.: albKristian.com
Kryefaqja arrow Materiale arrow Mesime biblike arrow Agonia e Shpetimtarit dhe Indiferenca e Sherbetoreve te Tij
Kryefaqja
Aktualitet
Materiale
Apologjia
Bibla Shqip
Pyetje-Pergjigje
Faqe te Krishtera
Fjalori
Kerko
Me Te Fundit...
Info-Kulture
Faqja e Vjeter
Te pranishem...
Ne kemi 45 vizitore nė linjė
No Members Online.
Logohuni
Agonia e Shpetimtarit dhe Indiferenca e Sherbetoreve te Tij Printo E-mail

Parathenie

Ka patur shume komentatore te famshem te Bibles, te cilet, edhe pse e kane shpjeguar me hollesi ate qe ndodhi ne Kopshtin e Gjetsemanise, prapeseprape e kane pranuar se keto ngjarje jane shume te thella e nuk mund te shpjegohen plotesisht. Ne kete studim, do te perqendrohemi vetem tek te vertetat themelore te pasazhit ne vazhdim.

Trishtimi

Pastaj ata arriten ne nje vend qe quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve te vet: “Uluni ketu, deri sa une te jem lutur”. Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zere frika dhe ankthi” (Marku 14:32-33).

Ketu e shohim se si Zoti Jezus Krisht ishte shpirterisht i trishtuar, ngaqe do te mbante mbi supet e Tij peshen e mekatit te te gjithe botes. Nuk e harrojme Gjon Pagezorin, qe, duke folur per Jezusin, tha: “Ja, Qengji i Perendise, qe heq mekatin e botes!” (Gjoni 1:29). Pa dyshim, Ai nuk kishte frike prej vuajtjes apo dhembjes fizike. E dinte se i Ati do ta braktiste, ne momentin kur mekati i njerezimit t’i vihej mbi supe. Ndeshkimi me i madh per mekatin eshte ndarja prej Perendise: “Por paudhesite tuaja kane shkaktuar nje ndarje midis jush dhe Perendise tuaj, dhe mekatet tuaja kane bere te fshihet fytyra e tij prej jush, qe te mos ju degjoje me” (Isaia 59:2). Pa dyshim, pra, ashtu sic na tregon edhe Luka, Jezusi, “duke qene ne agoni, lutej edhe me fort; dhe djersa e tij po i behej si gjak i mpiksur qe bie per toke” (Luka 22:44).

Nuk ka fjale, qe te mund ta pershkruajne plotesisht ate qe ndjeu Zoti, kur mekatet dhe paudhesite e njerezimit iu vune mbi supe. Bibla na thote se Ai “u be mallkim per ne” (Galatasve 3:13) dhe se Ai “mbante semundjet tona dhe kishte marre persiper dhembjet tona” (Isaia 53:4) dhe se Ati Perendi “beri te jete mekat per ne Ai qe nuk njihte mekat” (2 Korintasve 5:21). Natyra e Tij e shenjte ndjeu tere forcen e barres se neveritshme, qe i ishte vendosur mbi supe: “Dhe Zoti beri qe te bjere mbi Te paudhesia e ne te gjitheve” (Isaia 53:6).

Nganjehere, ne te krishteret e jetojme jeten ne menyre te shkujdesur. Kjo verteton se nuk e kuptojme plotesisht as neverine e mekatit, as cmimin qe pagoi Shpetimtari per te na shpenguar prej pasojave te mekatit. Po qe se nuk e marrim mekatin seriozisht, atehere kurre nuk kemi per ta kuptuar sakrificen e Shpetimarit. Po qe se, ashtu si budallenjte, edhe ne qeshim “me mekatin” (Fjalet e Urta), atehere do te perfundojme duke u tallur edhe me arsyen e sakrifices mbi kryq.

Lutja  

Dhe u tha atyre: “Shpirti im eshte thellesisht i trishtuar, deri ne vdekje; qendroni ketu dhe rrini zgjuar”. Dhe, si shkoi pak perpara, ra permbys pertoke dhe lutej qe, po te ishte e mundur, te largohej prej tij ajo ore” (Marku 14:34-35).

Jezusi u lut ne momente vuajtjeje dhe mundimi. Tek lutja Ai gjeti ilacin kunder pikellimit dhe trishtimit te shpirtit. Edhe pse “kupa” e vuajtjes nuk iu largua, prapeseprape Atij iu dha force prej Qiellit per ta perballuar vuajtjen: “Atehere iu shfaq nje engjell nga qielli per t’i dhene force” (Luka 22:43).

Edhe ne kemi c’te mesojme prej ketyre vargjeve. Kujt i drejtohemi, kur ndeshemi me veshtiresi e probleme? A mund te themi me Davidin: “Kur te kem frike, do te mbeshtetem te Ti” (Psalmi 56:3)? Mund te mos na lehtesohet menjehere vuajtja, por kjo gje nuk duhet te na pengoje per te ardhur tek Perendia e per t’ia zbrazur zemren Atij: “A vuan ndonje nga ju? Le te lutet” (Jakobi 5:13).

Nenshtrimi

Dhe tha: “Abba, Ate, cdo gje per ty eshte e mundur; largoje prej meje kete kupe! Por jo ate qe dua une, por ate qe do ti!” (Marku 14:36).  

Perendia mund te beje gjithcka. Por Ai kurre nuk e shkel vullnetin e Tij. Edhe vete Birit te Perendise iu desh t’i perulej vullnetit te Atit te Tij. Ketu e shohim se sa i perkryer eshte Shpetimtari yne: “Edhe pse ishte Bir, mesoi te jete i bindur nga ato qe pesoi, dhe, si u be i perkryer, u be vepronjesi i shpetimit te amshuar per te gjithe ata qe qe i binden” (Hebrenjve 5:8-9). Menyra se si u soll Zoti ne Kopshtin e Gjethsemanise eshte nje shembull i persosur besnikerie dhe peruljeje. Po ne, a jemi gati per te vuajtur per hir te Krishtit, apo per ta braktisur Ate? Ata qe kane mendjen e Krishtit (shiko Filipianeve 2:5), do ta durojne gjithcka qe iu lejon vullneti sovran i Perendise.

Ata qe fjeten

Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: “Simon, po fle? S’ke qene i zoti te rrish zgjuar nje ore te vetme? Rrini zgjuar dhe lutuni qe te mos hyni ne tundim; sigurisht fryma eshte e gatshme, por mishi eshte i dobet”. U largua perseri dhe u lut duke thene te njejtat fjale. Kur u kthye, i gjeti perseri ne gjume dishepujt, sepse syte e tyre ishin renduar dhe ata nuk dinin cfare t’i pergjigjeshin. Se fundi, kthehet per te treten here dhe u thote atyre: “Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorezohet ne duart e mekatareve. Cohuni, te shkojme; ja, ai qe po me tradhton eshte afer!” (Marku 14:37-42).

Pjetri, Jakobi dhe Gjoni fjeten, pikerisht atehere kur duhej te rrinin zgjuar e te luteshin. Shume besimtare sot veprojne njelloj si keta dishepuj. Para se ta mohojne Zotin, ata tregohen indiferente e te shkujdesur si ndaj vuajtjeve te Tij, ashtu edhe ndaj vete shpirtit te tyre. Djalli ka qejf t’i shohe shenjtoret tek flene ne kishe, apo gjate kohes se lutjes.

Duhet te mos e harrojme se armiku yne me i madh nuk eshte djalli, por eshte vete mishi yne: “Sepse mishi ka deshira kunder Frymes, dhe Fryma ka deshira kunder mishit; dhe keto jane te kunderta me njera-tjetren, qe ju te mos beni ato qe deshironi” (Galatasve 5:17). Nuk duhet te harrojme qe te rrime zgjuar e te lutemi, sepse nuk i dime mire dobesite tona. Ata qe rrine zgjuar e luten, nuk bien ne mekat ne momentin e tundimit apo te vuajtjes.

Perfundim

A jemi gati ta durojme gjithcka per hir te Krishtit? “Ti, pra, duro pjesen tende te vuajtjeve, si nje ushtar i mire i Jezu Krishtit” (2 Timoteut 2:3). A jemi gati qe te rrime zgjuar e te lutemi, e jo qe te jetojme jete te shkujdesura? Vetem atehere mund te fillojme ta ndjekim shembullin e Jezusit: “Sepse per kete ju u thirret, sepse edhe Krishti e vuajti per ne, duke ju lene nje shembull, qe te ecni pas gjurmes se Tij” (1 Pjetrit 2:21).



Autori: Pastor Garry Hall
Perktheu: Magdalena Gjoni
Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje.

< Mbrapa   Pėrpara >
Lexime te tjera me interes...
Menuja Shtese
30-Ditėt (2008)
Konkursi i Poezisė
Abonohu - BULETINI
Perkushtim-Spurgeon
Forumi
Galeria
Na Kontaktoni
Lutuni per...
E-mail
Admin
Konkursi i Poezise se Krishtere
albKristian.com organizon “Konkursin e Poezisë së Krishterë”
Spurgeon

albKristian.com - Portali Krishtere Shqiptar. Copyright (c) 2002 - 2008