Pilati u tha atyre: “Po c’te keqe ka bere?”. Atehere ata bertiten edhe me fort: “Kryqezoje!” (Marku 15:12-14).

Kreret e prifterinjve nuk treguan as edhe nje pike keqardhjeje per ate qe bene. Atyre iu dha mundesia per te zgjedhur midis dy njerezve: Mesias Jezus dhe keqberesit Baraba. Zgjodhen kriminelin, ngaqe ai nuk do te mund t’i gjykonte dot per mekatin, qe kishin bere. Edhe pse nuk ishin kreret e prifterinjve ata, qe e kryqezuan Jezusin, prapeseprape, ata ishin pergjegjes per vdekjen e Tij.

Te burgosurit

Prandaj Pilati, duke dashur ta kenaqe turmen, ua leshoi Barabane. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorezoi atyre qe te kryqezohej” (Marku 15:15).

Ky varg na meson dicka rreth ungjillit te shpetimit. Fajtori lirohet, kurse i pafajshmi vdes ne vend te tij. Nje i burgosur ia ze vendin tjetrit. Kete pikerisht beri edhe Jezusi per secilin prej nesh: “Sepse edhe Krishti ka vuajtur nje here per mekatet, i drejti per te padrejtet, per te na cuar te Perendia. U vra ne mish, por u ngjall nga Fryma” (1 Pjetrit 3:18). Ai eshte Zevendesi yne, sepse vuajti per mekatet tona. Ai eshte Garancia jone, sepse gjaku i Tij u derdh per ne. Vete nga natyra, ne jemi fajtore si Barabaja, ndaj edhe e meritojme ndeshkimin. Por, ne Krishtin, jemi te falur prej Perendise: “Ishit ne ate kohe pa Krishtin, te huaj ne qyteterine e Izraelit dhe te huaj per beselidhjen e premtimit, pa pasur shprese dhe duke qene pa Perendi ne bote. Por tani, ne Krishtin Jezus, ju qe dikur ishit larg, u afruat me ane te gjakut te Krishtit” (Efesianeve 2:12-13)… “Per te treguar drejtesine e tij ne kohen e tanishme, me qellim qe ai te jete i drejte dhe shfajesues i atij qe ka besimin e Jezusit” (Romakeve 3:26).

Perfundim

Duhet ta lavderojme gjithmone Perendine per shpetimin e lavdishem, qe na ka dhene. Askush prej nesh nuk e meriton qofte edhe meshiren me te vogel te Tij, e megjithate, Krishti vdiq per ne: “Prandaj edhe mund te shpetoje plotesisht ata qe me ane te tij i afrohen Perendise, sepse gjithmone rron qe te ndermjetesoje per ta” (Hebrenjve 7:25).


Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008