Parathenie Marku na ben, me pak vargje, nje pershkrim te parimit te Darkes se Zotit. Per shekuj me rradhe, fjalet e ndodhura ne kete Ungjill lidhur me kete ceshtje, si edhe ato te ndodhura ne Ungjijte e tjere, jane abuzuar, keqperdoruar dhe keqkuptuar prej degeve te ndryshme te krishterimit. Darkes se Zotit i ka humbur rendesia e vertete e saj, ngaqe mesues te rreme, me shtesat supersticioze te tyre, e kane korruptuar kete parim biblik. Besimtari duhet t’i lere menjane te gjitha ato c’thone deget e ndryshme te krishterimit lidhur me kete ceshtje dhe ta studioje ate qe thote vete Bibla.
Te shqyrtuarit “Kur u be darke, ai erdhi me te dymbedhjetet. Dhe kur po rrinin ne tryeze dhe po hanin, Jezusi tha: “Ju them ne te vertete se njeri prej jush, qe po ha me mua, do te me tradhtoje”. Atehere ata filluan te trishtohen dhe t’i thoshin njeri pas tjetrit: “Mos jam une?”. Dhe nje tjeter tha: “Mos jam une?”. Dhe ai, duke u pergjigjur, u tha atyre: “Éshte nje nga te dymbedhjetet qe po ngjyen me mua ne canak. Po, Biri i njeriut po shkon ashtu sic eshte shkruar per te; por mjere ai njeri me ane te cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do te ishte me mire per te, qe ai njeri te mos kishte lindur kurre!” (Marku 14:17-21). Zoti Jezus Krisht i vuri ne prove dishepujt e vet, duke i pyetur nese e meritonin te merrnin pjese ne Darken e Zotit. Edhe besimtaret e sotshem, para se te hane nga buka e te pine nga kupa, duhet ta shqyrtojne vetveten, ashtu sic bene edhe dishepujt: “Por secili te shqyrtoje vetveten dhe keshtu te haje nga buka e te pije nga kupa, sepse ai qe ha dhe pi padenjesisht, ha dhe pi nje denim per veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit. Per kete arsye ka ne mes jush shume te dobet e te semure, dhe shume vdesin” (1 Korintasve 11:28-30). Ata qe marrin pjese ne Darken e Zotit ne nje menyre te shkujdesur e te parespektueshme, jane fajtore, sepse, duke vepruar keshtu, ata e mohojne Krishtin dhe bien menjehere nen gjykimin dhe zemerimin e Perendise: “Prandaj ai qe ha nga kjo buke ose pi nga kjo kupe e Zotit padenjesisht, do te jete fajtor i trupit dhe i gjakut te Zotit” (1 Korintasve 11:27). Perfitimi shpirteror i Darkes se Zotit varet plotesisht nga menyra me te cilen merret kjo Darke. Buka dhe vera nuk kane aspak fuqi per t’i bere mire shpirtit, po qe se nuk vijme denjesisht dhe me besim perpara Krishtit. Te qenit i padenje per te marre pjese ne Darken e Zotit nuk duhet te behet shkak per ta neglizhuar vete Darken. Po qe se e shqyrtojme veten dhe, me pas, e rrefejme mekatin, atehere nuk ka asgje qe te na pengoje prej ngrenies se bukes dhe pirjes se kupes. Perendia thjesht i urdheron besimtaret, qe te mos vijne tek tryeza e Tij ne menyre fetare, ose pa e vrare mendjen fare per ate qe po bejne. Nese nuk jemi gati per te marre pjese ne Darken e Zotit, atehere nuk jemi gati as te vdesim! Shembulli “Dhe, ndersa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thene: “Merrni, hani; ky eshte trupi im”. Pastaj mori kupen, e falenderoi, ua dha atyre dhe te gjithe pine prej saj” (Marku 14:22-23). Buka perdoret per te na sjelle ndermend se Krishti u “tejshpua per shkak te shkeljeve tona” (Isaia 53:5) dhe se gjaku i Tij “na pastron nga cdo mekat” (1 Gjonit 1:7). Ketu shohim jo vetem shlyerjen prej mekatit, por edhe pajtimin e mekatarit me Perendine, sepse Krishti u sakrifikua ne vendin tone dhe u be garanci per ne. Kur besimtari merr pjese ne Darken e Zotit, ai e pranon ligesine e mekatit te tij, si edhe faktin se vetem vdekja sakrifikuese e Krishtit dhe gjaku i Tij faj-shlyes mund ta clirojne ate prej gjykimit dhe ndeshkimit. Besimtari, ne fillim, para se ta kuptoje cmimin e larte qe pagoi Krishti per shpengimin e tij, duhet ta kuptoje se ai vete eshte i pashprese e i paafte. Buka dhe kupa jane thjesht per t’i kujtuar besimtarit borxhin e madh, qe nuk mundej ta paguante dot vete, por se Zoti e mbarti mekatin tone mbi supet e Tij, ne menyre qe te beheshim femije te Perendise: “Sepse ai beri te jete mekat per ne ai qe nuk njihte mekat, qe ne te behemi drejtesia e Perendise ne te” (2 Korintasve 5:21)... “Ai vet i barti mekatet tona ne trupin e tij mbi drurin e kryqit qe ne, te vdekur per mekate, te rrojme per drejtesi; dhe me vurratat e tij ju u sheruat” (1 Pjetrit 2:24). Mbi te gjitha, mendime te tilla duhet te prodhojne mirenjohje ne zemrat tona per cmimin, qe pagoi Shpetimtari per ne. Ne Darken e Zotit, ne sjellim ndermend pikerisht keto fakte: “Ky eshte trupi im, qe eshte dhene per ju; beni kete ne perkujtimin tim” (Luka 22:19). Shpresa “Atehere u tha: “Ky eshte gjaku im, gjaku i beselidhjes se re, qe derdhet per shume veta. Ne te vertete une po ju them se nuk do te pi me prej frytit te hardhise deri ne ate dite kur do ta pi te ri ne mbreterine e Perendise” (Marku 14:24-25). Vetem te gjallet hane e pine. Prandaj vetem te krishteret duhet te marrin pjese ne Darken e Zotit. Ashtu sic nje njeri i gjalle ha e pi per te marre force e per t’u freskuar, ashtu edhe besimtari e sheh se besimi i rritet dhe shpirti i freskohet ne Darken e Zotit. Ne faqet e Bibles nuk permendet asnjehere se buka dhe pija shnderrohen ne trupin dhe gjakun e Krishtit, ashtu si me magji. Katoliket, qe s’kane besim te vertete, kenaqen, duke besuar ne fantazi te tilla. Ngaqe s’ka besim tek Krishti, katoliku kujton se mund te beje si t’i doje qejfi gjate gjithe javes, mjafton qe te shkoje e te marre pjese ne meshe te dielen. Ata qe e bazojne besimin e tyre ne bestytni, genjejne vetveten. Ngrenia e bukes dhe pirja e kupes nuk mund ta shpetojne dot shpirtin, apo te na justifikojne perpara Perendise. Ata qe nuk jane te shpetuar e qe marrin pjese ne Darken e Zotit pa u penduar per mekatet e tyre, do ta gjejne veten ne nje gjendje me te keqe shpirterore sesa me pare. Por, ata qe e pranojne Krishtin me ane te besimit, do ta shohin se iu eshte forcuar besimi, kur kane marre pjese ne Darken e Zotit: “Sepse ky eshte gjaku im, gjaku i beselidhjes se re, i cili eshte derdhur per shume per faljen e mekateve” (Mateu 26:28). Nuk mund t’i shohim dot duart dhe kembet e Krishtit, te shpuara me gozhde, por te perkujtuarit e Darkes se Zotit na sjell ndermend cmimin qe pagoi Ai per ne. Ata qe i binden dhe e ndjekin me besnikeri Krishtin, e presin me padurim diten, kur do ta festojne Darken e Zotit ne Qiell: “Lum ata qe jane ftuar ne gostine e dasmes se Qengjit” (Zbulesa 19:9). Perfundim Te shumte jane ata, qe ia kane kthyer kurrizin Darkes se Zotit. Duke vepruar keshtu, ata kryejne nje mekat shume me te madh, sesa mekati qe kujtojne se i pengon se marri pjese ne Darken e Zotit. Asnje besimtar nuk duhet ta neglizhoje ate qe ka themeluar Zoti si parim per kishen, derisa Ai te kthehet: “Sepse sa here te hani nga kjo buke ose te pini nga kjo kupe, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai te vije” (1 Korintasve 11:26). Po qe se nuk po hame e nuk po pime me Te ne Darken e Tij ketu ne toke, si, valle, shpresojme se do te hame e do te pime me Te ne Darken e Tij ne Qiell? Autori: Pastor Garry Hall Perktheu: Magdalena Gjoni Marre dhe perdorur me leje te Autorit. Nuk lejohet publikimi pa kete leje. |