.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow I Dashuri dhe i Reni ne Mekat
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 12 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
I Dashuri dhe i Reni ne Mekat Printo E-mail

Parathenie

Ka te ngjare qe Marku ta kete marre prej Pjetrit materialin per shkrimin e ketij studimi te ungjillit te tij. Kete e verteton edhe autori Papias (qe shkroi ne vitin 130 pas Krishtit). “Kisha qe eshte ne Babiloni, qe eshte zgjedhur bashke me ju, ju pershendet. Edhe Marku, biri im, ju pershendet” (1 Pjetrit 5:13). Pra, eshte shume e rendesishme qe Marku regjistron me shume hollesi faktin se si keshilltari dhe mesuesi i tij, Pjetri, e mohoi Zotin Jesuz Krisht. Kurre nuk eshte gje e kendshme ta shikosh renien ne mekat te nje pasuesi te Krishtit.

Mohimi i pare i Pjetrit

Ndersa Pjetri ishte poshte ne pallat, erdhi nje sherbetore e kryepriftit. Dhe kur pa Pjetrin qe po ngrohej, e veshtroi me kujdes dhe tha: “Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas”. Por ai e mohoi duke thene: “Nuk e njoh, nuk kuptoj cfare thua”. Pastaj doli jashte ne hajat dhe gjeli kendoi” (Marku 14:66-68).

Njehere e nje kohe, Pjetri, pasi e kishte deklaruar Krishtin si Mesia, e kishte degjuar Ate tek i thoshte keto fjale lavderuese: “I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse kete nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im qe eshte ne qiej” (Mateu 16:17). Por, tani, Pjetri deklaron se nuk eshte me pasues i Krishtit. Ky ishte nje mohim serioz. Po mohonte se kishte qene me Jezusin per tre vjet me rradhe, se Zoti ia kishte sheruar vjerren, se e kishte pare Ate (Zotin) te shperfytyruar ne mal, se kishte ecur mbi uje, kur Jezusi i kishte dhene urdher dhe se kishte pare te vdekurit te ringjalleshin, te semuret te sheroheshin, djajte te debuar dhe turmat te ushqyera mrekullisht prej Jezusit.

Po i permendim te gjitha keto gjera per te treguar thellesine, ne te cilen mund te zhytet nje pasues i Krishtit, qe dikur kishte qene besnik ndaj Tij. Kjo ngjarje duhet te na e mbushe mendjen rreth domosdoshmerise per te qendruar syhapur, per t’u lutur dhe per te ecur te perulur, persa kohe qe jemi mbi kete toke. “Prandaj ai qe mendon se qendron me kembe, le te shohe se mos bjere” (1 Korintasve 10:12). Madje edhe shenjtoret me te medhenj te permendur ne Bibel, kishin tendence per te rene ne mekat (p.sh. Noeu, Abrahami, apo Davidi). Askush nuk eshte aq i forte, sa t’i rezistoje mekatit, pa ndihmen e Krishtit: “Lum ai njeri qe ka frike vazhdimisht nga Zoti, por ai qe e forteson zemren e tij do te bjere ne fatkeqesi” (Fjalet e Urta 28:14).

Mohimi i metejshem i Pjetrit

Dhe sherbetorja, duke e pare perseri, filloi t’u flase te pranishmeve: “Ky eshte nje nga ata”. Por ai perseri e mohoi” (Marku 14:69-70a).

Ketu shohim perseri peshkatarin e fuqishem, trim e guximtar, qe frikesohet prej ca fjaleve te thjeshta te nje sherbetoreje. Pjetri nuk peson disfate prej shpatave dhe shkopinjve te ushtareve, por prej pyetjeve te nje sherbetoreje. eshte e vertete se mund te deklarojme me besnikeri te plote se “Une mund te bej gjithcka me ane te Krishtit qe me forcon” (Filipianeve 4:13), por, nese Zoti largohet prej nesh, atehere mbetemi te pafuqishem e te pashprese per te bere gje. Perkundrazi, behemi pre e kollajshme madje edhe per armikun me te dobet. Mos, valle, nuk e degjoi Pjetri zerin e gjelit, kur e mohoi Krishtin per here te pare? Ne momentin e shtrengates, Pjetri mendoi me shume per ta shpetuar veten e vet, jo Shpetimtarin e tij.

Mohimi fatal i Pjetrit

Dhe pak me vone te pranishmit i thane perseri Pjetrit: “Me te vertete ti je nje nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon”. Por ai nisi te mallkoje dhe te betohet: “Une nuk e njoh ate njeri per te cilin po flisni”. Dhe gjeli kendoi per te dyten here; atehere Pjetrit iu kujtua fjala qe Jezusi i kishte thene: “Perpara se gjeli te kendoje dy here, ti do te me mohosh tri here”. Dhe, duke e menduar kete, qau” (Marku 14:70b-72).

Ketu e shohim se te mohuarit e Krishtit e hidheroi tej mase Pjetrin. Me vetedashje, Pjetri perdor shprehjen “ate njeri”, per ta distancuar veten prej atyre, qe kishin lidhje me Jezusin.

Tani, me ne fund, ai e kuptoi se ishte fajtor, ngaqe kishte kryer mekatin me te madh. Sa i turperuar do te jete ndjere ne ate moment! Sa i humbur e me trurin te bere lemsh nga mendimet e shumta! Shpirti iu mbush me keqardhje te hidhur. Ishte i derrmuar nga mekati – kishte mekatuar tre here rresht, pa pushim! “Zemerperdali do te ngopet me rruget e tij” (Fjalet e Urta 14:14). Ne ungjillin e tij, Luka shkruan se, pikerisht para se gjeli te kendonte per here te dyte, “Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin” (Luka 22:61). Te njejtet sy do te shpojne mes permes ndergjegjes se cdokujt, qe do te qendroje perpara fronit te Tij te gjykimit: “Dhe syte e tij ishin si flake zjarri” (Zbulesa 19:12).

Keto vargje (qe flasin per mallkimin dhe betimin nga ana e Pjetrit) nuk do te thone se Pjetri blasfemoi, por se ai u betua se po tregonte te verteten, se ishte gati ta mallkonte veten, vetem e vetem qe t’i bindte ata, qe e rrethonin se po thoshte te verteten (p.sh. mund te kete thene: “me vrafte Zoti, nese genjej”). Edhe pse Pjetri u pendua plotesisht per ate qe kishte bere dhe u pranua perseri prej Zotit, eshte e qarte se, duke e pare nga menyra me te cilen ai ia diktoi ngjarjen Markut, te mohuarit qe i beri ai Krishtit, i kishte mbetur ne mendje gjate gjithe jetes.

Perfundim

Mekati gjithmone te con ne hidherim. E megjithate, Zoti ka siguruar menyren, me ane te se ciles sherbetoret e Tij te mund t’i shmangen te ecurit shkel e shko dhe te renit ne tundim: “E kam ruajtur fjalen tende ne zemren time, qe te mos mekatoj kunder teje” (Psalmi 119:11). Nese edhe ne, ashtu si Pjetri, ia kthejme kurrizin Perendise, atehere Ai do te na i beje te ditur pasojat e mekatit tone.

Pjetri e ngrohu veten prane zjarrit te armikut dhe e mohoi Zotin e tij. Djalli gjithmone e ka zjarrin gati per ata shenjtore, qe jane gati per te rene ne mekat. Moscarja e kokes eshte shpeshhere preludi i te renit ne mekat. Rehatia vjen perpara rrezimit. Pas ca ditesh, Pjetri u ngroh prane nje zjarri tjeter, qymyret e te cilit i kishte ndezur vete Mjeshtri buze detit. Atje, atij iu be pyetja: “A me do?” dhe iu dha urdheri: “Ushqe delet e mia”. Nese je rrezuar prane zjarrit te Satanait, ndoshta do te shpetohesh tek zjarri i Shpetimtarit” (marre nga libri “Dite per Dite”, shkruar nga Vans Havner).

Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008